Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha: Do ti japim ēdo komune tė Korēės, ēdo komune tė Shqipėrisė , ēdo fshati shqiptar infrastrukturėn e njė lagjeje tė qytetit
 

Në vijim të turit “Shqipëria  po ndryshon”, Kryeministri Berisha ishte në komunën e Voskopit, në Korçë,  për të përuruar fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

“Sot të gjithë së bashku ndajmë gëzimin e inaugurimit të fillimit të punimeve të një rruge evropiane të Voskopojes një nga qendrat më të bukura turistike të vendit. Sot, ne nisim punimet me një investim rreth 600 milion lekë, me të gjitha parametrat e një rruge evropiane, e cila do ta bëjë Voskopojën qendrën më tërheqëse të Shqipërisë juglindore. Voskopoja ka emër të madh në histori. Ajo është e shkruar me germa të arta në analet e historisë të këtij kombi. Voskopoja meriton dhe duhet të ketë sa më parë infrastrukturë evropiane, që turistët nga e gjithë Evropa të vijnë dhe ta vizitojnë , të shohin, këtë vend i cili gërsheton, si trashëgiminë mahnitëse, kulturore dhe fetare, ashtu edhe zhvillimin e sotëm.

Vëllezër dhe motra!

Në komunën e Voskopit gjatë 8 viteve socialistët kanë investuar rreth 5 milion lekë. Qeveria ime pa llogaritur investimin e sotëm që është 600 milion lekë ka investuar  rreth 150 milion lekë të tjera. Ka rikonstruktuar  rrugën Voskop-Polenë,  ka asfaltuar  rrugët e fshatit Voskop, ka sistemuar dhe asfaltuar rugën Voskovë-Vincan. Asfaltimin e rrugës Lapidar-Goskovë e poshtme. Është realizuar  ndërtim ure në fshatin Voskop-Dernik, riparim dhe rindërtim i pritës i përroi të Lavdarit. Sistem dhe asfaltim i rrugës Polenë- Dernik, sistemim asfaltim i rrugëve të brendëshme të  fshatit Polenë, asfaltim i rrugës Porobinë-Vincan, rikonstruksion i ujësjellësit dhe rrjetit të fshatit Voskop, rikonstruksioni  i shkollës së mesme të fashtit Voskop, rikonstruksion i shkollës 9 vjecare në Vincan, kompjuterizmi i shkollave të kësaj zone, ndërtimi  qendrës shëndetësore të fshatit Polenë. Ndërtim i qendrës shëndesore në fshatin Goskovë lart, ndërtimi qendrës  shëndetësore në fshatin  Damianec. Rikonstruksioni i zyrave të komunës, etj. Këto janë disa nga projektet që ne kemi zbatuar në 4 vjet,  por këtu janë kryetarët e komunave tuaja, këtu janë kryetarët dhe këshilltarët e komunave tuaja. Unë zotohem para jush se do të financoj cdo projekt të tyre në mënyrë që ne ti japim Voskopit, ti japim çdo komune të Korçës, çdo komune të Shqipërisë , çdo fshati shqiptar infrastrukturën e një lagjeje  të qytetit.

Vëllezër dhe motra

Ne bazohemi në një parim. Për ne Shqipëria kurrë nuk do të jetë një vend i zhvilluar, në qoftë se Voskopi, Podgoria, Dhëmblaku, Mokra, Qukësi  dhe mbarë komunat e vendit nuk janë të zhvilluara. Ne nuk kemi territor për të braktisur. Zoti e ka bërë të bukur këtë vend, i ka dhënë pasuri të mëdha. Ne do të bëjmë çdo gjë që këto pasuri që flenë , të shndërrohen në vlera për ju, vlera për fëmijët tuaj , vlera për brezat që vijnë. Qeveria ime këto 4 vite, por edhe katër vitet e ardhshme , dhe në 4 vitet e tjera përtej këtyre, sa të qëndrojë në pushtet në programin dhe agjendën e saj do të ketë vetëm interesat tuaja fisnike .

Ne e kemi të thjeshtë filozofinë. Juve ju interesojnë rrugë të mira që të ecni me shpejtësi, të kurseni kohë dhe ne po i ndërtojmë ato. Juve ju interesojnë  ujësjellësa dhe kanalizime. Ne ju japim fjalën se në katër vitet që vijnë, çdo shtëpi e fshatit shqiptar do të ketë ujin brenda dhe ky është zotimi ynë . Juve ju interesojnë që fëmijët tuaj, atje ku shkollohen, të shkollohen në shkolla të njëjta me ato të qytetit. Ne ju japim fjalën se çdo shkollë e juaja do të jetë me parametra të njëjta me ato të qytetit, se do të kenë kompjuter, i  kanë ato që sot, por brenda këtij muaji do të kenë edhe internetin në cdo shkollë, do të kenë laboratorët më moderne  të kimisë, fizikës dhe mësues të mirëpaguar. Juve ju intereson që mundi dhe djersa që derdhët si lumë në dekada, në sistemin paranojak diktatorial, në ferma dhe kooperativa, të njihet sot. Ne je mi ata që premtuam se dio të dyfishonim pensionet për ju, Ne sot zotohemi se gjatë mandatit të dytë do të barazojmë pensionet me të qytetit. Ju nuk keni vuajtur më pak se të tjerët. Juve ju intereson që turistët të derdhen drejt Korçës  dhe Voskopojës. Në vitin 2004 trokitën në dyer t Shqipërisë 300 mijë turistë, ndërsa në vitin 2008 trokitën në dyert tona,2 milion e 700 mijë vizitorë. Kjo është e vërteta. Juve ju intereson qe prodhimet tuaj të shiten në tregje. Unë ju jap fjalën se ne i kemi mbrojtur dhe do ti mbrojmë me vendosmëri ato, por kërkoj mençurinë tuaj,  Të ndiqni çmimet e bursës, sepse Ne jemi një vendi i hapur , megjithatë ne do tu mbrojmë. Por  jo të merrni cmimet në dogana, pasi kjo ju dëmton. Ne i vendosim ato çmime, në mënyrë që ju të kapni tregun e brendshëm. Një ditë  po shihja me dhimbje ne televizion  një fermer mirasi, i cili kishte hedhur qepët e kalbura. Më erdhi shumë keq,ndjeva dhimbje për të,  por në të njëjtin emision, një tjetër tha se kishte shkuar t’ia blinte fermerit me 350 lekë por ai nuk ia kishte dhënë, sepse ne kishim caktuar një çmim në doganë, thjesht  për të mbrojtur  prodhimin vendas , dhe ky çmim ishte mbi 350 lekë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me grurin. Vitin e kaluar kishte një çmim 460 dollarë , i cili zbriti në  140 dollarë. Sërish ne, për të mbrojtur  prodhimin tuaj, këtë çmim tek trau i doganës e vumë 400, por kjo nuk do të thotë se duhet ta shisnim këtu me 400, por duhet ta shisnim me çmim me të arsyeshëm . Por dhe këtë do ta zgjidhim sepse do ta bashkëpunojmë ngushtë me çmimet e bursës. Drejtoritë e bujqësisë do tu informojnë ju rregullisht. Ju do të punoni , ne do të mbrojmë prodhimet tuja, ne do të shumëfishojmë prodhimet tuaja.  Qeveria ime vendosi të financojë të gjitha projektet  e vlefshme të fermerëve shqiptarë. Unë jua jap fjalën se ato fonde që nevojiten ne do ti financojmë. Ne tre  vjet pothuajse kemi dyfishuar prodhimin frutave. Ne vitet që vijnë do tre apo katërfishojmë. Në tre vjet kemi dyfishuar prodhimin zarzavateve. Në vitet që vijnë do ta tre apo karfishojmë. Ka një rënie të madhe të importeve bujqësore dhe ka një rritje të madhe të eksporteve bujqësore. Ne jemi përpjekur, por merita më e madhe për këtë është e juaja. Çfarëdo që bëjmë ne, qëndisjen e bëni ju, me dashurinë tuaj për tokën, me mjeshtërinë dhe eksperiencën e madhe që keni në punimin e saj.  Por ne qëndrojmë prapa interesave tuaja, në mënyrë             që ju çdo ditë e më shumë të prosperoni.

Këto katër vite besoj se të gjithë jemi dakord e kemi ndryshuar Shqipërinë dhe po vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi ndryshuar atë sepse pasi shembëm murin e krimit të dhe të korrupsionit, ia përmirësuam asaj imazhin dhe bëmë që të pranohet në NATO. E kemi ndryshuar Shqipërinë sepse me reforma të thella së bashku, me punë e mund dhe me djersë bëmë që 27 vende të BE në një kohë rekord të votojnë dhe firmosin MSA-në me Shqipërinë, bëmë që 27 vende të BE në kohë rekord, të pranojnë kërkesën tonë për anëtarësim të plotë në BE. Unë ju jap fjalën e nderit, se vitin e parë,  të mandatit të dytë, do të lëvizni pa viza në tërë Evropën si qytetarë të mirë të saj. Ne kemi ndryshuar dhe po e ndryshojmë Shqipërinë sepse katër vitet më parë, kemi premtuar se fëmijët do ti vendosim të parët dhe këto katër vite ne kemi rindërtuar apo ndërtuar nga e para 1012 shkolla nga 2000 që janë gjithsej në Shqipëri, kemi dyfishuar buxhetin për fëmijët tanë ,kemi dyfishuar pagat për mësuesit e tyre, kemi shtrirë internetin në të gjitha shkollat e fëmijëve tanë, kemi hapur dyert e universiteteve dhe kemi dyfishuar numrin e studentëve. Shqipëria sot ka një sistem tjetër arsimor. Ne e kemi ndryshuar Shqipërinë,  me një luftë të pamëshirshme ndaj varfërisë. Ne brenda katër viteve kemi nxjerrë mbi  400 mijë shqiptarë nga varfëria, të cilët jetonin me më pak se 1-2 dollarë në ditë. Sot këto 400 mijë jetojnë me mbi 2 dollarë në ditë. Vetëm në muajin maj me dyfishi n e pensioneve 270 mijë pensionistë në fshat që merrnin nën 2 $ në ditë, marrin më shumë se dy dollarë në ditë. Ju jap fjalën e nderit atyre se do të kapim pensionet e qytetit.

Vëllezër dhe motra!

Udhëtimi ynë ka të bëjë me besimin, tek njëri -tjetri, me besimin tonë tek vendi, me besimin e të tjerëve tek Shqipëria. Sot ky besim është më i madhe se kurrë, sepse ne po e ndryshojmë për mirë Shqipërinë. Vetëm në muajt dhjetor, janar, shkurt qeveria jua ka firmosur për ju, dhe në emrin tuaj 5 miliard euro kontrata , nga të cilat 3,5 miliard për energjinë, punimet e të cilave do të fillojnë gjatë kësaj periudhe.

Ne  e kemi ndryshuar Shqipërinë sespe e shkëputëm atë nga terri, nga dënimi kolektiv,i pamëshirë i ndërprerjes së dritave. A e dini ju se perse i ndërprisnin më parë dritat. Ata e bënin këtë vetëm e vetëm për të thënë se ne  i kishin pakësuar humbjet. Sigurisht po ti japësh qytetarëve 16 orë drita dhe tua fikësh 8 orë, natyrisht humbjet do të jenë më të pakta, por kjo ishte një praktikë e turpshme dhe një ndëshkim kolektiv. Ne duke patur  parësor interesin tuaj, e zgjidhëm këtë problem, duke u thënë jo , këtë nuk mund ta bëjmë sepse për ne, çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj. Vjet  kemi blerë 210 milion euro energji dhe po të nevojiteshin do të blinin edhe 400 milion. Dhe ju nuk do të rrini më kurrë pa drita.

Le të arsyetojmë të dashur vëllezër bashkërisht. Ne që vjet blemë 210 milion euro para të buxhetit energji, a u dobësua ekonomia e Shqipërisë? Përkundrazi, vjet kapëm rritjen më të madhe ekonomike se çdo vend tjetër në Evropë. Vjet ne dolëm në krye të rritjes ekonomike në Evropë. Kjo është politika jonë, politikë e interesave tuaja. Dhe ne vetëm aty do të përqendrohemi. Në këto katër  vite plotësuam disa nga interesat tuaja imediate. Plotësuam disa nga interesat tuaja historike, do të vazhdojmë të ecim pas çdo interesi të vendit,derisa ta shohim Korçën evropiane , derisa ta shohim Shqipërinë evropiane.

E dhe njëherë ju përshëndes vëllazërisht dhe ju uroj të rikthejmë 92-in  në 28 qershor dhe për këtë kemi një mijë arsye. Të ngrihemi në lartësinë e vitit 92. Ne ishim burrat dhe gratë që donim NATO-n , ne sot jemi në NATO. Ne ishim burrat dhe gratë që donim BE-në. Ne sot kemi aplikuar për  anëtar në BE. Ne ishim burrat dhe gratë që donim të lëviznim të lirë në Evropë, gjë të cilën ne, brenda vitit të parë të mandatit të dytë do ta bëjmë realitet. Ndaj le të bashkohemi rreth interesave tona fisnike, rreth qëllimeve tona të mëdha , qëllimeve më të mira, për veten tonë, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Le ti lëmë opozitës bilbilat, boritë dhe mashtrimet.

Zonja dhe zotërinj

Po afron dita e dorëzimit të listave. I kërkoj zotit Rama të dalë në krye të listës së partisë , se rregulli qytetar kërkon që fushata  të jetë simetrike, që të dy palët të kenë liderët e tyre, të mos bëjë gabimin fatal ta lësh fushën bosh, sepse do të jesh një turp, jo vetëm për Shqipërinë , por për mbarë Evropën. Ki kurajën , merr guximin shkëputu nga lejet e ndërtimit, dil në shesh, të dalim me alternativa dhe tu themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë ne në katër vitet që vijnë. Në konferencën  e tij, u thoshte grave të reja se do tua bëjë lejen e lindjes  1 vit, ndërkohë që e kemi bërë që në vitin 1993. Nuk ka faj se nuk e di se çbën. Premtonte sot 197 mijë vende pune, por a mbani mend Fatos Nanon me premtimin për 200 mijë vendet e punës. Në këtë fushatë  nuk kam ndërmend të merrem me të  , ndaj të ecim së bashku, të marrim kartat e identitetit , të ndërtojmë rrugët, urat shkollat, ujësjellësit ,të zhvillojmë fermat tona, universitetet tona.  Nuk kemi qenë kurrë ndonjëherë në këtë lartësi që jemi sot. “


20/05/2009
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Mblidhet Komiteti ndėrinstitucional pėr masat kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit
Mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit tė Njėsive Ekonomike Jobujqėsore
Kryeministri Berisha: E drejta e shqiptarėve u vendos nė piedestalin mė tė lartė tė sė drejtės sė njerėzimit
Nėnshkruhet Memorandumi pėr promovimin e industrisė shqiptare tė software-it
Kryeministri Berisha merr pjesė nė inaugurimin e punimeve pėr rikonstruksionin e sistemit tė furnizimit me ujė Berat-Kuēovė
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e diplomimit tė studentėve tė universitetit “Aleksandėr Moisiu”, nė Durrės
Mesazh i Kryeministrit Berisha nė 15 vjetorin e masakrės masive tė Srebrenicės
Kryeministri Berisha takohet me Kryeministrin e Sllovenisė z. Borut Pahor
Kryemiistri Berisha takon Kryeministren kroate znj. Jadranka Kosor
Kryeministri Berisha takon njė grup pėrfaqėsuesish tė investitorėve tė projektit tė madh tė turizmit tė Gose Island, Kavajė
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave