Shtabi Qendror i Emergjencave Civile njofton se që dje në mbrëmje është rivendosur në funksionim të plotë linja e tensionit të lartë Lezhë-Bushat.
Para disa ditësh, furtuna kishte rrëzuar 8 shtylla të tensionit të lartë, përpjekjet për zëvendësimin e të cilave, hasën në vështirësi nga kushtet e terrenit.
Me vënien në punë të kësaj linje, normalizohet furnizimi me energji elektrike i një rajoni të gjerë në zonën veriore të vendit dhe në zonën e Shqipërisë së Mesme.