Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet konferencėn “Integrimi Evropian, mundėsitė pėr biznesin shqiptar”
 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot Konferencën “Integrimi Evropian, mundësitë për biznesin shqiptar”, organizuar nga Delegacioni Europian ne Shqiperi, në bashkëpunim me Unionin e Dhomave te Tregtise dhe Industrisë se Shqiperise per te mbeshtetur biznesin shqiptar ne rrugen e tij drejt integrimit me tregjet europiane.

Ne kuadrin e kësaj Konference u promovua iniciativa me e re dedikuar biznesit shqiptar qe Delegacioni Evropian po mbështet ne Shqipëri: Krijimi i Rrjetit te Informimit te Bashkimit Evropian per Biznesin. Ky projekt ka si qellim kryesor te informoje bizneset Shqiptare mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e Integrimit Evropian si dhe te ofroje dhe realizojë  aktivitete ne interes te bizneseve shqiptare. Ky rrjet informimi do  te pajiset me staf te specializuar dhe te trajnuar per t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave te bizneseve, si dhe për ti adresuar kërkesat e tyre.

Duke falenderuar organizatorët e saj, kryeministri Berisha në fjalën e tij e vlerësoi konferencën, shumë të rëndësishme për botën e biznesit, lidhur me zgjerimin dhe intensifikimin e informacionit të domosdoshëm të hapësirës së BE për biznesin shqiptar, për normat, rregullat, praktikat e BE si një kusht themelor që biznesi shqiptar të mund të integrohet më tej në praktikat evropiane.

Kryeministri theksoi se është në dobi të biznesit shqiptar të dëshmojë një gatishmëri dhe vendosmëri më të madhe për partneritet, me biznesmenët evropiane. “Kjo, ju garantoj se do tu nxjerrë gjithnjë e më të fituar, ndaj dhe do të kërkoja njerëzisht që kërkesat  e tyre të shqyrtohen nga ju me interesin më të madh. Është e domosdoshme një kod i ri moral, fitimi.” u shpreh kryeministri.

Në këtë kontekst, kryeministri sugjeroi për biznesmenët e pranishëm për të bërë gjithçka për  një partneritet sa më të ngushtë me biznesmenë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera. “Ju dhe në aftësitë tuaja negociuese përcaktohet mundësia e thithjes shumë më të madhe e investimeve tuaja. Afaristët dhe biznesmenët evropiane, ju preferojnë ju, shumë më tepër se qeveritë dhe kanë të drejtë, ndaj dhe shpresoj se çdo ofertë  e tyre të trajtohet me seriozitetin maksimal.”, tha kryeministri

Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari unë dua tu falënderoj për ftesën dhe organizimin e kësaj konference shumë të rëndësishme për botën e biznesit , e cila synon të zgjerojë, intensifikojë informacionin e domosdoshëm të hapësirës së BE-së, për biznesin shqiptar, normat , rregullat, praktikat e BE si një kusht themelor që biznesi shqiptar të mund të integrohet më tej në praktikat evropiane.

Duhet të theksoj se zhvillimet në Shqipëri, në drejtim të integrimit të ekonomisë shqiptare të tregut me ekonominë evropiane kanë qenë dhe janë ndër më pozitivet. Shkëmbimet më të mëdha, mbi 70 % të tyre ky vend i vogël i ka me vendet anëtare të BE, pra me hapësirën evropiane. Ndërkohë theksoj se e vendosur në një zonë krize të thellë ekonomike, ekonomia shqiptare sipas statistikave të Komisionit Evropian pati 4 vitet e fundit  një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa mesatarja  e vendeve të rajonit.

Ekonomia shqiptare është një ekonomi e hapur, e cila renditet sot në renkimin për investimet e huaja në vendin e 18-të. Shqipëria në përpjekjet e saj për përmirësimin e klimës së biznesit ka realizuar gjithashtu disa arritje të mëdha. Vendi ndodhte në 10 pozicionet e para për sa i përket qeverisë së vogël, çka do të thotë një barrë më e lehtë se shumë e shumë vende të tjera, në shpatullat tuaja, nga sektori publik. Qeveria faktohet sipas studimeve një nga 10 qeveritë më dorëshkurtra për sa i përket biznesit dhe ne u garantojmë  se do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të përmirësuar këto pozicione.

Në Shqipëri ekziston një raport i lakmueshëm për sa i përket prodhimit dhe pagava , çka dëshmon për një harmonizim të praktikave të prodhimit me tregun  e punës, një fleksibilitet të tregut të punës.

Muajin e kaluar unë isha në Itali dhe konstatoj me kënaqësi se biznesmenët italianë në mënyrë të zakonshme shpreheshin se paraqet vendi një lloj Kine të vogël në Evropë, natyrisht gjithçka këtu bëhet fjalë në rrafshin ekonomik dhe jo se Shqipëria ka rritjen  e Kinës, por se Shqipëria ka një treg pune më të mirin dhe më të shkëlqyerin që mund të ketë, të ri, të shkolluar, dinamik dhe jo të kushtueshëm.

Shqipëria është e vendosur, siç e theksoi dhe ambasadori, e pozicionuar në një treg 500 milion , Shqipëria është e vendosur në tregun më të pasur, më të fuqishëm.

Një problem është shumë i rëndësishëm mendoj unë është për dhomat e tregtisë dhe për biznesin shqiptar, një gatishmëri më e madhe, një vendosmëri më e madhe e juaja për partneritet, me biznesmenët evropiane. Kjo, ju garantoj se do të nxjerrë gjithnjë e më të fituar, ndaj dhe do të kërkoja njerëzisht që kërkesat  e tyre të shqyrtohen nga ju me interesin më të madh. Është e domosdoshme një kod i ri moral, fitimi.

Unë dua tu them ju, se kjo krizë nuk është afatshkurtër, krizë nuk është afatmesme, kjo është një krizë afatgjatë. Kjo është një krizë, e cila sot ka borxhet dhe problematikën e euros, por në themelet e saj, kjo ka globalizimin, i cili është një proces i paritkthyshëm , i cili është një proces fatlum dhe një nga proceset më të rëndësishme për njeriun dhe njerëzimin në tërësi, por ky proces, këto zhvillime që ndodhin në botë, këto spostime drejt kontinentit më të madh të planetit, të gjitha këto janë një apel për qeveritë, janë një apel për biznesin për të menduar për praktika të tjera, për kode të tjera fitimi, për menaxhime të reja. Ndaj dhe do tu sugjeroja të bëni gjithçka për  një partneritet sa më të ngushtë me biznesmenë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera. Ju dhe në aftësitë tuaja negociuese përcaktohet mundësia e thithjes shumë më të madhe e investimeve tuaja. Afaristët dhe biznesmenët evropiane, ju preferojnë ju, shumë më tepër se qeveritë dhe kanë të drejtë, ndaj dhe shpresoj se çdo ofertë  e tyre të trajtohet me seriozitetin maksimal.

Ne përpiqemi dhe do të përpiqemi tu krijojmë ju kushtet më të mira. E vërteta është se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në vitin 2009-2011 eksportet u dyfishuan dhe këtë vit eksportet “made in Albania” vazhdojnë rritjen e ndjeshme, kanë një stopim eksportet me materiale të importuara dhe ne po i studiojmë, ndonëse si e dini ne e kemi hequr tërësisht tarifën doganore për të gjitha këto materiale, si një vendosmëri për të mbështetur sipërmarrjen.

Për ne një problem shumë serioz përbën bujqësia dhe agrobiznesi në tërësi. Ne jemi një vend që aspirojmë anëtarësimin në BE, ndërkohë subvencionet evropiane për fermerët e vendeve anëtare janë jashtëzakonisht të rënda për punën e fermerëve shqiptarë.

Imagjinoni ju çfarë vështirësish kanë këta të konkurrojnë me fermerin , i cili merr tre euro në ditë për lopën, apo për prodhime të tjera, ndaj dhe apeli ndaj komisionit evropian për ato ndihma bujare që na jepni dhe ju jemi shumë mirënjohës të përcaktoni një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë.

Në Shqipëri 44 %  e popullatës është rurale. Qeveria po përpiqet dhe  e vërteta është se kurrë në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar më tepër se në këtë periudhë dhe po të merrni tërësinë e investime ato shkojnë të paktën 60 deri në 70 % në zonat rurale sepse ato kanë qenë në një stad mesjetar pothuajse, nga pikëpamja infrastrukturore. Kështu që mundësitë tona për të asistuar direkt fermerët për konsolidimin e fermës së tyre kanë qenë dhe janë modeste. Ne do të vlerësonim shumë në këtë kontekst, një mbështetjeje nga Komisioni Evropian, ndonëse dua të theksoj se eksportet e zarzavateve janë dyfishuar.

Pra, përsëri fermerët tanë, pa subvencione po përpiqen të konkurrojnë me prodhimet  e tyre të mrekullueshme të një cilësie absolutisht më të lartën që mund të ekzistojë, sepse vetë prodhimet tona kanë një shije të veçantë.

Unë dhe njëherë ju garantoj se qeveria do të studiojë me shumë vëmendje dhe shumë shpejt do të hapë një debat shumë të gjerë me ju, me rrethet akademike , me specialistët e ekonomisë he të financave për të gjetur stimujt dhe masat e nxitjes së rritjes . Nuk ka diskutim që disiplina fiskale është jetike dhe prej saj nuk mund të hiqet dorë, por nuk ka diskutim që duhet bërë gjithçka duhet marrë çdo masë për të nxitur rritjen.

Më duhet të garantoj që disiplina fiskale nuk do të rëndojë mbi ju me rritje taksash. Ata që kërkojnë të kthejnë kohërat e atyre taksave që i lamë mbrapa, ata bëjnë mullinjtë e erës. Ato nuk kthehen më, përkundrazi garantojmë se viti që vjen do të fillojë me një barrë më të lehtë fiskale për ju


25/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave