Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen e qeverisė, pėr zhvillimet dhe problematikat nė fushėn e bujqėsisė
 

Zotërinj ministra,

 

le të urojmë dy ministrat e rinj që marrin pjesë sot në mbledhjen e qeverisë, sukse dhe punë të mbarë.

 

Në mbledhjen e sotme dëshiroj të ndalem në problematikën e rëndësishme të prodhimit bujqësor, rritja e të cilit është e një rëndësie kapitale. Natyrisht, ajo është dhe do mbetet gjithnjë vepër e fermerëve, por është në detyrimin e qeverisë të bëjë çdo gjë të kontribuojë, lehtësojë dhe mundësojë rritjen e këtyre prodhimeve.

 

Lajmi shumë i mirë ishte lajmi që dha dje Ministria e Bujqësisë, sipas së statistikave të saj, ka një rritje prej 31 përqind të eksporteve bujqësore në gjashtë mujorin që kaloi, krahasuar me gjashtë mujorin e një viti më parë. Në këtë rritje, disa artikuj kanë kërcim, pra, rritje shumë të madhe dhe kjo është shumë pozitive. Kështu, ka një rritje me 2.6 herë në vëllim dhe me 300 përqind në vlerë në eksportin e perimeve. Kjo tregon se politika jonë e stimulimit të serave në tërësi dhe e serave të diellit në veçanti është plotësisht e justifikueshme dhe duhet të vazhdojë me këmbëngulje. Po ashtu, ka një rritje të ndjeshme mbi 300 përqind të eksportit të frutave. Nga 202 ton që janë eksportuar në gjashtë muaj vitin e kaluar, ka arritur në 646 ton, pra, me një rritje prej 300 përqind. Një rritje kjo, sigurisht premtuese, që mund dhe duhet të bëhet sa më shpejt 10 herë më e madhe se aktualisht. Sidoqoftë, një gjë dëshmon qartë se përpjekja jonë për të nxitur subvencionimin ka bërë që mijëra apo dhjetëramijëra hektarë tokë frutikulturë të japin rezultatin e vet të pamohueshëm. Me hyrjen në prodhim të pemëtoreve të reja ka trefishim të prodhimit. Është e domosdoshme që këto drejtime të forcohen, të potencohen dhe të jenë ndër drejtimet më kryesore.

 

Rritje të cilësuar me 48 përqind në vëllim dhe 44 përqind në vlerë kanë bimët mjeksore. Por potencialet këtu janë 10 herë më të mëdha. Tregu i tyre është një nga tregjet më të sigurt. Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë gjithçka për nxitjen e kultivimit të tyre, për shtimin e sipërfaqeve me këto bimë. Ne duhet të subvencionojmë, të përfshijmë në skemë, të nxisim dhe inkurajojmë mbjelljen e tyre. Shqiptarët duhet ta dinë se flora e tyre është ndër më të pasurat në Europë e në botë. Ka ndër bimët aromatike të këtij vendi që në peshë të thatë shkojnë një me një me floririn. Ndaj është shumë e rëndësishme që Qendra e Transferimit të Teknologjive dhe Instituti Bujqësor ta trajtojnë me seriozitetin më të madh problemin e bimëve medicinale, bimëve aromatike. Mund të mos jenë bimë mediciale, por janë aromatike dhe kanë destinacione të tjera. Ndaj është e domosdoshme një politikë më agresive në mbarë vendin për të nxitur kultivimin dhe mbledhjen e tyre.

 

Është e domosdoshme, gjithashtu, të bëhet një përkujdesje shumë e madhe për boronicën, e cila është tërësisht e braktisur. Shpatet e të gjitha maleve të Shqipërisë janë në tërësi, në një lartësi të caktuar e sipër, çka i bën terenet më të shkëlqyera për t’i mbjellë. Por nuk ekziston as edhe përpjekja më e vogël në këtë drejtim, ndërkohë që tregu i boronicës dhe vetitë e saj, që nga lashtësia e gjer më sot, janë ndër më të njohurat e më të çmuarat. Ne kemi male, por boronica nuk kemi. Ndaj është e domosdoshme që të ndërmerret një projekt kombëtar, për mbjelljen e sa më shumë të tyre. Natyrisht, ato mbijnë edhe vetë, por edhe kultivohen. Në çdo pllajë të një lartësie të caktuar, boronica mund të jetë omniprezente. Ministria e Bujqësisë dhe Instituti Bujqësor të mos i lënë ‘jetimë’, ndaj duhet një ndryshim shumë i shpejtë  në këtë drejtim. Ka studimeve të panumërta, sipas të cilave, boronica bashkë me shegën qëndron në krye për antioksidantët, ‘eliksiri i jetës’ dhe nuk ka asgjë që t’i afrohet më shumë eleksirit, sesa antioksidantët që shtyjnë përjetësisht plakjen. Pra, është e domosdoshme të kemi një program sa më intensiv. Edhe boronicat që mblidhen eksportohen, sepse këtu nuk ka as edhe treg për to. Kështu që është e domosdoshme të punohet në drejtim të tyre.

 

Po ashtu, ka një rritje të pjeprit, bostanit, në vlerë 46 përqind. Në fakt, mund të ishte 400 përqind, por kjo kërkon që fshatarët të krijojnë shoqata. Aty ku krihojen shoqata, ka pasur rezultate të shkëlqyera në eksportin e tyre, si në  Bushat, në Myzeqe, Divjakë e disa zona të tjera. Ndaj ne duhet t’i inkurajojnë ata. Unë e kuptoj frenimin psikologjik që kanë fshatarët tanë të krijojnë shoqata, për shkak të së shkuarës së zezë në kooperativa bujqësore. Por duhet t’u bëhet e qartë se nuk ka asnjë lloj krahasimi midis atyre formave të mjerimit dhe varfërimit të njeriut, me format e reja që u japin mundësi prodhimeve më të prodhimeve më të mëdha, pasurimit e mëkëmbjes më të shpejtë. Ndaj me punë individuale duhet të përpiqemi që t’i bindim për të krijuar sipërfaqe më të mëdha.

 

Problem shumë serioz del problemi i peshkëzimit, i cili ka ‘mbetur jetim’. Shqipëria është një vend që ka 640 rezervuara artificiale dhe po kaq liqej. Detyrimisht, zoti Ministër i Mjedisit, peshkëzimi i tyre do përfshihet në skemën e subvencionit.  Së pari, duhet të inkurajojmë e të stimulojmë fermat e rasatit të peshkut të ujërave të ëmbla. Ka tre ferma, por nuk ua blen askush rasatin. Ky është një problem shumë serioz, sepse ujërat i kemi dhe peshkëzimi nuk bëhet. Ministria duhet të ketë projekt të peshkëzimit të të gjitha liqejve e rezervuareve të vendit. Ne duhet të kompensojmë sa më shpejt kohën që kemi humbur, vakumin që kemi krijuar në peshkëzimin konstant të tyre. Në kaskadën e Drinit, një nga rezervuaret më të mëdha, secili nga liqejtë e saj duhet çdo vit, të marrë miliona rasat peshku. Por janë 640 rezervuare, nga të cilët 240  janë në administrim nga komunat. Do të bëhet skema e dhënies me koncesion të peshkëzimit dhe stimulimit të peshkëzimit të tyre. Përveç liqenit të Ohrit, diçka edhe në Prespë, ne nuk kemi një praktikë të qëndrueshme peshkëzimi në ujëra të tjera. Detyrimisht edhe në Shkodër, në Bunë dhe në të gjithë ujërat e tjera. Ne kemi një potencial shumë të madh ujërash të brendshme. Sigurisht, do të nxisim fermat e peshkut edhe në det. Duhet të bëjmë çmos, me politika nxitëse, për ushqimin dhe zhvillimin e fermave, por nuk duhet të injorojmë as edhe një rezervuar të vogël, kudo. Jo vetëm për fermat ekzistuese, por të nxiten ferma të tjera e të stimulohet rritja e kapaciteteve të tyre. Ne kemi  speciet dhe varietet më të mira të peshkut të ujërave të ëmbla. Ndaj, në bashkëpunim me komunat, duhet të funksionojë një mekanizëm peshkëzimi në kohën e duhur, të të gjithë liqeneve dhe rezervuareve të vendit.

 

Rritja e prodhimeve bujqësore është me rëndësi të jashtëzakonshme, për të mundur të balancojmë bilancin tregtar të vendit. Sikundër është e një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse 50 përqind të popullsisë, ne e kemi në zonat rurale. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që t’i nxisim, inkurajojmë që të krijojnë të ardhura, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale e të efekshme tokën e pakët bujqësore që kemi, t’i nxisim që të marrin sa më shumë të jetë e mundur tokë nga kodrat e malet e vendit për arrorë, bimë mjeksore, ullishte e kultura të tjera. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë parasysh çdo minutë, çdo orë e çdo ditë, se jemi vendi me sipërfaqen e tokës bujqësore më të paktë për frymë në Europë, gjithsej 1800 metër katror për frymë. Atëherë, duhet të bëjmë gjithçka që ta shtojmë këtë sipërfaqe, duke marrë nga kodrat, shpatet dhe luginat që nuk janë bujqësore.

 

***

 

Në rendin e ditës ka disa vendime shumë të rëndësishme, ndër të cilat do të veçoja dy vendime që propozon Ministria e Ekonomisë, për linjat e interkonjeksionit Shqipëri-Itali. Në projektin Shqipëria - superfuqi energjetike në rajon, në kuadrin e një zhvillimi shumëplanësh të këtij vendi linjat e interkonjeksionit me Italinë kanë një rëndësi parësore. Këto ditë, ne do të inaugurojmë linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi dhe në një hark kohor shumë të shkurtër fillon ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Prishtinën dhe më pas, me Shkupin. Por, natyrisht, linjat e interkonjeksionit me Italinë kanë një rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi tregu italian është një nga tregjet energjetike më të fuqishme të Europës. Sidomos me referendumin e  fundit, me të cilin u votua kundër përdorimit të energjisë nukleare si burim energjie, mbetet që të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimet energjitike dhe eksportin e energjisë. Këto dy linja interkonjeksioni janë jashtëzakonisht të rëndësishme në perspektivën e shndërrimit të Shqipërisë superfuqi e vogël energjetike rajonale.

 

 

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave