Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha i pėrgjigjet interesit tė medias pas mbledhjes nė shtabin qendror tė emergjencės civile nė Shkodėr
 

Kryeministrit Berisha i përgjigjet interesit të medias pas mbledhjes së zhvilluar në shtabin qendror të emergjencës civile në Shkodër. Në këtë prononcim, Kryeministri Berisha u shpreh: Po merret çdo masë dhe po bëhet çdo përpjekje për të shpëtuar çdo jetë. Shpëtimi i jetëve është përparësia absolute. Sikundër, në kushte shumë të vështira po bëhet çdo përpjekje për të garantuar furnizimin me ujë, me bukë, me ushqime, pasi transporti në një sipërfaqe mbi 12 mijë hektarë është i mundshëm vetëm me varka, me gomone, me lundra. Me një fjalë është një transport mjaft i komplikuar. Megjithatë po bëhet gjithçka. Helikopterët po fluturojnë, por atje ku ata mund të uleshin dje, sot nuk mund të ulen, sepse uji është një metër. Po gjejnë zona të tjera në mënyrë që të transportojnë edhe të realizojnë evakuimin, por edhe të transportojnë ushqime dhe ilaçe. Ky është një mot i thellë. Reshjet janë shtuar edhe në jug, por e rëndësishme është që angazhimi dhe përkushtimi është i plotë, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga autoritetet.

Pyetje: Zoti Kryeministër, a janë në gjendje strukturat e emergjencës civile të Shqipërisë për të përballuar këtë situatë dhe a keni kërkuar ndihmë nga vende të tjera?

Kryeministri Berisha: Strukturat e emergjencës civile në Shqipëri janë të tëra të angazhuara 24 orë në 24 orë. Vende mike kanë ofruar dhe po ofrojnë ndihmë. Sigurisht që ne i jemi shumë mirënjohës për solidaritetin, por e vërteta është që e tërë Europa është pllakosur një mot i madh. Jo pak vende numërojnë viktima prej tij. Shkalla e angazhimit dhe mobilizimit të strukturave te emergjencës civile është shumë e madhe, pasi tani e tërë ushtria, e tërë policia dhe të gjithë njësitë e qeverive vendore janë shndërruar në struktura të emergjencës.

Pyetje: Zoti Kryeministër, dimë që Kosova është përgjigjur me 57 trupa të FSK-së, po nga NATO a ka një përgjigje për ndihmë?

Kryeministri Berisha: Ndihma e NATO-s po pritet, por Kosova ishte ndihma e parë. Po ashtu, i pari që më ka marrë në telefon ishte Kryeministri i Kosovës dhe dhjetëra komuna të saj janë të gatshme të presin qytetarët, të strehojnë, të ndihmojnë. Pra ka një solidaritet shumë të madh. Natyrisht, situata deri më tani është e tëra nën kontroll, meqenëse nuk kemi humbje njerëzore, sepse kjo është kryesorja. Në do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mos pasur humbje në jetë njerëzish, ndërsa dëmet e tjera rikuperohen.

Pyetje: Zoti Kryeministër, ju thatë pak më parë se qytetarët mund të përdorin trenin për të lëvizur drejt kryeqytetit, Tiranës. Duke pasur parasysh situatat e mëparshme, por edhe reshjet e shiut, a është i sigurt ky udhëtim për qytetarët?

Kryeministri Berisha: Treni tani ka një rëndësi shumë të madhe, sepse rruga është ngushtuar dhe është vetëm rruga e vjetër. Unë theksova udhëtimin me tren, sepse shkëmbimi tregtar, furnizimi, kërkojnë një intensitet të madh. Do të bëhet çdo gjë për të garantuar linjën, sikundër edhe të shihet mundësia e shtimit të trafikut të trenave kryesisht për mallra, por edhe për pasagjerë, në mënyrë që ato të mund të përmbushin detyrimin e furnizimit të qytetit. Ne kemi një komunë për të cilën diskutuam që ta furnizojmë nga Mali i Zi, sepse është shkëputur lidhja. Autoritetet atje kanë treguar gatishmëri të plotë të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë.

Pyetje: A do të ketë masa ndëshkuese për ata që rrisin çmimet?

Kryeministri Berisha: Unë nuk besoj që t’i lejojnë vetes një gjë të tillë, por, në mënyrë absolute, në rast se spekulojnë në gjendje emergjence, do të marrin ndëshkim shembullor. Me vjen keq të them, sepse tregtarët në tërësi kanë treguar ofruar ndihma. Gjatë mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit biznesmenë kanë qenë në Torovicë me mjetet e tyre, me inxhinierët e tyre, por në rast se ndonjë spekulator mendon se mund të pasurohet në këto kushte, nuk do ta ketë të mbarë pasurimin.   


04/12/2010

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave