14/09/2007
Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa mori pjesë sot në punimet e Samitit të Dytë të Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri, të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investinmeve në bashkëpunim me Kongresin Financiar Evropian. Në këtë Samit ishin të pranishëm gjithashtu Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe donatorë dhe investitorë të huaj nga vende të ndryshme.
Në fjalën e tij përshëndetëse, zoti Oketa falenderoi për organizimin e këtij samiti, i cili sjell në një tryezë të përbashkët pune përfaqësues biznesi të fushave të ndryshme, nga vende të ndryshme.
Zëvendëskryeministri Oketa siguroi se reformat që po ndërmerren, si dhe strategjitë ekonomike të prezantuara dhe të implementuara nga qeveria shqiptare, do të sjellin edhe më shumë ndryshime pozitive në vend, duke e bërë atë gjithnjë e më tërheqës për investimet e huaja dhe ato vendase.
Duke renditur një sërë arritjesh në fushën e ekonomisë, Zëvendëskryeministri Oketa theksoi se qeveria është e vendosur të krijojë në vazhdimësi të gjitha lehtësirat e domosdoshme për shtimin e investimeve në sektorë me rëndësi jetike për vendin.
Në fjalën e tij, zoti Oketa ndër të tjera u shpreh:
“Të nderuar pjesëmarrës
“Së pari dëshiroj tu uroj të gjithë juve në emer të qeverisë shqiptare një mirëseardhje të ngrohtë në Tiranë dhe të falenderoj Kongresin Financiar Evropian dhe Albinvest për organizmin e këtij aktiviteti, i cili sjell kaq shumë përfaqësues biznesi nga vende të ndryshme, në industri dhe fusha të tjera, si dhe përfaqsues të organizmave ndërkombëtare dhe të vendit. Në Shqipëri vitin e fundit kanë ndoshur shumë ndryshime, përfshi këtu dhe klimën dhe ambientin e biznesit.
Reformat që po ndërrmerren si dhe politikat e strategjisë ekonomike të preantuar dhe të implementuara nga qeveria shqiptare do të sjellin edhe më shumë ndryshime pozitive në vend dhe do ta bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për investimet e huaja dhe ato vendase. Ne kemi arritur të mbajmë dhe të forcojmë një situatë makroekonomike të konsoliduar dhe të qëndrueshme, të karakterizuar nga një inflacion dhe një defiçit fiskal të ulët prej rreth 3 % dhe një rritje ekonomike prej 6 %. Kjo rritje ekonomike ka qenë shumëdimensionale dhe ka përfshirë të gjitha shtresat dhe grupimet shoqërore. Ulja e varfërisë dhe shpërndarja më proporcionaloe e të ardhurave , vërehet nga anketimet dhe studimet e bëra gjatë ketyre viteve te fundit. Po ashtu vërehet se një numër gjithnjë e më i madh i familjeve shqiptare ka vjelë frutet e kësaj rritje ekonomike dhe e këtij zhvillimi.
Ekonomia shqiptare ka qëndruar e fuqishme edhe pse vendi këto muajt e fundit ka kaluar një krizë energjitike, për shkak të motit të thatë. Tregtia me jashtë dhe shitjet e brendëshme tregojnë se kërkesa për mallra dhe për shërbime mbetet e madhe dhe aktiviteti ekonomik vazhdon të rritet me shpejtësi dhe vitalitet pavarësisht kësaj krize. Edhe pse sistemi bankqr në botë po kalon periudha problemematike e delikate, industria jonë e re e bankave vazhdon të zgjerohet dhe të forcojë lidhjet me sektorin real të ekonomisë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e bankave të huaja, prezenca e të cilave është shtuar ndjeshëm. Lulëzimi i sistemit të kreditimit gjatë dy viteve të fundit, nuk ka prekur aspak performancën e sistemit tonë bankar. Supervizioni bankar raporton një nivel shumë të ulët të kredive të pashlyera dhe një përftimi të lartë. Industria bankare në Shqipëri është konsoliduar më shumë nga blerja e aksioneve të bankave vendase prej bankave ndërkombëtare me emër, Imi Sanpaolo, Societe General, Raiffeisen etj. Në biznesin e sigurimeve kanë investuar kompani me emërsi Astis Group i Greqisë, Unica Grup i Austrisë etj.
Kam kënaqësinë tu informoj gjithashtu se ka një interes shumë të madh, në rritje të shpejtë për investime të konsiderueshme në sektorët, në degë të ndryshme dhe të rëndësishme të ekonomisë. Investime seroze dhe me vlera të konsiderueshme ka në industrinë e cimentos, TITAN nga Greqia, Aricam Group nga Spanja , Colacement nga Italia, kompania Siment nga Libani, e cila operaon prej vitesh në Shqipëri, investime në proces zhvillimi, si ai i Strabach po në industrinë e cimentos etj,
Një interes shumë i madh e që vazhdon të rritet me ritme të shpejta është ai në fushën e energjisë. Kompani të mëdha dhe me emer kanë paraqitur projekte dhe po fillojnë investime për të shfrytëzuar kapacitetet hidrike të vendit. Ka filluar ndërtimi I HEC-it të Kalivacit, koncesion i dhënë Deutche Bank dhe kompanisë italiane Beks. Po përfundon tenderi për kaskadën e lumit Devoll, ku kanë paraqitur projekte edhe kompani të mëdha si EVN e Austrisë.
Një sërë projektesh të paraqitura nga tetë kompani të mëdha presin të vlerësohen dhe të fillojë gara për kaskadën e lumit Vjosë dhe nga ana tjetër po përfundon procesi për të filluar tenderimin e Bushatit dhe të Skavicës. Projekt- propozime janë paraqitur gjithashtu për lumin Osum dhe një sërë lumenjsh të vegjël në zonën e Veriut. Nga ana tjeër një numër i konsiderueshëm HEC-sh të vegjël rreth 60 me një kapacitet nën 10 megavat, janë tenderuar dhe po jepen me koncesion si nga investitorët vendas ashtu dhe nga ata të huaj.
Një linjëe re transmisioni e energjisë elektrike prej 400 kilovat nga Elbasani në Podgoricë është në ndërtim e sipër.
Qeveria shqiptare krahas nxitjes dhe mbështetjes së investimeve në energji në fushën hidro po nxit dhe ato të TEC-ve , energjisë së erës, të energjisë diellore. Një sërë investitorësh të huaj kanë sjellë projekte që priten të miratohen e më pas të zbatohen. Në fazë të avancuar janë ato të kompanisë italiane Moncada. Projekti me vlerë mbi 1miliard euro janë ato të linjës së interkonjeksionit që bëjnë të mundur lidhjen e TEC-ve me Gaz dhe depozitave të naftës dhe gazit në Porto Romano të Durrësit. Së shpejti do të privatizohen një sërë kompanish publike si në fushën e sigurive, atë të nxjerrjes së naftës, etj. Kjo privatizime përbëjnë mundësi të reja investimi në shkallë të gjerë për të gjithë investitorët të huaj apo vendas në sektorin privat.
Të nderuar miq,
Qeveria jonë është e vendosur të lehtësojnë reformat që lehtësojnë dhe nxisin zhvillimin e sektorit privat dhe që krijojnë një ambient tërheqës për biznesin.
Politikat tona fiskale po bëhen gjithnjë e më shumë politika pro biznesit. Kemi filluar implementimin e taksës së sheshtë prej 10 % që po aplikohet mbi të ardhurat personale dhe fitimin e kompanisë, kemi modernizuar shërbimet e pagimit të taksave duke ulur barrën administrative. Nga shtatori i këtij viti në sajë të progarimit amerikan Sfida e Mijëvjeçarit, marrja e dokumentave për taksa nga autoritetet e taksave dhe pagesa e tyre për biznesin e madh bëhet dhe online në mënyrë elektronike. Regjistrimi i një biznesi të ri tani në Shqipëri behet brenda një dite të vetme dhe vetëm me një euro. Krahas kësaj në QKR e cila ka filluar punë vetëm pak ditë më parë, bizneset në të ardhmen do të gjejnë dhe lehtësira më të mëdha dhe shërbime me cilësi në lidhje me marrjen e licensave dhe shërbime të tjera , të gjitha këto të mbështetura në ONE STOP SHOP. Të gjitha këto shërbime do të jenë edhe shërbime online. Duke rritur numrin e shërbesave on line , kam kënaqësinë tu njoftoj se edhe shërbimet për prokurimet publike do të kryehen në mënyrë elektronikë, gje e cila rrit transparencën dhe shpejtësinë e këtij shërbimi. Shërbimet “on line”, përsa i përket Agjencisë së prokurimeve publike kanë kohë që kanë filluar. Të gjithë bizneset private apo të huaja kanë kohë që shkarkojnë nga faqja publike e kësaj agjencie të gjithë dokumentacionin e tenderit, por gjatë muajit shtator do të fillojë edhe aplikimi dhe tenderimi on line. E njëjta gjë edhe për sistemin e taksimit. Bizneset e mëdha brenda muajit shtator do të fillojnë që taksat e tyre ti paguajnë nëpërmjet këtij shërbimi.
Qeveria shqiptare ka aplikuar dhe po zbaton me sukses edhe dy skema të reja financuese për të ndihmuar dhe nxitur aktivitetin e transporteve. Janë dy fonde, fondi i konkurueshmërisë dhe ai i garantimit teë eksporteve. Këto dy skema bazohen në ndarjen e kostos dhe të riskut dhe japin mbështetje në zhvillimin e tregut dhe të produkteve, duke ofruar kolateral për huatë bankare të këtyre aktivitetve. Të dy fondet janë funksionale dhe investitorët duhet të rrisin përfitimet që këto fonde ofrojnë.
Modernizimi i investimeve të infrastrukturës po mbështetet nga një program që sapo ka filluar të zbatohet, vecanërisht në sektorin e rrugëve ku është fokusuar vëmendja dhe buxheti, ky program do të ulë kostot e transportit dhe do të forcojë konkurencën në ekonomi. Reforma të tjera po fillojnë të zbatohen në sektorin e ekonomisë, Një grup ekspertësh po pregatit dokumenta përkatëse për të filluar së shpejti ndërtimin e parqeve industriale. Ju të gjithë besoj jeni të interesuar të investoni në Shqipëri dhe në një rast të tillë do të gjeni lokale të lira, infrastrukturë moderne në shumë qytete të Shqipërisë, ku këto parqe do të ndërtohen si në Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Elbasan.
Sektori i turizmit mbetet një mundësi e madhe dhe ende e pashfrytëzuar. Shqipëria sekreti i fundit për tu zbuluar pret kontributin tuaj.
Të nderuar pjesëmarrës,
E ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi në BE. MSA që ne nënshkruam vtitin e kaluar po implementohet me sukses. Dua të theksoj se sipas marrëveshjes Interim që ka filluar të jetë në fuqi, një regjim i lirë tregu me BE-në është tashmë realitet tek ne. Së bashku me antërsimin në CEFTA, 90 % e produkteve të tregtuara në Shqipëri janë Duty Free. Rregullat e tregut të brendëshm të BE-së do të adoptohen në sistemin ligjor të vendit tonë brenda disa viteve.
Anëtërsimet në NATO dhe në BE janë dy prioritete kryesore të vendit me të cilat qeveria Berisha është e përkushtuar dhe e vendosur ti realizojë me sukses
Të nderuar pjesëmarrës,
Shqipëria po rritet dhe zhvillohet me shpejtësi. Ajo i ka të gjitha burimet dhe premisat të mbështesë dhe të mbajë këtë zhvillim. Si pjesë zhvilluese e ekonomisë së saj të tregut ajo ju fton ju, investitoreve të huaj dhe vendas të bëheni pjesë integrale e këtij procesi, të bëheni partnerë të qeverisë shqiptare në këtë zhvillim pozitiv.”