Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
P R O J E K T L I GJ PĖR DISA NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.10 270, DATĖ 22.4.2010, “PĖR TĖ DREJTĖN E PRIVATIZIMIT TĖ TRUALLIT SHTETĖROR NĖ PĖRDORIM DHE PĖR TAKSĖN MBI TĖ DREJTĖN E PĖRDORIMIT TĖ TIJ”
 

P R O J E K T L I GJ 

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 270, DATË 22.4.2010,   “PËR TË DREJTËN E PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR    NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË DREJTËN   E PËRDORIMIT TË TIJ”


Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10 270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:


Neni 1

Shkronja “c”, e pikës 1, të nenit 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) trojet e paprivatizuara, mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa, në bazë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore, pas datës 10.8.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave, ish-pronë e ish-kooperativave bujqësore,  shitja e të cilave është realizuar nga ish- kooperativat bujqësore apo organet e qeverisjes vendore;”.


Neni 2

Në pikën 1, të nenit 15, fjalët “... brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij  ligji ...” zëvendësohen me “... brenda datës 31.12.2012 ...”.

Neni  3

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2, fjalët “... brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji ...” zëvendësohen me “... brenda datës 1.7.2012 ...”.

2. Në pikën 3, fjalët “... pas gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji ...” zëvendësohen me “... pas datës 1.7.2012 ...”.

3. Në fjalinë e fundit, të këtij neni, fjalët “... pas një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji ...” zëvendësohen me “... pas datës 31.12.2012 ...”.

Neni 4

Kërkesat e paraqitura nga individët për pagesë të menjëhershme, të cilët përfitojnë ulje të vlerës së truallit, sipas nenit 18, të ligjit nr.10 270,                     datë 22.4.2010, dhe kontratat e shitjes së truallit do të konsiderohen të vlefshme dhe pas afatit të mëparshëm deri në afatin e përcaktuar në nenet 2 dhe 3, të këtij ligji.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I
 
JOZEFINA TOPALLI


11/01/2012
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave