Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 

“Sot, universitetet e vendit votojnë për drejtuesit e rinj, në përputhje me një ligj të ri, i cili përcakton rregulla dhe standarde të reja për zgjedhjen e udhëheqjes së bordit universitar të vendit. Uroj një proces të ndershëm, ku të fitojnë më të mirët. Është e rëndësishme që në këtë garë kanë marre pjesë shumë drejtues apo dhe anëtarë të ekipeve të fakulteteve. Kjo është shprehje e një reforme që shkon drejt konkludimit të saj. Natyrisht, reformat në institucionet akademike janë të një karakteri më gradual, për vetë natyrën e punës. Ky variant e nxjerr në një stad të ri udhëheqjen e universiteteve dhe, sigurisht, ka rëndësi të jashtëzakonshme që procesi të jetë i lirë i ndershëm dhe të fitojë më i miri.

 

Së dyti, Ministria e Punëve Publike duhet të paraqesë sa më shpejt në qeveri klasifikimin e firmave dhe standardizimin e tyre, sipas praktikave të vendeve të tjera, në mënyrë që të përcaktohen me saktësi kapacitetet dhe përgjegjësitë e tyre respektive. Për t’i dhënë një nxitje dhe fuqizim kompanive private shqiptare të ndërtimit, të cilat ishin të diskriminuara me ligj në shumën me të cilën ato mund të merrnin pjesë në tendera, ne e katërfishuam këtë shumë. Por rezulton se jo të gjitha këto tre apo katërfishuan kapacitetet. Pra, nëse disa kompani i kanë rritur kapacitetet dhe kanë përfituar nga mundësia, të tjera etja e super fitimit i ka penguar të ngrihen në nivelin për të cilin ne u dhamë shanse dhe mundësi. Ndaj një grup pune prej dy muaj po studion praktikën më të mirë të vendeve të tjera, në mënyrë që secila kompani të marrë përgjegjësitë, sipas kapaciteteve reale që disponon.

 

Uroj që të parashikohet që të mos vrapojë kush që të regjistrojnë tre vetë një fadromë. Ky vendim nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse nxitjes së kapaciteteve të vendit. Ndonëse janë kapacitete të admirueshme, ato mund të jenë shumë më të mëdha, sepse rritja e investimeve ka qenë shumë e shpejtë. Në rast se në vitin 2004 investoheshin 19 miliard totalisht në infrastrukturë, sot investohen rreth 80 miliard, pra, katër herë më shumë, gjë e cila kërkon katërfishim të kapaciteteve.

 

Shpresoj që klasifikimi që do të bëhet t’i ndihmojë zhvillimit të këtyre kapaciteteve, sepse shpejtimi i ritmeve është i një rëndësie shumë të madhe. Për çdo vend pasuritë janë të çmuara, paratë janë të çmuara, floriri është i tillë, por për Shqipërinë dhe shqiptarët më  e çmuara është koha, të cilën e kanë humbur me dekada në historinë e tyre. Çmimi më kryesor duhet të përcaktojë kohën, që duhet të vlerësohet më e çmuara.

 

Së treti, qeveria duhet të autorizojë KESH-in të ndërmarrë strategjinë e emergjencës së sigurimit të burimeve energjetike. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po punon në linjën e balancimit të prodhimit të energjisë, ndërsa KESH-i duhet të përgatisë të gjithë kuadrin që të operojë në kushte emergjence. Premtimin e kisha bërë për fundin e vitit 2007 dhe sot, fatmirësisht, jemi në kuotat  më të mira të 20 viteve të fundit, por duhet që sa më shpejt të ndërmarrim të gjitha masat që stina e verës të ketë kapacitete të tjera prodhuese. Çmimi më i lartë i energjisë, është mungesa e saj. Në këtë situatë të digave, e cila duket se do të jetë në përmirësim, një programim i studiuar i kombinimit të prodhimit me eksportin, duke përjashtuar të paparashikueshmen, nuk ka asnjë arsye që të këtë ndërprerje të energjisë, përveç defekteve teknike. Ndaj duhet të procedojmë sa më shpejt me kuadrin e emergjencës së KESH-it dhe të paraqitet në qeveri në mbledhjet e ardhshme. KESH-i duhet të procedojë me zbatimin e masave të emergjencës, më mirë që tani dhe jo nën presion e tmerrshëm të mungesës së energjisë, por  duke i aplikuar në kushte më të favorshme. Ndërkohë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të vazhdojë nxitjen e investimeve në këtë sektor dhe miratimin e marrëveshjeve të blerjes afatgjatë të energjisë ndaj investitorëve privatë që do të investojnë në termoprodhim, për të cilën ka disa oferta. Furnizimi me energji është standard shumë i rëndësishëm, pasi nuk ka kërkesë më të drejtë se kërkesa e qytetarit për energji dhe ujë.

 

Në rendin e ditës sot ka gjithashtu një seri ligjesh dhe vendimesh, ndër të cilët do të veçoja si më të rëndësishëm miratimin e lejes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare me rrymë të vazhduar, të interkonjeksionit Vlorë-Brindizi Jug (Itali). Kjo është linja e dytë nënujore që ne miratojmë në një periudhë të shkurtër kohe. Siç e shihni, nuk jam vetëm unë me ambiciet e mia që projektoj në Shqipëri një superfuqi të vogël energjetike, por edhe investitorët e shohin atë si të tillë. E theksoj kjo është linja e dytë që ne miratojmë në një hark kohor tre-katër mujor, sepse tregu italian është një treg shumë i madh dhe i tillë është edhe tregu ballkanik.

 

Gjithashtu, dua të përgëzoj Drejtorinë e Transferimit të Pronave qeverisjes vendore, e cila  e ka shpejtuar shumë punën dhe po shkon drejt përmbushjes së një misioni, i cili do të vlerësohet shumë. Punonjësit e saj duhet të jenë të sigurt se, me përmbushjen e këtij misioni, i bëjnë një shërbim shumë të madh vendit dhe se pas tij, ata janë të çmuar edhe në sektorë të tjerë.

 

Sot, shqyrtojmë edhe vendimi për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për administrimin e pyllit komunal. Ky vendim i paraprin decentralizimit të pyjeve dhe kullotave, për të cilin ne jemi zotuar se do ta kompletojmë brenda gjysmës së parë të këtij viti. Ne do të shndërrojmë në realitet decentralizimin.

 

Po sot, në rendin e ditës kemi edhe vendimin për miratimin e tarifave të përdorimit të ujit. Pas një beteje disa mujore, arritëm tek ky vendim, sipas të cilit, tarifat në shumë raste janë nën 1 euro, në raste të tjera janë mbi 1 euro, por mesatarja është 1 euro.”

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Dibrės
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave