Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Shqiptarėt frymėzohen nga vepra e Ali Podrimes
 

Kryeministri Berisha shprehu edhe një herë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të poetit Ali Podrimja dhe ftoi shqiptarët në nderim të kujtimit të tij të rilexojnë poezitë e tij, ku do të gjejnë veten dhe apoteozën e qëndresës e të shpirtit shqiptar.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për këtë ndarjen nga jeta të poetit, Kryeministri theksoi se shqiptarët e nderojnë Ali Podrimen si gjeniun e kurajës së letrave shqipe, si themeluesin e poezisë moderne shqiptare, themeluesin e nacionalizmit modern shqiptar dhe përbashkuesin më shumë se kushdo të shpirtit të kombit.

Me propozim të Kryeministrit Berisha, u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit të poetit.  

Në fjalën e tij kushtuar kësaj figure, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Javën që kaloi, kombi shqiptar, letrat dhe mendimi intelektual, bota e dijes dhe e krijimit humbën njërin prej personaliteteve më të mëdha të të gjitha kohërave të këtij kombi. Humbën princin e poezisë shqiptare, poetin Ali Podrimja.

Ali Podrimja ishte gjeniu i poezisë dhe këngës së këtij kombi, që themeloi poezinë moderne të shqiptarëve. Një komb, me trashëgimi të shkëlqyer letrare, poetike dhe folklorike, pati tek ky burri i madh themeluesin e poezisë së tij moderne. Cilido që lexon Ali Podrimen gjen tek ai Naimin me aspektet e tij, Çajupin me aspektet e tij, Fishtën, Nolin, gjen të gjithë klasikët e letërsisë sonë. Por vargu i tij është vargu i poetit modern, i cili shtroi themelet për poezinë modern shqiptare. Një poezi që ka tema të mëdha, të shkëlqyera.

Ali Podrimja ishte gjeniu i kurajës së letrave shqipe. Ai do të fillonte karrierën e tij letrare, duke dëshmuar një vendosmëri vetëmohuese në veprat e tij krijuese. Cilido prej jush që lexon poemat e fundviteve ’50 dhe të fillimvitit ’60 kupton menjëherë se ç’kurajë të jashtëzakonshme kishte gjimnazisti Ali Podrimja, i cili do t’i përgjigjej dhunës e terrorit serb mbi Kosovën, egërsisë UDB-së dhe regjimit policor mbi shqiptarët me vargjet e këngën e shpirtit të pamposhtur shqiptar.

Ali Podrimja është themeluesi i nacionalizmit modern shqiptar. Gjimnazisti Ali Podrimja do të niste karrierën e tij të jashtëzakonshme letrare nën moton “Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet”. Kjo moto frymëzoi atë, kjo moto frymëzoi shqiptarët në Kosovë e mbarë botën, gjersa Kosova u çlirua. Në çdo varg e vepër të tij, ky këngëtar i madh i vuajtjes sonë kombëtare, i dhimbjeve tona kombëtare, i vuajtjeve tona individuale, i vuajtjeve tona shoqërore, ka edhe apoteozën e qëndresës sonë, e shpirtit tonë të pamposhtur, e besimit se sakrifica e shqiptarëve do të ngadhënjente.

Ali Podrimja më shumë se çdo krijues tjetër i kombit është unifikator i shpirtit të tij. Natyrisht, Kosova, për të, ishte gjaku që nuk mund të falej, por nuk ka segment a grup të këtij kombi që të mos ishte në veprën e tij. Në këtë aspekt, vepra e tij është kënga e shpirtit të një kombi. 

Ali Podrimja është gjeniu jo vetëm i universales shqiptare, por edhe asaj   njerëzore. Ai u nda nga ne, në Francë, një vend që ai e donte, por edhe një vend, ku 30 vjet më parë, ai jetoi në një nga spitalet e Parisit, një nga dramat  më të mëdha personale, vdekjen e djalit të tij nga një sëmundje e rëndë gjaku. Këtë dhimbje, këtë vuajtje e lëndim të thellë shpirtëror ai e sublimoi në një kryevepër, ndofta më e arrira në poezinë e këtij kombit, ndofta një më të arrirat në poezinë e kohës: vepra “Lum Lumi”, ku është sa shqiptar, aq edhe botëror, ku është sa i dëshpëruar, aq edhe i bindur në triumf.

Shqiptarët, në të katër anët, po shprehin dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për këtë humbje të pakompensueshme. Çdo nderim që mund t’i bëhet këtij poeti, që sot është më i njohuri në botë, për poemat e poezinë shqiptare, nuk mund t’i rikthejë atë çka ai bëri për çdo shqiptar.

Ndaj ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tij. Ftoj shqiptarët të lexojnë e rilexojnë veprën e tij të pavdekshme. Nuk ka shqiptar që nuk do të gjejë frymëzim, në krijimtarinë e tij gjeniale.

Ta nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tij.

[Pas minutës së heshtjes] I përjetshëm kujtimi i tij!”

 


23/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave