Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha takohet me Presidentin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve z. André Flahaut dhe zv/presidentin e Senatit z. Armand De Decker
 

 - Zoti André Flahaut dhe zoti Armand De Decker e garantuan Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tyre në proceset integruese të Shqipërisë

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, Kryeministri Berisha u prit sot edhe nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker.

Në këtë takim, Kryeministri Berisha uroi Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker për zgjedhjen e tyre në këto postet respektive. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, një vendim ky shumë i rëndësishëm për shqiptarët.

Kryeministri Berisha u shpreh se 96 përqind e shqiptarëve mbështesin integrimin në Bashkimin Evropian dhe ne do të punojmë për realizuar këtë aspirate të shqiptarëve. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar në kryerjen e reformave, edhe të atyre të guximshmeve siç është lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, konsolidimit të shtetit ligjor, që e kanë bërë Shqipërinë ndër vendet më të sigurta në Evropë. 

Lidhur me reformat në fushën ekonomike, Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria ka marrë së fundmi  nga OKB-ja çmimin e dytë si vendi i vetëm në botë me prokurime tërësisht  elektronike. Falë reformave të qeverisë, - theksoi Kryeministri, -  edhe në kulmin e krizës botërore financiare Shqipëria vazhdoi të shënojë rritje pozitive ekonomike.

Për sa i përket reformave politike, në këtë takim u theksua vlerësimi që institucionet ndërkombëtare i bënë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009, si më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri dhe që plotësuan standardet kryesore të OSBE-së.

Zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker dhe Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut shprehën kënaqësinë për këtë vizitë të parë të Kryeministrit Berisha që pas zgjedhjes së tyre në postet respektive. Ata shprehën angazhimin për të zgjeruar urat e miqësisë dhe lidhjeve të gjithanshme mes dy vendeve dhe popujve miq. Më tej, ata e garantuan Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tyre në proceset integruese të vendit.

Pas takimit, Kryeministri Berisha nënshkroi në librin e artë të Parlamentit.


29/07/2010
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė godinės sė re tė fabrikės Birra Korēa
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave