Konferenca e Pestë Ndërqeveritare për Reformën “Një OKB”e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mbyll sot, më 29 qershor, në Tiranë, nën drejtimin e Shqipërisë, arriti konsensus në propozimin për reformimin e OKB-së, reformim prej kohësh i domosdoshëm. Nga përgatitja e mirë e propozimeve dhe drejtimi i mirë i konferencës u arrit një mbështetje e plotë nga gjithë vendet pjesëmarrëse nga ato donatore, te vendet pilote të këtij projekti, sa dhe Franca e quajti arritjen e konsensusit Fryma e Tiranës (L’esprit de Tirana).
Konferenca e OKB-së në Tiranë, e para e dimensionit global që mbahet në kryeqytetin shqiptar, ra dakord për rekomandime të qarta për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Z. Ban Ki-moon, që të iniciojë procesi i reformës faktike, në të gjitha agjencitë e kësaj organizate, në javët e muajt e ardhshëm.
300 përfaqësues nga 40 vende te globit u mblodhën nga data 27-29 qershor 2012 për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkura në Shqipëri.
Konferenca, që organizohet çdo vit në vende të ndryshme të botës, u përshëndet në ditën e parë të saj nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha dhe Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së (UNDG) dhe Administratore e UNDP-së (ish kryeministre e Zelandës së Re).
Për organizimin e konferencës, u ngrit një grup ndërinstitucional pune, i kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, i cili çeli siparin e konferencës.
Synimi i organizimit të konferencës ishte përmirësimi i efektshmërisë së sistemit të Kombeve të Bashkuara si dhe një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga qasja Një OKB. Në ditën e fundit të konferencës u dakordësua mbi dy dokumente kryesore të cilat japin rekomandime mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet:
- Vendet pjesëmarrëse ranë dakord mbi një qëndrim të përbashkët që, elementë kyç të nismës Një OKB, t’i paraqiten, në korrik 2012, Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në vjeshtë të vitit 2012.
- U identifikuan dhe njohën praktikat më të mira të nismës Një OKB ndër të cilat edhe shembulli i Shqipërisë si një histori suksesi dhe arritja e konsesusit e pagëzuar nga pjesëmarrësit si Fryma e Tiranës.
Shqipëria dhe Nisma”Një OKB”.
Ne vitin 2007 pas kerkeses se Qeverise shqiptare, Kombet e Bashkuara zgjodhen Shqiperine si nje nder tetë vendet pilote të nismës Një OKB ne bote. Ndërtuar mbi programin e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së, koncepti “Një OKB” përshpejton përpjekjet për rritjen e koherencës dhe efektshmërisë së aktiviteteve të zhvillimit në nivel vendi. Tetë vendet pilote te programit Një OKB filluan zbatimin e nje modeli te ri ku programet dhe agjencite do te bashkoheshin ne “Një Program”, “Një Kuadër Buxhetor”, Një Drejtues” dhe “Një Zyrë”.
Më 24 tetor 2007, Qeveria e Shqipërisë dhe njëmbëdhjetë Agjenci, fonde dhe programe të OKB-së, nënshkruan Programin Një OKB. Objektivi i Programit Një OKB në Shqipëri është përmirësimi i rezultateve dhe impaktit të zhvillimit duke bashkuar avantazhet krahasuese të sistemit të OKB në një program të vetëm strategjik.
Ndersa ne tetor te viti 2011 qeveria e shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara nënshkruan programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016 i cili mbështet përparësitë kombëtare dhe sfidat e zhvillimit të vendit në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe lokal dhe politikave sociale gjithëpërfshirëse. Programi mbështet Shqipërinë në axhendën e saj të integrimit evropian.
Për më tepër për konferencën:
(www.dao5conference.org )
29/06/2012