V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE E UJËSJELLËS - KANALIZIME, KORÇË, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “KORÇA IV” (FONDET E GRANTIT IPA)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës - Kanalizime, Korçë, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Korça IV” (Fondet e grantit IPA), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/04/2012