Kryeministri Berisha vlerësoi, gjatë mbledhjes së qeverisë, se ligji “Për nënshkrimin elektronik”, është shumë i domosdoshëm për moshën dixhitale të vendit. Kryeministri falënderoi ekspertët shqiptarë e të huaj për punën e bërë në përgatitjen e ligjit, si dhe shprehu mirënjohjen edhe për GTZ-në, e cila ka financuar këtë proces
“Ligji është jashtëzakonisht i domosdoshëm për përdorimin e gjerë e masiv të procedurave elektronike”, u shpreh Kryeministri, ndërsa nënvizoi se ky do të jetë viti i përpjekjeve të mëdha për E-goverment, ku pritet finalizimi i një serie të gjerë procedurash elektronike, krahas atyre të dixhitalizuara tashmë.
04/01/2008