Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave 12.03.09
 

Sot, mbledhja trajton një seri çështjes, ndër të cilët, unë do të veçoja së pari, rritjen e pragut të garantimit të depozitave. Trendi pozitiv i rritjes së kursimeve në bankat e vendit gjatë dy muajve të fundit inkurajon qeverinë që, së bashku, me bankat të rrisë garancinë e plotë për kursimet deri në 25 mijë euro të qytetarëve. Me këtë projektligj, qeveria shqiptare vendos një standard europian të garantimit të depozitave të qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria merr përsipër të garantojë mbi 80 përqind të të gjitha depozitave bankare, së bashku me bankën. Agjencia e Garantimit të Depozitave, e ngritur dhe që funksionon, do të ketë tashmë një fuqizim të ri të madh. Ky veprim, i propozuar nga Ministria e Financave, është shumë i arsyeshëm dhe i drejtë, vendim që lidhet direkt me rritjen progresive të nivelit të depozitave në bankat shqiptare.

 

Vendimi është, gjithashtu, i domosdoshëm për të garantuar edhe kursimet e emigracionit shqiptar. Ky vendim është me impakt shumë pozitiv për të gjithë emigrantët, të cilët depozitojnë në bankat e Shqipërisë paratë e tyre, duke i pasur 100 përqind të sigurta në masën deri në 25 mijë euro. Edhe ndrojtjet që ata mund të kenë në vendet e tjera ku jetojnë, këtu do të kenë një strehë të sigurt, një vendosje të sigurt për paratë e tyre.

 

Dua të përgëzoj me këtë rast Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë që, pas negociatave, kanë arritur bashkërisht në këtë vendim të dobishëm, të përgjegjshëm dhe të rëndësishëm për kursimet e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

 

Kjo mbledhje trajton edhe dy probleme të tjera shumë të rëndësishme. Ne jemi bërë dëshmitarë të një greve të paraplagjikëve, qytetarë këta që përbëjnë, ndofta, kontingjentin e qytetarëve më të rënduar. Qeveria ka pasur një qëndrim mbështetës konstant ndaj tyre. Pavarësisht nga përpjekjet për politizimin e saj dhe pavarësisht nga qëndrimet e individëve të caktuar që numërojnë nga 3-4 vila, qeveria në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk heq nga fokusi dhe nga vëmendja qytetarët me paaftësi të shkallëve të ndryshme, në radhë të parë paraplegjikët.

 

Në këtë kontekst, unë dua të informoj qytetarët se lidhur me diskutimin për naftën, qeveria u akordon atyre gratis sasinë e naftës që ju akordohet deputetëve të Kuvendit, pra, rreth 80 litra naftë në muaj. Ndërkohë që qeveria ka gjetur një kuotë prej 60 litrash. Mendoj se kjo masë është për t’u përshëndetur dhe jo për t’u qortuar.

 

Qeveria akordon për paketën higjeno-sanitare të tyre shumën prej 120 mijë lekë, kundrejt vetëm 90 mijë lekë që ia akordonte qeveria e mëparshme. Dhe sërish, me vendimin e sotëm, ne e rrisim këtë paketë në shumën 160 mijë lekë, pra, me mbi 80 përqind nga vlera që ne gjetëm prej gjithsej 90 mijë lekë.

 

Qeveria e konsideron, gjithashtu, plotësisht të drejtë kërkesën e tyre që personi kujdestar të gëzoi sigurimin shoqëror dhe kjo do të vendoset menjëherë. Qeveria ofron për këta persona pensionin bazë minimal të qytetit dhe nuk mund të tejkalojmë çdo lloj limiti, por gjykoj se, për kushtet e vendit, ne kemi treguar ndjeshmëri maksimale dhe sërish do të tregojmë ndaj tyre.

 

Natyrisht, disa politizime që ne konstatuam ishin shumë të padenja që përpiqen të nxjerrin përfitime politike nga këta njerëz, të goditur nga një problem madhor, një gjë çnjerëzore dhe e turpshme. Mesazhet që dërgonin përfaqësues kryesorë të opozitës ndaj tyre, duke i shtyrë drejt sakrificave, në një kohë kur ne po bënim përllogaritjen, është vërtet një gjë shumë e rëndë. Megjithatë këto probleme marrin përgjigjen më të mirë sot me vendimin e qeverisë dhe ju siguroj se qeveria me këto ndryshime rrit për këtë kontingjent me mbi 60 përqind trajtimin e tyre, krahasuar me vitin 2005.

 

Zotërinj ministra,

 

Sot ne miratojmë përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe bonusin përkatës për dhënien me koncesion për 9 hidrocentrale të tjera, “Labinot Fushë”, “Shutinë”, “Ostren i Vogël”, “Gomsiqe 1, 2 dhe 3”, “Lingjancë” dhe “Fushë Arrëz”.

 

Historia dy vjeçare 2007-2009 e këtij procesi është një nga historitë më të suksesshme jo vetëm për  Shqipërinë, por një sukses mbase i papërsëritshëm në historinë e tregut. Në një proces tërësisht të hapur, duke pasur si qeveri vetëm 2 objektiva: të mbrojmë interesin publik në shfrytëzimin e ujit dhe mjedisit, si dhe duke ia autorizuar gjithçka tjetër  sektorit privat, ia kemi dalë që në këtë hark kohor shumë të shkurtër, të firmosim rreth 50 kontrata. Ndër to, ka kontrata me investim prej 1 miliardë euro, siç është  Kaskada e Devollit, 140 milionë euro hidrocentrali i Ashtës dhe dhjetëra hidrocentrale të tjera. Puna e bërë do të bëjë të mundur që kjo qeveri, gjatë këtij viti, të mund të firmosë rreth 120 kontrata. Them kjo qeveri, sepse zëdhënësit e asaj qeverie që imagjinon të vijë, deklarojnë se ne do t’i anulojmë të gjitha këto. Sigurisht që zgjedhësit dhe populli duan punë, dritë, energji. Nuk ka shqiptarë që  dëshiron t’i shohë ujërat e vendit të derdhen të fjetura në det, pa vlerë. Ne rikujtojmë Shekspirin kur shkruan se; kur  njëri fle, tjetrin e han vreri. Si mund të ngrihen ata kundër këtyre nismave? Ky është interesi i të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët kanë nevojë për punë. A mund t’i thuash Gramshit se do të anulohet projekti që punëson minimumi 7 mijë punonjës?  A mund t’i thoni Bushatit se do të anulohet projekti, në të cilin punësohen qindra e qindra punëtorë, do të anulohen 50 kontrata, të cilat punësojnë 30 mijë shqiptarë dhe 15 prej të cilave inaugurohen gjatë këtyre ditëve në vijim? Nuk ka deklaratë më absurde. Këto deklarata bëhen kur të verbon xhelozia, sepse xhelozia është ndjenja më e fuqishmja për të verbuar.

 

Në listën e vendimeve të sotme është edhe miratimi i fondit shtesë për përballimin e shpenzimeve për përgatitjen e listave të votuesve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm.

 

Gjithashtu, miratohet vendimi për një kompensim të mëtejshëm të dëmeve të krijuara nga shpërthimi në Gërdec, pas rillogaritjeve dhe përllogaritjeve që janë bërë. Ne qëndrojmë të vendosur, ashtu siç edhe keni konstatuar, për rikthimin në një nivel tjetër të ri të infrastrukturës, të ndërtimit të banesave dhe gjithçkajeje tjetër në zonën e traumatizuar. Kemi bindjen se drejtësia do të thotë fjalën e saj. Ndërkohë opozita ka shpallur manipulimin me fatkeqësinë e të vdekurit, por kjo mbetet zgjedhja e saj. Nuk mendoj se mund të hapet fushata elektorale me mitingje mortore. Të hapësh fushatën elektorale me mitingje mortore, do të thotë se merr përsipër një përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndë, dhunimin e një kodi që është i shenjtë për shqiptarët.   

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave