Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Zėvendėskryeministri Pollo: Opozita po manifeston papjekuri politike nė parlament
 


Sot do të desha të flisja për një shqetësim të madh, atë të misrit pa kokrra të opozitës, jo për problemin në vetvete, pasi tashmë ai është sqaruar dhe zhvillimet e fundit na u paraqitën nga ministri Gjana. Por më shqetësues se problemi i fermerëve që tashti është në rrugën e zgjidhjes, më duket se është niveli i opozitës, i dokumentuar nga reagimi i saj ndaj kësaj ndodhie.

Le të përqendrohemi te faktet. Një kompani e tregtimit të farërave në Shqipëri, një ndër 20-30 të licencuara, importoi farë misri që për fermerët e dy qarqeve rezultoi të jetë difektoze e të prodhojë kallinj të pafrytshëm, të cilët disa kolegë të opozitës e gjetën të udhës t’i mblidhnin dhe t’i sillnin në këtë sallë.

Ministria e Bujqësisë bëri ekzaminimet përkatëse, kontaktoi kompaninë vendase, e cila bëri verifikimet me firmën grosiste franceze për farën e misrit, që rezultoi me defekt gjenetik, dhe më pas uli në tryezë palët kontraktuale, pra fermerët dhe kompaninë. Kompania e pranoi përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar fermerëve dhe të dyja palët ranë dakord për masën e zhdëmtimit. Këtë na e thonë raportet zyrtare, por edhe emisionet e gati të gjitha televizioneve.

Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ministria mund të kishte ndërhyrë dhe më tej. Por, si kudo në një shtet ligjor, për çështje të kontratave mes privatëve, fjalën e fundit do ta kishte gjykata. Megjithatë, fatmirësisht, nuk ishte nevoja për këtë ndërhyrje. Marrëveshja është arritur dhe fermerët duket se janë të kënaqur.
Shqetësimi im ka të bëjë me propozimin e kryetarit socialist, zotit Edi Rama, i cili me gojën plot, jo vetëm fajësoi si zakonisht Qeverinë për defektin e farës së misrit, por kërkoi që Qeveria të zhdëmtojë fermerët kalli për kalli, lekë më lekë. Madje, nuk u mjaftua me një deklaratë, por inicioi përmes dy deputetëve juniorë të grupit socialist një projektligj që kërkonte që nga fondet e buxhetit të shtetit, pra nga të hollat e taksapaguesve, t’u jepeshin fshatarëve të dëmtuar ato fonde, të cilat tani po paguhen nga kompania private përgjegjëse.

Në këtë sallë kritika të ndërsjella, akuza dhe kundërakuza janë lëshuar pafundësisht dhe jo shpesh kemi hasur raste të papërgjegjshmërisë, të papjekurisë dhe të mungesës së sensit të shtetit, por ato kanë mbetur në stadin e deklaratave polemizuese. Jo gjithmonë fjalët e gojës janë kthyer në projektligje të mbështetura fuqimisht, siç është rasti në fjalë i partisë numër një të opozitës, e cila po e çon marrëzinë deri në fund.

E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepse me propozime të tilla Edi Rama e kthen Partinë Socialiste te politika që ndoqi me Suden e kompaninë në vitin 1996, kur personat dorëzuan lekët e tyre në një sportel privat dhe u nxitën t’i kërkojnë në sportelin e Qeverisë.
E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepse me propozime të tilla Edi Rama po luan një rol keqedukues, pasi të gjithë biem dakord që shoqëria jonë ka shumë nevojë të kultivojë sensin e përgjegjësisë individuale për veprimet individuale dhe jo të mësohet të kërkojë përgjegjësitë e dështimit, vend e pa vend, te palët e treta, qoftë kjo palë edhe shteti. Nuk shkon që për faj të veprimeve të gabuara, gjë që ndodh në jetë, t’i mësojmë njerëzit që menjëherë t’i varen në qafë shtetit.
E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepse me propozime të tilla Edi Rama do të jepte shenjë për kompanitë shitëse dhe fermerët klientë që vitet e ardhshme të përmbyteshin me farë të keqe pa e vrarë shumë mendjen, sepse qartë e sigurt koston do ta hiqte shteti, e thënë ndryshe tatimpaguesi.E quaj papjekuri dhe papërgjegjshëmri, sepse me propozime të tilla Edi Rama do ta çojë Shqipërinë një hap më larg Europës dhe një vit më larg statusit të kandidatit, të cilin synojmë, pasi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në asnjë mënyrë nuk lejon që ndihma shtetërore të përdoret për favorizime në treg.
E quaj papjekuri dhe papërgjegjshmëri, sepse me propozime të tilla Edi Rama largon nga buxheti fonde të destinuara për rrugë, shkolla, ujësjellës, paga e pensione, për t’i çuar diku tjetër pa qenë nevoja, sepse këtë po e bën kompania përgjegjëse.

Ky propozim e bën qesharake forcën politike që e bart dhe unë i kuptoj fare mirë kolegët socialistë që kanë qenë në detyra qeveritare, të cilët nuk kanë dalë në përkrahje të kësaj nisme dhe kanë refuzuar të firmosin këtë projektligj të rrumpallës politike.

Ky populizëm ekstrem nuk e ka vendin në një parlament serioz dhe unë do ta ftoja zotin Rama ta tërheqë urgjentisht këtë projektligj, përndryshe do ta kenë të shkruar në ballë se janë krejt të paaftë të qeverisin.

22/09/08


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
Qeveria miraton Memorandumin e Mirėkuptimit me Malin e Zi dhe Kroacinė, pėr TAP. Kryeministri Berisha: Ky viti mė i rėndėsishėm pėr energjetikėn
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave