Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Shqipėria dhe Italia lanēojnė sė shpejti partneritetin strategjik mes dy vendeve
 

Italia, mbështetje të plotë qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë për hapat e mëtejshme për integrim në Bashkimin Europian

 

Kryeministri Berisha priti sot Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, ambasadorin Mario Bova, i cili shoqërohej nga ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia.

 

Pasi e falënderoi për mikpritjen, ambasadori Bova i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta nga Kryeministri Berluskoni dhe të shumë miqve të tjerë të Shqipërisë në qeverinë dhe institucionet italiane.

 

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Italia fqinje dhe  mike i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.

 

Ambasadori Bova vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri vitet e fundit dhe e uroi Kryeministrin Berisha për arritjet madhore si përsa i përket pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, realizimin e veprave të mëdha infrastrukturore, si edhe të reformave të tjera që po e shndërrojnë çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe imazhin e saj në botë.

 

Në takim, u diskutua nisma e fundit e të dy qeverive për përgatitjen e partneritetit strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, i cili parashikon ngritjen në një stad të ri edhe më të lartë e më të konsoliduar të marrëdhënieve të ngushta e të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy qeverive dhe bashkëpunimit shumë dimensional midis dy vendeve.

 

Partneriteti strategjik, i cili pritet të lançohet nga dy kryeministrat Berisha dhe Berluskoni në fillim të vitit 2010, përfshin organizimin e samiteve të niveleve më të larta politike në mënyrë të përhershme e periodike, forumeve ekonomike, eventeve kulturore dhe artistike, të mbështetura nga një kuadër edhe më i gjerë dhe i sofistikuar ligjor dhe institucional, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të miqësisë dhe lidhjeve të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe do të  zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin dypalësh ekonomik, tregtar, në fushën e turizmit, mbrojtjes së mjedisit, kulturës, në fushën e mbrojtjes etj., në të mirë të progresit, zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe prosperitetit të të dy vendeve, si dhe do të japë një kontribut shtesë në përshpejtimin e hapave të mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, partneriteti strategjik merr parasysh angazhimin e të dy vendeve për të intensifikuar kontributin e tyre në të gjitha nismat me karakter rajonal.

 

Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka dhënë në vazhdimësi përpjekjeve të Shqipërisë për integrim sa më të shpejtë në BE, duke theksuar se vendi fqinj dhe mik, Italia dhe qeveria italiane janë dëshmuar avokatët më të shkëlqyer të aspiratës së shqiptarëve për rikthim të shpejtë në familjen europiane.

 

Në takim u shpreh edhe një herë interesi i madh i të dy vendeve për projektin e rëndësishëm infrastrukturor të Korridorit 8-të, i cili do të sillte një kontribut të ri në zhvillimin ekonomik, në rritjen e shkëmbimeve tregtare e të gjithanshme ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe do të forconte miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të këtyre vendeve.

 

 


24/11/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave