|
PERMBAJTJA
I. SHQIPËRIA EUROPIANE. VIZIONI DHE SYNIMET THELBËSORE
II. OBJEKTIVAT DHE REFORMAT KRYESORE TË QEVERISË SË INTEGRIMIT
EUROPIAN
II.1. FORCIMI I DEMOKRACISË DHE SHTETIT LIGJOR. ARRITJA E STANDARTEVE
TË PRAGUT TË ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EUROPIAN
II.1.1. PËRSOSJA E SISTEMIT DHE ADMINISTRIMI ZGJEDHOR. KUVENDI.
Reforma e sistemit zgjedhor dhe e administrimit të zgjedhjeve
Kuvendi, institucioni i përbashkët i maxhorancës dhe opozitës
në shërbim të progresit të vendit dhe anëtarësimit
në Bashkimin Europian
II.1.2. SIGURIA PUBLIKE DHE DREJTËSIA. FORCIMI DHE EFIKASITETI
I SISTEMIT TË RENDIT PUBLIK DHE DREJTËSISË.
Rendi dhe siguria publike dhe individuale. Parandalimi dhe zbulimi i krimeve.
Fuqizimi i mëtejshëm i strukturave të rendit dhe sigurisë
publike.
Vazhdimi i reformave në sistemin e drejtësisë si garanci
për gëzimin i e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor.
Garantimi dhe zhvillimi i të drejtave themelore të individit.
Prona. Liria e Informimit. Harmonia Fetare. Te drejtat e minoriteteve
Shqipëria, partnere e Rendit, Sigurisë Publike dhe Drejtësisë
Europiane
II.1.3. QEVERISJE EFEKTIVE, TRANSPARENTE DHE NË SHËRBIM TË
QYTETARËVE. VAZHDIMI I REFORMIMIT TË ADMINISTRATËS QËNDRORE
E VENDORE. ADMINISTRATE NË DIETË.
Vazhdimi i reformave në administratën qëndrore. Administratë
e vogël dhe efiçiente
Vazhdimi i delegimit të kompetencave në qeverisjen vendore.
Demokracia dhe përgjegjshmëria vendore.
Formësimi i një administrate civile në standartet europiane.
Përmirësimi i cilësive të proçesit administrativ
në funksion të cilësisë së shërbimeve dhe
të të drejtave të qytetarëve.
II.1.4. SHQIPËRIA DIXHITALE. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT NË
SHËRBIM TË DEMOKRACISË, LIGJIT, DREJTËSISË DHE
QEVERISJES.
II.1.5. RRITJA E BESUESHMËRISË SË QYTETARËVE TEK
SHTETI. REDUKTIMI I KORRUPSIONIT. PARANDALIMI DHE NDËSHKIMI.
Parandalimi nëpërmjet reformave, balancimit të pushtetit
dhe transparencës së vendimmarrjes
Ndëshkimi ligjor i rasteve korruptive
Bashkëpunimi me shoqërinë në luftën kundër
korrupsionit
II.2. ZHVILLIMI I SHPEJTË I QËNDRUESHËM DHE I BALANCUAR
EKONOMIKISHT. NISMA E LIRË DHE PUNËSIMI
II.2.1. TREG I HAPUR DHE FUNKSIONAL NË STANDARTET EUROPIANE
II.2.2. KONSOLIDIMI I NATYRËS NXITËSE TË SISTEMIT FISKAL.
TAKSA TË ULTA PËR MË SHUMË INVESTIME DHE PUNËSIM
Konsolidimi i modelit të taksës së sheshtë. Vazhdimi
i reformës fiskale. Krijimi i lehtësirave dhe nxitësave
të tjerë fiskale.
Administrimi efiçient, transparent, i thjeshtë dhe i ndershëm
i sistemit tatimor në shërbim të biznesit. Edukimi fiskal.
II.2.3. SHPENZIMET PUBLIKE TË ORIENTUARA NË SHËRBIM TË
ZHVILLIMIT EKONOMIK. TRANSPORTI. ENERGJIA. UJI
Vazhdimi i investimeve të integruara në rrjetin ndërlidhës,
kombëtar, rajonal e vendor të transporteve
Shqipëria fuqi energjetike në Ballkan. Investime publike dhe
partneriteti publik privat në sistemin energjetik.
Sistem komunikimi dhe informimit modern, i lehtë, i lirë dhe
me penetrim të lartë. Roli rregullator dhe nxitës i shtetit.
Furnizim 24 orë me ujë të pishëm. Investime masive
në ujësjellësa, kanalizime dhe në trajtimin e ujërave
të zeza.
Mjedise të çliruara nga mbetjet e ngurta. Investime masive
publike dhe nxitje e partneritetit publik privat.
II.2.4 VAZHDIMI I REFORMAVE RREGULLATORE PËR NJË SISTEM TË
LEHTËSUAR TË REGJISTRIMIT, LIÇENCIMIT DHE INSPEKTIMIT
TË BIZNESEVE
II.2.5. PËRDORIMI EFIÇIENT I BURIMEVE PUBLIKE PËR SEKTORËT
MË PREMTUES TË EKONOMISË
Politikat dhe mbështetja specifike për bujqësinë dhe
agroindustrinë
Politikat dhe mbështetja specifike për turizimin
Politikat dhe mbështetja specifike për zhvillimin industrial.
Eksportet dhe investimet e huaja
II.2.6. ROLI I SHTETIT NË SIGURIMIN E NATYRËS SË QËNDRUESHME
DHE TË BALANCUAR TË RRITJES EKONOMIKE.
Mbrojtja e cilësisë së mjedisit dhe përdorimi i
qëndrueshëm i burimeve natyrore
Politikat dhe mbështetja për një zhvillim të balancuar
rajonal
II.2.7 ROLI I SHTETIT NË NXITJEN E PUNËSIMIT
Shtimi i vendeve të punës nëpërmjet zhvillimit ekonomik
në tërësi
Përdorimi i programeve efiçiente të nxitjes së punësimit
II.2.8. STABILITETI MAKROEKONOMIK SI GARANCI E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË
VENDIT
Parametrat makroekonomike optimale.
Menaxhimi buxhetor. Balancimi i të ardhurave me shpenzimet. Harmonizimi
i politikave fiskale me ato monetare
II.3. ZHVILLIMI NJERËZOR NË NIVELET EUROPIANE. ARSIMI, SHËNDETËSIA,
KULTURA DHE SPORTET
II.3.1. SHOQËRIA E DIJES. ARSIMIM MASIV, I VAZHDUESHËM E CILËSOR
NË NIVELET EUROPIANE
Masivizimi i arsimit. Zgjerimi i pjesëmarrjes në arsimin e
mesëm, profesional dhe universitar.
Rritja e cilësisë së arsimimit. Arsimin në funksion
të shoqërisë demokratike, tregut, punësimit dhe qytetarisë
europiane.
Rritja e shpenzimeve në arsimin publik dhe inkurajimi i arsimit privat.
II.3.2. REFORMIMI RRËNJËSOR I SISTEMIT SHËNDETËSOR.
AKSESI, CILËSIA DHE GARANTIMI I BURIMEVE FINANCIARE
Zbatimi i reformës tërësore në sistemin shëndetësor
Investime masive në kujdesin parësor, spitalor dhe në parandalimin
e sëmundjeve
Financimi i sistemit shëndetësor. Financimi publik dhe nxitja
e nismës private
Edukimi dhe promocioni shëndetësor
II.3.3. KULTURA NË SHËRBIM TË MIRËQËNIES, ZHVILLIMIT
DHE INTEGRIMIT EUROPIAN
Vazhdimi i reformimit të institucioneve kulturore
Rritja e mbështetjes me fonde publike për veprimtari dhe produkte
kulturore
Mbështetja e nismave private e komunitare
II.3.4 SPORTET DHE KULTURA SPORTIVE
Zgjerimi dhe forcimi i kulturës sportive
Reformimi i institucioneve federative të sportit
Rritja e konkurrueshmërisë së sportit shqiptar
II.4. ZGJERIMI DHE FORCIMI I NATYRËS SOCIALE TË SHTETIT. PËRKRAHJA,
SOLIDARITETI DHE DREJTËSIA SOCIALE PËR SHANSE TË BARABARTA
II.4.1. PENSIONE DINJITOZE. REFORMA E SISTEMIT TË SIGURIMEVE SHOQERORE.
Reformimi i sistemit të kontributeve shoqërore sipas modelit
miks. Vazhdimi i rritjes së pensioneve
Nxitja e nismës private në fushën e sigurimeve
II.4.2. MBËSHTETJA AKTIVE E KATEGORIVE SOCIALE DHE INDIVIDËVE
NË NEVOJË
Reduktimi i varfërisë nëpërmjet politikave te mbështetjes
aktive
Përkrahje aktive dhe integruese për individëd me aftesi
të kufizuar
Përkrahja e viktimave krimit dhë te gjakmarrjes
II.4.3. VAZHDIMI I KOMPENSIMIT TË ISH TË PËRNDJEKURVE
I.4.4. NXITJA E BARAZISË GJINORE
II.4.5. KUJDESI PER FEMIJET DHE PËR MOSHËN E TRETË
II.4.6. KUJDESI PËR KOMUNITETET ETNO-KULTURORE
III. SIGURIA KOMBËTARE. SHQIPËRIA ANËTARE E NATOS KONTRIBUON
NË SIGURINË DHE PAQEN GLOBALE
III.1. FUQIZIMI DHE MODERNIZIMI I MËTEJSHËM I FORCAVE TË
ARMATOSURA
III.2. SHQIPËRIA, ANËTARE E NATOS, KONTRIBUON NË SIGURINË
DHE PAQEN GLOBALE
IV. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA
FAKTOR I RËNDËSISHËM I PAQJES E STABILITETI
IV.1. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA,
FAKTOR PAQEJE E STABILITETI
IV.2. POLITIKA E JASHTËME NË SHËRBIM TË INTEGRIMIT
TË BALLKANIT DHE FQINJËSISË SË MIRË
IV.3. SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT
V. SHQIPËRIA NË PRAGUN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN
EUROPIAN
V.1. ZBATIMI I PLOTE I MARRVESHJES SE STABILIZIM ASSOCIJIMIT.
V.2. ARRITJA E STANDARTEVE EUROPIANE TE PRAGUT TE ANETARESIMIT
V.3. MANAXHIMI EFEKTIV I PROCESEVE PERGATITORE, NEGOCIUESE DHE RAPORTUESE
TE ANETARESIMIT NE BASHKIMIN EUROPIAN
V.4. LOBIMI EFEKTIV PRANE FAKTOREVE DETERMINANTE EUROPIANE.
V.5. PERMIRESIMI I VAZHDUESHEM I IMAZHIT TE SHQIPERISE NE OPINIONIN
PUBLIK EURTOPIAN
I. SHQIPËRIA EUROPIANE. VIZIONI DHE SYNIMET THELBËSORE
Zgjedhjet e 28 qershorit shënuan progres të qënësishëm
për konsolidimin demokratik të vendit dhe për vazhdimësinë
e reformave integruese të tij. Këto zgjedhje prodhuan një
maxhorancë të re qeverisëse që konsiston në një
koalicion me bazë të gjerë të forcave politike të
djathta e të majta.
Ky koalicion, që ka në themel të tij Partinë Demokratike
dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, u krijua: Duke vlerësuar
me përgjegjshmëri politike dhe patriotizëm rezultatin zgjedhor
dhe nevojën për një qeverisje të qëndrueshme
dhe efektive për të përballuar sfidat integruese të
vendit;
Duke kuptuar nevojën e bashkëpunimit bipartizan e të
përgjegjshëm politik, mirëkuptimit mbarëshoqëror,
dhe nevojën për integrimin social dhe eleminimin e polarizimit
të shoqërisë si rezultat i politikës konfliktuale;
Duke gjykuar se kjo ishte alternativa e vetme që ruante stabilitetin
politik në vend dhe vazhdimësinë e proçesit integrues,
në mënyrë të veçantë, objektivat specifike
afatshkurtra të tij, si lëvizja e lirë e qytetarëve
shqiptarë;
Me këtë përgjegjësi historike, ky koalicion i gjerë
i jep jetë dhe mbështet Qeverinë e Integrimit Europian
dhe angazhohet për vazhdimin me hapa të sigurtë dhe ritme
të përshpejtuara të proçeseve integruese me synimin
e përgatitjes për anëtarësim të Shqipërisë,
brënda mandatit katërvjeçar të kësaj qeverisjeje,
dhe sigurimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve
në hapësirën Shengen brënda vitit të parë
të mandatit qeverisës.
Maxhoranca e re dhe Qeveria e saj e Integrimit Europian
Vlerësojnë me realizëm progresin dhe arritjet e mëdha
të Shqipërisë në drejtim të demokracisë
dhe shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik e social dhe në proçeset
integruese që kulmuan me anëtarësimin në NATO, ratifikimin
e Marrveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në dorëzimin
e kërkesës për vend anëtar në Bashkimin Europian.
I njohin në thellësi problemet dhe distancat që na
ndajnë nga arritja e synimit tonë madhor, anëtarësimi
në Bashkimin Europian
Peshojnë faktorët mbështetës e burimore dhe ndjejnë
optimizmin dhe forcën e shoqërisë shqiptare për t’u
përballur me sfidat e integrimit europian
I janë mirënjohës Bashkimit Europian, çdo vendi
anëtar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe
Partnerëve të tjerë ndërkombëtare për
mbështetjen bujare e të gjithanshme, që kanë dhënë
e kanë premtuar për arritjen e synimit tonë madhor, atë
të anëtarësimit në Bashkimin Europian
Ndaj, kjo maxhorancë dhe Qeveria e saj e Integrimit Europian kanë
besimin e plotë se janë të gjitha mundësitë
për arritjen e objektivave tona kombëtare integruese.
Realizimi i këtyre objektivave, kërkon konsolidimin e sistemit
tonë demokratik, që do të thotë që opozita
të luajë rolin e saj të opozitës së fortë
e konstruktive por edhe të bashkëpunimit për çështjet
e mëdha integruese. Maxhoranca dhe Qeveria e saj e Integrimit Europian
është e gatshme për çdo mundësi dialogu,
konsultimi, debati e bashkëpunimi parlamentar me opozitën
e sotme për t’u bërë edhe ajo pjesë e suksesit
në arritjen e standarteve europiane të Shqipërisë.
Në këtë mënyrë mund të maksimizohet energjia
e mbarë shoqërisë shqiptare në përballimin
e sfidës se integrimit europian të vendit.
Programi i Qeverisë së Integrimit Europian ofron
tërësinë e objektivave, reformave e masave, të gjitha
të lidhura e që ushqejnë arritjen e objektivit përgatitjes
së vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon plotësimin
e kritereve politike, kritereve ekonomike dhe plotësimin e standarteve
europiane në një numër të gjerë fushash e sektorësh.
Programi i Qeverisë së Integrimit Europian përcakton
objektivat parësore dhe reformat e masat për arritjen e qëndrueshme
të tyre.
Forcimi i demokracisë, i zbatimit të ligjit dhe garantimi
i të drejtave themelore mbështeten në vazhdimin e reformave
të mëdha institucionale e ligjore, forcimin e kapaciteteve
menaxhuese e administrative, modernizimin e shtetit, rritjen e transparencës
dhe përgjegjshmërisë publike, të cilat së bashku
përbëjnë drejtimin më prioritar të angazhimeve
reformuese të Qeverisë së Integrimit Europian.
Zhvillimi ekonomik i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i
balancuar kërkon arritjen e standarteve europiane të tregut
të lirë e konkurrencës së ndershme dhe mobilizimin
e përdorimin efiçient të burimeve publike e private
në funksion të këtij modeli zhvillimi. Zhvillimi ekonomik
dhe punësimi janë baza e mirëqënies shoqërore
dhe e reduktimit të ndjeshëm të varfërisë.
Politikat ekonomike, fiskale e sektoriale të Qeverisë së
Integrimit Europian adresojnë dhe mundësojnë arritjen
e këtyre synimeve.
Integrimi dhe zhvillimi kërkon dhe mbështetet në burimin
njerëzor. Në veçanti, arsimimi masiv e cilësor
në nivelet europiane është kusht bazë dhe do mbështetet
nga vazhdimi i reformave arsimore dhe alokimi gjithnjë e më
i lartë i burimeve financiare të përcaktuara në
program. Reformat e sistemit shëndetësor, të mbetura
relativisht mbrapa, janë një tjetër drejtim prioritar
i programit të Qeverisë së Integrimit Europian.
Nga zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë duhet dhe mund
të përfitojnë të gjithë shqiptarët. Ndaj
dhe programi i Qeverisë së Integrimit Europian merr tipare
të forta të mbështetjes aktive, solidaritetit social
dhe drejtësisë sociale. Çdo kategori sociale apo individ
do të gëzojë mbështetje në mënyrë
që të përfshihet e të bëhet pjesë e rrugës
tonë drejt Europës.
Integrimi Europian i Shqipërisë, tashmë anëtare
edhe e NATO-s, kërkon forcimin në vazhdimësi të
rolit konstruktiv e kontributiv të Shqipërisë për
Paqen, Prosperitetin dhe Sigurinë Globale e në veçanti
në rajonin tonë të Ballkanit. Maxhoranca dhe Qeveria
e saj e Integrimit Europian angazhohen të vazhdojnë rrugën
e suksesshme dhe tepër pozitivisht të vlerësuar të
Shqipërisë në këtë drejtim e ta zhvillojnë
atë më tej duke rritur besimin e partnerëve tanë
europianë për seriozitetin, rëndësin dhe përkushtimin
e Shqipërisë ndaj vlerave të qytetërimit e demokracisë.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian është
një proçes i gjithanshëm, i përditshëm dhe
i vazhdueshëm. Ai kërkon menaxhim të përgjegjshëm
e të përkushtuar, ndershmëri raportuese, aftësi
negociuese, inteligjencë lobuese. Ndaj forcimi i kapaciteteve,
koordinimi i rolit dhe detyrave të institucioneve shtetërore,
përfshirja e harmonizuar e faktorëve politike e shoqërore
në këto proçese janë drejtime që adresohen
në Programin e Qeverisë së Integrimit Europian.
Programi i Qeverisë së Integrimit Europian është
bazuar në konvergjencën e programeve elektorale të forcave
përbërëse politike, është në harmoni me
Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim si dhe
ka reflektuar vlerësimet dhe sugjerimet e partnerëve tanë
ndërkombëtare dhe angazhimet e përbashkëta të
ndërmarra, në veçanti ato të raportit të
progresit të Komisionit Europian dhe të detyrimeve dhe angazhimeve
të ndërmarra në kuadrin e marrëveshjes së Stabilizim
Asocimit.
Programi i Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë
nga Qeveria e Integrimit Europian është i hapur për kontributet
e deputetëve, në veçanti të opozitës, si
dhe të të gjithë faktorëve e aktorëve të
shoqërisë shqiptare. Pasurimi i tij, përgjatë diskutimeve
parlamentare por edhe jashtëparlamentare, është më
shumë se i mirëpritur dhe do të gjejnë pasqyrimin
e tyre të duhur në programin përfundimtar.
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Europian angazhohen për
zbatimin e plotë të këtij programi, do të jenë
tërësisht të hapura dhe do të nxisin monitorimin
e vlerësimin e performancës zbatuese nga çdo aktor
politik e shoqëror i interesuar si dhe nga partnerët tanë
europianë.
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Europian besojnë se
pavarësisht nga interesat e ndryshme politike, programi i paraqitur
do të gëzojë mbështetjen e të gjithë faktorëve
dhe aktorëve realisht të interesuar e të angazhuar në
zhvillimin dhe integrimin e vendit përgjatë zbatimit të
tij. Qevëria ka bindjen se ajo dhe programi i saj do të gjejnë,
si gjithnjë mbështetjen e Bashkimit Europian e vendeve anëtare,
Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të partnerëve
të tjerë të Shqipërisë.
II. OBJEKTIVAT DHE REFORMAT KRYESORE TË QEVERISË
SË INTEGRIMIT EUROPIAN
II.1. FORCIMI I DEMOKRACISË DHE SHTETIT LIGJOR. ARRITJA
E STANDARTEVE TË PRAGUT TË ANËTARËSIMIT NË
BASHKIMIN EUROPIAN
Shqipëria ka bërë progres thelbësor në forcimin
e demokracisë dhe shtetit ligjor. Progresi i arritur mundësoi
anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, përmbylljen
e proçesit të ratifikimit të Marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit dhe afrimin e perspektivës së anëtarësimit
të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Progresi është matur dhe vlerësuar nga institucione
ndërkombëtare tërësisht objektive dhe jashtë
çdo paragjykimi. Në veçanti progres raportet e përvitshme
të Komisionit Europian si edhe raportet monitoruese e vlerësuese
të Qeverisë Amerikane apo të institucioneve të tjera
si OSBE, Këshilli i Europës, Banka Botërore, Transparenca
Internacional etj kanë evidentuar me indikatorë të matshëm
progresin e arritur.
Nga një vend i kategorisë “shteti i dobët”
disa vite më parë, Shqipëria është tashmë
një vend me demokraci dhe ligj të standarteve të vendeve
të NATO-s dhe të pragut të kandidatit për anëtar
në Bashkimin Europian.
Progresi i arritur është një bazë solide e garanci
se në pak vite Shqipëria mund të bëjë hapa
të tjerë përpara në arritjen e standarteve të
pranueshme për Bashkimin Europian. Ky është edhe synimi
i Qeverisë së Integrimit Europian.
Ndaj, reformat e mëdha demokratizuese dhe ligjore do të vazhdojnë
të përbejnë një nga drejtimet më prioritare
të programit dhe përpjekjeve të qeverisë. Qeveria
do të vazhdojë këto reforma të nisura me qëllim
që të arrihen nivelet më të larta të drejtësisë
dhe shkallës së zbatimit të ligjit, të luftës
kundër krimit e korrupsionit, të sigurisë së kufijve,
të garancive të të drejtave themelore të njeriut
si kushte të progresit të vendit, të liberalizimit të
vizave dhe fitimit të statusit të vendit kandidat për
Bashkimin Europian.
Të gjitha këto reforma e kanë të domosdoshme kontributin
e opozitës, ndaj maxhoranca dhe Qeveria e saj e Integrimit Europian
mirëpresin një kontribut të tillë.
II.1.1. PËRSOSJA E SISTEMIT DHE ADMINISTRIMI ZGJEDHOR.
KUVENDI.
Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 shënuan: “...një progres
të qënësishëm...”; “...plotësuan
angazhimet kryesore të OSBE...” “vlerësimi i përgjithshëm
për këto zgjedhje është pozitiv...”; “...nuk
pati prova për parregullsi në numërimin e votave, as
edhe në manipulimin e rezultateve.” Këto janë disa
nga vlerësimet e Raportit përfundimtar i OSBE/ODHIR.
Me zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Shqipëria ka lënë
pas njëherë e përgjithmonë kohën e zgjedhjeve
të manipuluara dhe legjitimitetit të cënuar të institucioneve
të dala prej tyre. Ato janë një fitore e demokracisë,
fitore e shqiptarëve.
Reforma e sistemit zgjedhor dhe e administrimit të zgjedhjeve
Megjithatë maxhoranca dhe qeveria është e vendosur të
vazhdojë anagzhimet drejt arritjes së standarteve më
të larta të zgjedhjeve dhe administrimit zgjedhor.
Maxhoranca është e gatshme që të ndërmerren:
modifikime të pranuara konsensualisht mbi sistemin aktual zgjedhor
të tilla që eliminojnë trajtimet e pabarabarta, diskriminative
dhe paragjykuese ndaj subjekteve politike.
përmirësime të administrimit zgjedhor të tilla
që eliminojnë politizimin e panevojshëm dhe/ose krijon
shanse të barabarta mes subjekteve politike në administrimin
e monitorimin e zgjedhjeve.
Ndërkaq, vazhdimi i modernizimit të teknologjisë zgjedhore
dhe përdorimi masiv i mjeteve elektronike të informimit e
komunikimit mbetet një drejtim prioritar i modernizimit të
administrimit e monitorimit zgjedhor që do të mbështetet
nga Qeveria me fonde të mjaftueshme.
Kuvendi, institucioni i përbashkët i maxhorancës
dhe opozitës në shërbim të progresit të vendit
dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian
“Kuvendi ka konsoliduar më tej rolin e tij si fokus i debatit
politik” theksohet në raport-progresin e Komisionit Europian
të vitit 2008.
Maxhoranca është e bindur dhe e vendosur që Kuvendi
të vazhdojë të forcojë rolin e tij kushtetues ku
diskutohen politikat dhe vendosen ligjet, ku jep llogari qeveria dhe
bëhet transparencë për publikun e gjerë e dëgjohen
pa diskriminim grupet e interesit.
Maxhoranca është e vendosur:
të kufizojmë imunitetet,
të shtojmë fondet dhe mjetet në dispozicion e modernizojmë
e forcojmë administratën në shërbim të Kuvendit
por edhe të shkurtojmë privilegjet e pamerituara dhe shpenzimet
e padobishme,
të rrisim mundesitë e opozitës për të diskutuar
dhe monitoruar qeverinë e për të kontribuar në reformat
e mëdha,
të hapim më shumë proçesin parlamentar për
publikun.
Maxhoranca është e gatshme të diskutojë e bashkëpunojë
me opozitën për të gjetur rrugë, mënyra e mjete
për një forcim të roleve të Kuvendit, të opozitës
dhe të çdo deputeti. Ne mirëpresim që opozita
të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të luajë
rolin e saj të pazëvendësueshëm në arritjen
e këtyre synimeve.
II.1.2. SIGURIA PUBLIKE DHE DREJTËSIA. FORCIMI DHE EFIKASITETI
I SISTEMIT TË RENDIT PUBLIK DHE DREJTËSISË.
Vazhdimi i reformavet në sistemin e institucioneve e ligjeve që
garantojnë rendin, sigurinë publike dhe të drejtat kushtetuese
do të përbëjë prioritetin e prioriteteve të
maxhorancës dhe Qeverisë së Integrimit Europian.
Rendi dhe siguria publike dhe individuale. Parandalimi dhe zbulimi
i krimeve. Fuqizimi i mëtejshëm i strukturave të rendit
dhe sigurisë publike.
Fuqizimi e modernizimi i strukturave të Policisë së
Shtetit si dhe të institucioneve të tjera me rol në rendin
dhe sigurinë publike do të vazhdojë me ritëm të
lartë e do të mbështetet me burime të konsiderueshme.
Koha ka treguar se këto reforma të nisura e të avancuara
kanë dhënë rezultate mjaft të vlerësuara. Treguesit
e kriminalitetit kanë rënë ndjeshëm këto vite
duke qenë më të ulta se mesatarja e treguesit të
kriminalitetit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian,
ndërsa janë rritur treguesit e zbulueshmërisë dhe
ndëshkueshmërisë së autorëve të krimeve,
individuale apo të organizuar.
Rritja e shkallës së profesionalizimit, motivimit, ndershmërisë
së personelit, modernizimi teknologjik, përmirësimet
organizative nëpërmjet njësive të specializuara,
rritja e shkallës së ndërveprimit të integruar brënda
strukturave të policisë dhe mes saj e institucioneve të
tjera, rritja e shkallës së bashkëpunimit me institucionet
e specializuara ndërkombëtare si dhe rritja e besimit e bashkëpunimit
me publikun e komunitetet përbëjnë drejtimet bazë
të këtyre reformave e masave të qeverisë në
këto struktura.
Qeveria do të vazhdojë angazhimin maksimal “me zero
tolerancë ndaj krimit”, duke kuptuar në radhë të
parë krimin e organizuar, trafiqet e korrupsionin. Në vazhdim
të luftës sonë ndaj trafiqeve e drogave, Shqipëria
do vazhdojë të mbajë në fuqi moratorumin për
skafet.
Ndërkaq, një vëmendje më e madhe do t’iu
kushtohet edhe krimeve të tjera si krimet ndaj pronës, krimi
në familje, gjakmarrjes, lidhur me të cilët do të
kombinohen më mirë masat parandaluese me ato ndëshkuese.
Synimi ynë është që treguesi i kriminalitetit në
Shqipëri të ulet edhe më shumë dhe Shqipëria
të bëhet së shpejti një nga vendet më të
sigurta në Europë për jetën dhe pronën e shqiptarëve
dhe çdo vizitori.
Problemi i rëndë i numrit të lartë të aksidenteve
rrugore do të adresohen me një sistem kompleks masash që
përfshijnë detyra edhe për policinë e shtetit por
që kryesisht do të adresohen me instrumente të tjera
që japin rezultatet më të mëdha e më të
qëndrueshme në kohë si përmirësimi i infrastrukturës
rrugore, siguria e mjeteve të transportit, edukimi i vazhdueshëm
dhe masiv.
Vazhdimi i reformave në sistemin e drejtësisë
si garanci për gëzimin i e të drejtave dhe forcën
e shtetit ligjor.
Reformat e gjëra të nisura me opozitën në sistemin
e drejtësisë, në veçanti të gjykatave e prokurorisë,
janë vënë pjesërisht në rrugën e zbatimit.
Maxhoranca vlerëson me pozitivitet të lartë bashkëpunimin
me opozitën në legjislaturën e kaluar lidhur me reformën
në drejtësi ku spikasin përmirësimet në organizimin
dhe funksionimin e gjykatave, organizimi dhe funksionimi i prokurorisë
etj.. Por gjithashtu ne shprehim keqardhje që disa elemente thelbësore
të kësaj reforme, si psh. Gjykatat Administrative, kanë
mbetur pezull për shkak të mungesës së konsensusit
opozitar.
Maxhoranca shpreson dhe uron që opozita të vijë në
Kuvend dhe të bashkëpunojë për kompletimin e kuadrit
të domosdoshëm ligjor për reformën e drejtësisë
si dhe të kontribuojë bashkë me maxhorancën që
institucionet e gjyqësorit që burojnë nga Kushtetuta
dhe Ligji të përformojnë në përputhje me përcaktimet
kushtetuese e ligjore, në pavarësi por edhe përgjegjshmëri
e ndershmëri, dhe efektivitet siç edhe kërkohen nga
publiku shqiptar.
Pavarësia, përgjegjshmëria, ndershmëria dhe efektiviteti
i drejtësisë shqiptare janë parimet bazë të
mirëfunksionimit të pushtetit të tretë, garantit
të drejtave. Ndërsa progresi në pavarësi është
i padiskutueshëm, përgjegjshmëria, ndershmëria dhe
efektiviteti mbeten thellësisht të cënuara.
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Europian, brenda kompetencave të
tyre, do të vazhdojnë të kryejnë detyrat lidhur
me reformën e sistemit të drejtësisë:
Përmirësimi i infrastrukturës e teknologjisë së
informacionit mjeteve operative e mjediseve në dispozicion të
sistemit e gjykatave e prokurorisë, rritja e pagave të gjyqtarëve
e prokurorëve janë të domosdoshme dhe do të plotësohen
me shpejtësi nga Qeveria.
Forcimi i përmbarimit shtetëror dhe nxitja e shfrytëzimit
e mundësive për shërbimin privat përmbarimor, nxitja
e formave alternative të ndërmjetësimit dhe arbitrimit,
përmirësime të përshtatshme të kodeve ligjeve
materiale e proçeduriale civile, penale e administrative, përmirësime
ligjore mbi rolin e avokatisë, noterisë, ekspertizave sektoriale,
përmirësimit deri në standartet europiane të kushteve
të sistemit të vuajtjes së dënimit apo edhe përmirësimet
në sistemin e arsimit të lartë juridik e masivizimi i edukimit
ligjor të shoqërisë do të përbëjnë
drejtime të tjera të rëndësishëm të reformave
e masave me efekte pozitive të drejtpërdrejta dhe/ose dytësore
në performancën e sistemit të drejtësisë në
Shqipëri.
Gjithashtu, ne vlerësojmë se janë të domosdoshme
kontributet e opozitës si dhe mobilizimi dhe përkushtimi i
vetë trupës së gjyqësorit dhe organeve kushtetuese
që realizojnë vetëadministrimin dhe vetëkontrollin
e këtij sistemi.
Garantimi dhe zhvillimi i të drejtave themelore të
individit. Prona. Liria e Informimit. Harmonia Fetare. Te drejtat e
minoriteteve
Shqipëria ka bërë progres në rritjen e shkallës
së realizimit praktik të të drejtave themelore të
individit duke rritur edhe shkallën e zbatimit të përcaktimeve
kushtetuese dhe ligjore. Por arritja e standarteve europiane kërkon
më shumë reforma dhe më shumë përpjekje për
arritjen e standarteve europiane. Në veçanti:
Qeveria do të vazhdojë reformën e nisur të garantimit
dhe gëzimit të të drejtave të pronës. Përmirësimet
ligjore dhe ato administrative, përdorimi i teknologjisë se
informacionit, eliminimi ligjor i abuzimeve me pronat si dhe realizimi
në shkallë gjithnjë e më të lartë të
proçesit të kthimit e kompensimit të pronave do të
përbëjnë drejtimet bazë të reformës pronësore.
Suksesi i reformës pronësore është jo vetëm
një e drejtë individuale por edhe një kusht për
vetë zhvillimin ekonomik dhe harmoninë sociale të vendit.
E drejta e informimit, e organizimit dhe e shprehjes do të realizohen
në shkallë më të lartë. Qeveria angazhohet
për transparencë maksimale, respektim të lirisë
së medias, për një proçes proaktiv informimi dhe
llogaridhënie, për mbështetjen e veprimtarisë së
shoqërisë civile duke respektuar pavarësinë e saj.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë vendi i stardartit
unik në Europë dhe botë ku administrata nuk mund të
ngrejë padi civile apo penale ndaj mediave pavarësisht çfarë
botojnë ndaj zyrtarëve.
Qeveria mbështet dhe bashkëpunon me komunitetet fetare dhe
respekton tërësisht lirinë e besimeve fetare. Qeveria
angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve me komunitetet e mëdha
fetare si dhe gjetjen e hapësirave të reja bashkëpunimi
e në veçanti tejçimin e kulturës shqiptare te
harmonisë, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar
si një vlerë e çmueshme e qytetërimit dhe që
kombi shqiptar i ofron Europës dhe botës.
Qeveria do të vazhdojë të realizojë në shkallë
gjithnjë e më të lartë të drejtat e minoriteteve.
Minoritetet, që sot janë të përfaqësuara më
mirë se më parë në këtë parlament, gëzojnë
të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara nga dokumenta
ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria. Një
vëmëndje të përqëndruar Qeveria do të
dëshmojë për komunitetin Romë – Egjiptian.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Dekadën e
Romëve dhe Egjiptianëve, dëshmon angazhimin tonë
për fokusimin më të madh në strehimin, punësimin,
shkollimin e tyre.
Shqipëria, partnere e Rendit, Sigurisë Publike dhe
Drejtësisë Europiane
Arritja e standarteve europiane të rendit, sigurisë e drejtësisë
janë kushte bazë për anëtarësimin në Bashkimin
Europian. Sistemi i rendit dhe drejtësisë shqiptare gjithnjë
e më shumë do të jetë pjesë përbërëse
e atij Europian. Përafrimi dhe integrimi po përparojnë
në shumë drejtime.
Në veçanti bashkëpunimi i integruar në hetimin
e krimeve ndërshtetërore apo në sigurinë e kufijve
ka njohur zhvillime mjaft pozitive. Shqipëria nuk është
më “streha e sigurtë” e kriminelëve. Kufijtë
e Shqipërisë janë bërë gjithnjë e më
të sigurtë edhe për Europën.
Qeveria do të vazhdojë të mbështesë këto
zhvillime në mënyrë që të realizohen të
gjitha kërkesat e Planit të Veprimit dhe Strategjisë
së Menaxhimit të Integruar të Kufijve si dhe çdo
kërkesë tjetër që lidhet me çështjen
e liberalizimit të vizave në hapësirën Shengen.
Progresi i arritur dhe mesazhet konfirmuese që kemi marrë
nga partnerët tanë europianë, që ja jep besimin
e palëkundur ky objektiv madhor, do të arrihet.
Në periudhën afatmesme 2-3 vjeçare reformat në
vazhdim do të shënojnë arritje të tjera drejt vlerësimit
të Shqipërisë si një partner kyç dhe efektiv
në garantimin e të drejtave themelore, të sigurisë
publike dhe ligjit jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët
por edhe për europën dhe qytetarët e saj.
Shqipëria është tashmë një vend garantues
i sigurisë europiane.
II.1.3. QEVERISJE EFEKTIVE, TRANSPARENTE DHE NË SHËRBIM
TË QYTETARËVE. VAZHDIMI I REFORMIMIT TË ADMINISTRATËS
QËNDRORE E VENDORE. ADMINISTRATE NE DIETE.
Dega ekzekutive e pushtetit ka pësuar transformimet më të
mëdha pozitive në këto vite. Shërbimi më i
mirë ndaj qytetarëve dhe efektiviteti më i lartë
në kryerjen e detyrave janë arritur nëpërmjet organizimit
më të përshtatshëm, forcimit të kapaciteteve,
rritjes së cilësisë së burimit njerëzor, përdorimit
në rritje të teknologjisë së informacionit, forcimit
të inspektimit të brendshëm dhe të jashtëm,
rritjes së lartë dhe balancimit të pagave, rritjes së
shkallës së informimit, konsultimit e pjesëmarrjes së
qytetarëve dhe grupeve të interesit në proçeset
administrative e politikëbërëse.
Gjithsesi mbetet e nevojshme një vazhdim me ritme të rritura
të këtyre reformave në mënyrë që të
arrihen standartet europiane të administratës publike e të
proçesit administrativ.
Vazhdimi i reformave në administratën qëndrore.
Administratë e vogël dhe efiçiente
Qeveria do të vazhdojë reformat organizative në administratën
qëndrore bazuar në një administratë të vogël
por efiçiente.
Forcimi i koordinimit dhe ndërveprimit brënda dhe ndër
institucional përbën një drejtim parësor si në
formulimin e politikave ashtu edhe në zbatimin e detyrave dhe/ose
kryerjen e shërbimeve.
Për këtë qëllim do të vazhdojë reforma
e nisur e organizimit të sistemeve ministrore sipas ndarjeve funksionale
të roleve politikëbërëse, shërbimofruese, rregullatoro/inspektuese
si dhe e përcaktimit më të qartë të kompetencave
dhe përgjegjësive organizative të njësive përbërëse.
Delegimi nga lart-poshtë si dhe bashkëpunimi horizontal ndërinstitucional
përbëjnë dy parime bazë të përmirësimeve
organizative.
Qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë – është
zotimi ynë solemn para qytetarëve shqiptarë. Ndaj do
të reduktohet administrata me 10% dhe shpenzimet administrative
25%.
Vazhdimi i delegimit të kompetencave në qeverisjen
vendore. Demokracia dhe përgjegjshmëria vendore.
Qeveria do të vazhdojë të zbatojë reformën
e decentralizimit të kompetencave drejt njësive të qeverisjes
vendore. Autonomia vendore, një parim bazë e shtetit edhe
në modelin europian të qeverisjes do të zgjerohet e forcohet
më tej. Modeli shqiptar i autonomisë vendore, i vlerësuar
si i suksesshëm do të vazhdojë të bazohet në
delegimin proporcional e të balancuar të përgjegjësive
me burimet dhe mjetet.
Ndërkaq, forcimi i demokracisë vendore, rritja e shkallës
së ndërgjegjësimit të komuniteteve vendore dhe afërsia
me vendimmarrjen do kontribuojnë në rritjen e shkallës
së përgjegjësisë dhe performancës së qeverisjes
vendore.
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit janë të hapura për
të bashkëpunuar me opozitën dhe komunitetin e të
zgjedhurve vendore lidhur me përmirësime të mundëshme
të organizimit territorial dhe administrative të qeverisjes
vendore bazuar në parimet kushtetuese dhe ato të kartës
europiane të vetëqeverisjes vendore.
Formësimi i një administrate civile në standartet
europiane.
Rritja e cilësisë së burimit njerëzor në administratën
shtetërore, qëndrore e vendore, rritja e shkallës së
profesionalizim, përgjegjshmërisë dhe motivimit të
nëpunësve është të jetë i rëndësishëm.
Shqipëria Europiane kërkon administrate dhe nëpunës
të cilësive europiane.
Reformat në sistemin e të rekrutimit, vlerësimit të
performacës, garancive, incentivave dhe masave ndëshkimore
do të përmirësohen dhe do të zbatohen në një
shkallë gjithnjë e më të lartë dhe do të
përfshijnë segmente gjithnjë e më të gjera
të administratës shtetërore.
Një vëmendje të veçantë qeveria do t’i
kushtojë tërheqjes së individëve me shkollimin më
të mirë dhe eksperiencën më të pasur në
administrimin publik nëpërmjet incentivave dhe mjeteve të
përshtatshme për “rifitimin e trurit”. Qeveria
do të konsiderojë gjithashtu ngritjen e Universitetit të
Administrimit Publik.
Përmirësimi i cilësive të proçesit administrativ
në funksion të cilësisë së shërbimeve
dhe të të drejtave të qytetarëve.
Përmirësimi i cilësisë së proçesit
administrativ, në veçanti ato të lidhura me informimi,
dëgjimi i palëve të interesuara, e drejta e ankimit administrativ,
si dhe konsultimi e pjesëmarrja në vendimmarrje janë
standarte të rëndësishme për tu arritur. Përmirësimet
ligjore që do të adoptohen do të zbatohen nëpërmjet
trajnimeve, përhapjes së kulturës administrative si dhe
përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit.
II.1.4. SHQIPËRIA DIXHITALE. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT
NË SHËRBIM TË DEMOKRACISË, LIGJIT, DREJTËSISË
DHE QEVERISJES.
Përdorimi i teknologjisë së informacionit në vitet
e fundit tregon dobinë e lartë publike të këtyre
mjeteve dhe mbështetjen që ato i japin rritjes së cilësisë
dhe efektivitetit në kryerjen e funksioneve publike.
Sistemet elektronike të regjistrimit e proçedimit administrativ
në regjistrimin e liçencimin e bizneseve, kryerjen e prokurimeve
publike, pagesën e taksave, regjistrin civil apo marrjen e dëshmisë
së penalitetit kanë rritur ndjeshëm aksesin, lehtësinë,
transparencën dhe kanë ulur kostot e marrjes së këtyre
shërbimeve nga qytetarë dhe bizneset.
Qeveria vëren se skepticizmi që shoqëroi këto nisma
të saj në hapat e para të tyre tani është kapërcyer.
Shqipëria Dixhitale nuk është me slogan por një
realitet në formësim.
Ndaj, Qeveria e Integrimit Europian është e vendosur të
kalojë në fazën e përdorimit masiv të teknologjisë
së informacionit nga të gjithë institucionet shtetërore
të të gjitha degëve e niveleve qoftë lidhur me proçeset
e brëndshme vendimmarrëse e operative ashtu edhe në shërbimet
direkte për qytetarët dhe subjektet.
Përdorimi masiv i teknogjisë së informacionit do të
bazohet në modelin e ngritjes së rrjeteve të integruara
e me të gjitha garancitë e sigurisë së ruajtjes
dhe proçesimit të informacionit sipas përcaktimeve
ligjore të të drejtës së informimit, mbrojtjes së
të dhënave personale e informacionit të klasifikuar.
Gjithashtu do të përdoret në shkallë të lartë
modeli i sporteleve elektronike me një ndalesë si dhe lehtësia
në përdorim dhe aplikim on-line.
Zbatimi i kësaj faze, kombinuar me investimet masive të teknologjisë
së informacionit të sistemin arsimor e bëjnë shtetin
nxitësin kryesor të rritjes së shkallës së
përdorimit të këtij instrumenti nga e gjithë shoqëria
dhe tregu dhe e kalojnë Shqipërinë shumë shpejt
në bashkësinë e vendeve me shkallë të lartë
të modernizimit dhe dixhitalizimit të përdorimit të
kësaj teknologjie.
II.1.5. RRITJA E BESUESHMËRISË SË QYTETARËVE
TEK SHTETI. REDUKTIMI I KORRUPSIONIT. PARANDALIMI DHE NDËSHKIMI.
Lufta kundër korrupsionit ka qënë kryefjala e katër
vjetëve të shkuara. Qeveria drejtoi një aksion të
balancuar parandalues dhe ndëshkues për çdo praktikë,
për çdo rast dhe çdo individ të korruptuar.
Si rezultat i këtij aksioni Qeveria u konfirmua si kampione e reformave
antikorrupsion dhe Shqipëria, nga 24 vëndet më të
korruptuara të botës në vitin 2005, la mbrapa më
shumë se 95 vënde të botës dhe u rendit ne 10 vendet
e para te suksesit ne luften kunder korrupsionit.
Edhe në ketë mandat të dytë, Qeveria do ta ketë
luftën kundër korrupsionit prioritet të sajin me synimin
e qartë - ta nxjerrim përfundimisht Shqipërinë nga
harta e korrupsionit. Me reformat tona orientohen dhe marrin për
bazë reformat, normat dhe modelet e 20 vendeve më pak të
korruptuara të botës per t’u bere sa me shpejt pjese
e ketij grupi vendesh.
Parandalimi nëpërmjet reformave, balancimit të
pushtetit dhe transparencës së vendimmarrjes
Parandalimi i korrupsionit është metoda që jep rezultate
të ngadalta por të qëndrueshme. Parandalimi do të
mbështetet në radhe nga tërësia e reformave të
forcimit e modernizimit institucional e ligjor si dhe ato të zhvillimit
ekonomik.
Reformat institucionale dhe sektoriale do të kenë në
çdo rast objektiv edhe reduktimin e hapësirave për
korrupsion nëpërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetit
vendimmarrës, dhe e përgjegjshmërive të zyrtarëve.
Me prioritet janë reformat në sektorët me problematike
si sistemi gjyqësor, lejet e ndërtimit, shëndetësia,
shërbimet lidhur me pronat, tatimet, doganat.
Rritja e transparencës së vendimmarrjes dhe e llogaridhënies
vertikale dhe tek publiku janë mjetet e tjera të rëndësishme
që do të përdoren në parandalimin e korrupsionit.
Qeveria do të mbështesë çdo reformë konsensuale
për plotësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve
institucionale për të garantuar transparencë të
financimeve të veprimtarive të partive politike dhe të
fushatave zgjedhore.
Ministritë dhe institucionet në varësi të tyre
do të zhvillojnë, përmirësojnë dhe vënë
në zbatim Kodet e Etikës dhe do të mobilizojnë burimet
e nevojshme për t’i bërë ato instrumente efektiv
të krijimit të një kulture dhe mentaliteti europian në
administratë, si dhe në gjithë operatorët privat
që shërbejnë ne emër dhe me burimet e qeverisë.
Qeveria do të ndërmarë çdo nismë për
të përcjellë frymën tonë të ndershmërisë
dhe integritetit, si dhe do të zgjerojë mbështetjen financiare
e bashkëpunimin me institucionet e Kontrollit të Shtetit,
Prokurorisë, Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurive lidhur me parandalimin e hapësirave korruptive.
Ndëshkimi ligjor i rasteve korruptive
Reformat sektoriale për reduktimin mundësive për korrupsion
do të jenë të shoqëruara me shtimin e mbështetjes
dhe programeve konkrete që synojnë rritjen e forcës goditëse
të institucioneve të inspektimit, hetimit dhe dënimit
të rasteve korruptive.
Për këtë qellim dhe në radhë të parë
do të ngushtohet imuniteti dhe do të reduktohen privilegjet
e zyrtarëve të lartë të të gjtha pushteteve.
Për maxhorancën tone nuk ka imunitet ndaj akuzës për
korrupsion.
Prandaj dhe në kuadrin e zvogëlimit të shpenzimeve,
abuzimeve, muajin e parë të këtij parlamenti, ne do të
sjellim për miratim ligjin për heqjen e disa privilegjeve
të pamerituara të administratës dhe institucioneve shtetërore.
Vetëm me këtë ligj, i cili përcakton të drejtën
për targa zyrtare vetëm për drejtuesit e institucioneve
kushtetuese dhe bonuset për transportin për funksionarët
dhe zyrtarët e tjerë të shtetit, mënyrën e
administrimit të mjeteve të transportit nga administratat
dhe instituonet shtetërore, kursehen mbi 35 milionë dollar
në vit në rrafshin financiar, por dhjetra herë më
shumë fitohet në rrafshin etiko-moral të qeverisjes,
duke shkëputur administratën e sistemit demokratik nga trashëgimia
e nomenklaturës së vjetër komuniste.
Qeveria do të shtoje burimet financiare për forcimin e kapaciteteve
të institucioneve të kontrollit të brendshëm administrative
e financiar. Përmirësimi i metodikave të punës dhe
mjeteve të nevojshme për hetimin e korrupsionit, si dhe garantimi
i koordinimit me institucionet në varësi të qeverisë
për të rritur efikasitetin e zbulimit të korrupsionit.
Bashkëpunimi me trupat e jashtme inspektuese dhe/ose zbuluese
është jetik për forcimin e integritetit të institucioneve,
prandaj qeveria mbetet e angazhuar plotësisht për të
konsideruar me seriozitet maksimal rezultatet e kontrolleve të
jashtme, si nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo nga vetë Kuvendi.
Ne gjithashtu do te fuqizojme me tej kompetencat inspektuese te Inspektoriatit
te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.
Agjensitë e specializuara qeveritare të rendit, financave
etj, do të zgjerojnë bashkëpunimin me Prokurorinë
për hetimin dhe vënien para drejtësisë të rasteve
të korrupsionit. Njësitë e Përbashkëta Hetimore
kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në qarqet kryesore
do të ngrihen dhe konsolidohen mbi përvojën dhe praktikat
më të mira dhe do të mbështeten me metodikat dhe
mjetet e nevojshme për të siguruar efektivitet të lartë
në ndëshkimin e korrupsionit.
Bashkëpunimi me shoqërinë në luftën
kundër korrupsionit
Qeveria do të vazhdojë me të njëjtin seriozitet
bashkëpunimin me qytetarët dhe me shoqërinë civile.
Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile do të
ketë burime në rritje për të financuar projektet
e shoqërisë civile që kanë për synim luftën
kundër korrupsionit, mbikqyrjen e veprimtarisë së institucioneve
dhe thellimin e transparencës.
Qeveria do te angazhohet ne partneritet me biznesin dhe organizatat
përfaqësuese te tij për te ngritur infrastrukturën
e rregullave dhe ligjeve që do të parandalojnë korrupsionin
në sektorin privat, veçanërisht në sektorin bankar
dhe atë të drejtimit/menaxhimit të korporatave dhe shoqërive
aksionere.
Në respekt të plotë të autonomisë lokale,
qeveria do të ndërmarë nisma konkrete për të
nxitur dhe mbështetur përpjekjet dhe reformat që synojnë
reduktimin e praktikave korruptive në qeverisjet vendore, ku shpërndahen
një pjesë e rëndësishme e shërbimeve për
publikun.
II.2. ZHVILLIMI I SHPEJTË I QËNDRUESHËM DHE I
BALANCUAR EKONOMIKISHT. NISMA E LIRË DHE PUNËSIMI
Vitet e fundit shënuan një zhvillim të shpejtë
ekonomik të gjithanshëm të Shqipërisë. Rritja
ekonomike vjetore kaloi nga 5% në vitin 2005 në 8% në
vitin 2008; investimet e huaja vjetore janë thuajse katërfishuar
në krahasimin e këtyre dy viteve dhe po kështu janë
rritur edhe ato private vendase; eksportet shënuan ritmet më
të larta rritjeje se ato të importeve përgjatë 2006-2008;
u rrit me ritme shumë te larta turizmi si dhe filloi rritja me
ritme me mbi 3% i sektorit te bujqësisë nga 1% që ishte
niveli i rritjes së këtij sektor në 4 vite me pare. Rritja
ekonomike mundësoi krijimin e rreth 80 mijë vëndeve të
reja të punës si dhe me mijëra qytetarë krijuan
bizneset e tyre të reja.
Zhvillimet ekonomike pozitive të Shqipërisë janë
vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare të specializuara.
Fuqia konkurruese e ekonomisë shqiptare u ngrit me 12 vënde
në shkalle botërore dhe ajo tashme konsiderohet një ekonomi
që ka kaluar nga stadi më i ulet i zhvillimit që bazohet
tek faktorët bazë në stadin e mesëm ku zhvillimi
bazohet tek rritja e efiçiencës. Shqipëria është
klasifikuar në vendin e 57 lidhur me lirinë ekonomike dhe
në vendin e 82 të lidhur me bërjen biznes .
Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare u vërejt edhe
përgjatë vitit 2009, ku me gjithë efektet e krizës
botërore, një nga më të rëndat e njohura nga
njerëzimi, Shqipëria vazhdoi të mbajë ritme pozitive
rritëse, me gjasa që të jenë në nivelin mesatar
ndersa investimet e huaja vetem per 6 muajt e pare te ketij viti ishit
59% me te larta se e njejta periudhe e vitit 2008.
Suksesi i ekonomisë shqiptare i dedikohet energjisë krijuese
dhe kurajos investuese të biznesit por ai gjithashtu i dedikohet
reformave të mëdha ekonomike, fiskale dhe institucionale të
qeverisen që përmirësuan ndjeshëm klimën e
biznesit, inkurajuan investimet private, reduktuan kostot e burokracisë
e korrupsionit, vendosën lehtësinë dhe drejtësinë
fiskale, hapen tregjet dhe forcuar konkurrencën e ndershme.
Kjo performance i dedikohet gjithashtu investimeve të mëdha
publike në infrastrukturën publike dhe inkurajimin e partneritetit
publik-privat nëpërmjet konçensioneve dhe privatizimeve
në sektorët kryesorë të ekonomisë.
Qeveria e Integrimit Europian synonë Shqipëria të kalojë
sa më shpejt efektet e krizës botërore mbi ekonominë
shqiptare dhe t’i rikthehet ritmeve të larta të rritjes
ekonomike që në vitin 2010. Vetëm një rritje e shpejtë
ekonomike do të mundësojë punësimin e 160 mijë
qytetarëve.
Për këtë qellim Qeveria do të përfundojë
reformat e nisura dhe do të ndërmarrë nisma të reja.
Reformat me fokus zhvillimin ekonomik janë të shumëanëshme
por të harmonizuara mes tyre.
II.2.1. TREG I HAPUR DHE FUNKSIONAL NË STANDARTET EUROPIANE
Qeveria e Integrimit Europian Beson se Zhvillimi ekonomik është
më i shpejtë e më i qëndrueshëm kur bazohet
në një treg të hapur, konkurrencë të lirë
e të ndershme dhe respektim i standarteve të produkteve e
shërbimeve nga të gjithë operatorët.
Për ketë qellim do të vazhdojë hapja e tregut shqiptar
nga atij global duke eliminuar barrierat e dukshme dhe të padukshme,
duke zbatuar dhe/ose zgjeruar hapësirat e përcaktuara nga
marrëveshja e tregtisë së lirë si dhe duke eliminuar
e zbutur edhe barrierat ne tregjet e brendshme.
Garantimi i konkurrencës së lirë e të ndershme
do të bazohet tek ligji i drejtë dhe zbatimi i njëjtë
i tij për çdo operator, reduktimi i hapësirave ligjore
të shfaqjes së tendencës monopol dhe mbështetje
e autoriteteve të pavarura rregullatorë në zbatimin e
politikave kundra tendencave të tilla. Reformat në administrimin
fiskal dhe lufta kundër korrupsionit do të reduktojnë
më tej efektet e tyre në konkurrencën e pandershme. Në
këtë drejtim do të kontribuojnë edhe reformat e
tjera të sistemit të drejtësisë dhe ato ligjore
në tërësi.
Qeveria e integrimit europian do të sigurojë arritjen e standarteve
europiane në funksionimin e tregjeve, në garantimin e cilësisë
dhe sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përmirësimet
ligjore, adoptimi i standarteve europiane të garancisë së
produkteve dhe fuqizimi dhe/ose ngritja e agjensive të specializuara
të mbikëqyrjes së tregjeve apo të verifikimit të
cilësisë së produkteve dhe të shërbimeve si
ato ushqimore, shëndetësore, te ndërtimeve, etj janë
drejtimet bazë.
II.2.2. KONSOLIDIMI I NATYRËS NXITËSE TË SISTEMIT
FISKAL. TAKSA TË ULTA PËR MË SHUMË INVESTIME DHE
PUNËSIM
Reforma fiskale në mandatin e kaluar është udhëhequr
nga parimi “Më pak taksa më shumë zhvillim”.
Shqipëria adoptoi me kurajo modelin e taksës së sheshtë
dhe të ulët duke u bërë një nga vëndet
e para në ketë reforme fiskale. U reduktua numri i taksave
kombëtare nga 24 në 6, tatim fitimi dhe ai mbi të ardhurat
personal u vendosen në nivelin e 10% nga 25% që ishin ato
para kësaj reforme. U ul në 15% kontributi i punëdhënësit
për sigurimet shoqërore nga 29% që ishte ai më parë.
Reforma fiskale shënon një nga arritjet më të mëdha
të Qeverisë në mandatin e kaluar dhe konstatohet se kjo
reformë dha shume shpejt frytet e saj.
Konsolidimi i modelit të taksës së sheshtë. Vazhdimi
i reformës fiskale. Krijimi i lehtësirave dhe nxitësave
të tjerë fiskale.
Qeveria e Integrimit Europian do të konsolidoje modelin e taksave
të ulta dhe atë të taksës së sheshtë.
Gjithashtu ajo do të dekurajojë tendencat abuzive të
taksimit artificialisht të lartë të bizneseve nga qeverisja
vendore.
Bazuar në performancën e lartë dhe efektet pozitive
të vërejtura si dhe në vlerësimet e përfitimeve
dhe risqeve reforma fiskale do të vazhdojë të thellohet
duke konsideruar disa drejtime të tjera potenciale si:
Zbatimin e një shkalle më të ulët të TVSH
për shërbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shëndetësinë
Reduktimi i tatimit mbi dividentin
Reduktimet për tarifat preferenciale që rrjedhin nga marrëveshjet
e tregtisë së lirë me vëndet e rajonit (CEFTA),
me Turqinë dhe me vëndet e Bashkimit Europian;
Reduktimet e tarifës bazë në kuadër të detyrimeve
të Shqipërisë nga anëtarësimi në OBT
Reformimin rrënjësor në taksimin e pasurisë së
patundshme duke nxitur punimin e tokës, shfrytëzimin efektiv
të ndërtesave si edhe duke shkallëzuar shkallën
tatimore për shtëpitë e para e ato të dyta. Kalim
nga tarife fikse për m2 apo hektarë në % mbi vlerën
e patundshmërisë.
Reformë e thellë në taksimin e fitimit në kapital
si për rastin e letrave me vlerë ashtu edhe të patundshmërisë
modifikime në sistemin e akcizave për thjeshtëzimi
e listës së mallrave sipas praktikës europiane dhe përdorimin
e shkallës specifike të taksimit dhe e tyre në vend të
ad-valorem
do të studiohen avantazhet dhe risqet në zbatimin e incentivave
fiskale në zonat më pak të favorizuara, si përshembull
përjashtimi për tre vite nga tatim fitimi, dhe/ose përdorimi
i instrumenteve alternative siç janë ato të alokimit
ekuivalent të fondeve dhe subvencioneve në favor të bizneseve
dhe punësimit në këto zona.
parqet industriale apo portet të kombinuara me zonat e lira ekonomike
do të shërbejnë gjithashtu si instrumente të nxitjes
fiskale të investimeve private të huaja dhe shqiptare dhe
rritjes së punësimit dhe eksportit të mallrave e shërbimeve.
Administrimi efiçient, transparent, i thjeshtë dhe i ndershëm
i sistemit tatimor në shërbim të biznesit. Edukimi fiskal.
Reformimi i administratës tatimore e doganore do të vazhdojë
me ritme të larta.
Reforma do të përfshijë përmirësime organizative;
rritje e profesionalizimit të personelit; përdorimin e metodave
më të përshtatshme të vlerësimit të detyrimeve,
risqeve dhe kryerjes së inspektimeve; përdorimin masiv të
teknologjisë së informacionit në shkëmbimin e të
dhënave, regjistrimin e aplikimin on-line të subjekteve për
çështjet tatimore dhe derdhjen e kontributeve; investime
në ndërtesa dhe mjete pune për këto administrata.
Përmirësime do të ndërmerren edhe në sistemin
e garantimit të të drejtave të apelimit administrativ
dhe gjykimit të ndershëm nga administrata deri në gjykatën
administrative.
Reformimi i proçedurës dhe disiplinës fiskale do të
përfshijë:
Modifikimin e skemës së shlyrjes së TVSH për
makineri e pajisje për ta sjellë atë në përputhje
me praktikën më të mirë botërore si edhe duke
lehtësuar shtrëngesat në likuiditet që vijnë
nga krizat e mundshme globale;
Në skemën e pagesës së TVSH në afatin kohor
30 ditor do të zbatohet parimi “heshtja është miratim”
dhe ai i kompensimit të mos-rimbursimit me detyrime të tjera
fiskale.
Prezantim i skemës së deklarimit vjetor nga të gjithë
individët që realizojnë të ardhura duke u dhënë
mundësinë tatimpaguesve individualë të kërkojnë
shpenzime të zbritshme dhe duke u shkëputur sa më shumë
të jetë e mundur nga sistemi i mbajtjes përfundimtare
të tatimit në burim që nganjëherë rezulton
i padrejtë dhe diskriminues veçanërisht për tatimpaguesit
me të ardhura të ulta.
Vazhdim me ritme të përshpejtuara I reformës për
pajisjen e të gjitha bizneseve me kasa fiskale brënda një
viti, duke mundësuar kështu një kontroll elektronik dhe
online të xhirove të deklaruara nga tatimpaguesit;
Unifikimit të sistemit të vlerësimit të mallrave
për vlerësim të njëjtë në të gjitha
pikat doganore si dhe zhvillimi i moduleve specifike në lidhje
me vlerësimin doganor;
Zhvillimi më tej i analizës së riskut duke synuar dhe
mundësuar uljen e nivelit të kontrollit fizik deri në
10%.
Politikat fiskale do të konsultohen rregullisht dhe paraprakisht
me komunitetin e biznesit ndërsa performanca e administratës
fiskale e doganore do të vihet nën transparencën dhe
vlerësimin e organizatave përfaqësuese të këtij
komuniteti.
Suksesi i sistemit fiskal do të kërkojë edhe ndërmarrjen
e nismave të edukimit masiv të qytetarëve dhe bizneseve
mbi kulturën fiskale, detyrimet dhe të drejtat e taksapaguesve.
Pa një mirëkuptim të gjerë publik është
e vështirë rritja dhe konsolidimi i sistemit relativisht të
ri fiskal shqiptar.
II.2.3. SHPENZIMET PUBLIKE TË ORIENTUARA NË SHËRBIM
TË ZHVILLIMIT EKONOMIK. TRANSPORTI. ENERGJIA. UJI
Në mandatin e kaluar fondet publike u përqendruan nga Qeveria
në kryerjen e investimeve publike që nga ato të dimensioneve
më të mëdha kombëtare e deri tek programet e gjera
të investimeve të vogla në të gjitha qytetet dhe
fshatrat e Shqipërisë. U ndërtuan, asfaltuan apo u rindërtuan
rreth 5900 Km rrugë. U inagurua korridori i shqiptarëve, krenaria
jonë e përbashkët. U vunë në shfrytëzim
rrugë të tjera të rëndësisë kombëtare
si dhe me mijëra kilometra rrugë të komunave. Investime
të rëndësishme janë bërë në porte,
hekurudha, aeroporte, ujësjellësa, kanalizime, në sistemin
energjetik, shkolla, spitale etj..
Investimet publike kaluan në nivelin e 10% të PBB nga më
pak se 5% që ishte ky tregues në vitin 2005.
Edhe ëe këtë mandat, Qeveria e Integrimit Europian dhe
maxhoranca e re do të përdorin fondet publike në favor
të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqënies.
Vazhdimi i investimeve të integruara në rrjetin ndërlidhës,
kombëtar, rajonal e vendor të transporteve
Investimet publike të kombinuara me ato private në infrastrukturën
hard dhe soft të transporteve do të rriten me ritme të
larta në katër vitet e këtij mandati.
Qeveria do të vazhdojë investimet në akset dhe unazat
e rëndësishme kombëtare të transportit rrugor si
Rruga e Arbërit, Koridori i Jugut, Unaza e Tiranës etj, si
dhe në lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit.
Paralelisht do të vazhdojë investimi në shkallë
të gjerë në rrugët rajonale, të fshatrave dhe
qyteteve. Investimet do të orientohen sipas kritereve ekonomike
por edhe sociale. Krahas investimeve do të shtohen fondet dhe do
të përmirësohen metodat për mirëmbajtjen e
këtij inventari të shtuar të rrugëve. Investime
do të bëhen edhe në sinjalistikën rrugore dhe të
menaxhimit të transporteve.
Ne kater vitet e ardheshme do te ndertohet rreth 7 mije kilometra rruge
te te gjitha kategorive.
Me infrastrukturën e re modern të vendit, ne kemi si objektiv
madhor:
Përgjysmimin e distancës kohore me Tiranën, nga çdo
fshat dhe qytet i vendit;
Daljen me rrugë të asfaltuara, rrugë kombëtare
nga qendra e çdo komune të vendit, brenda 15-25 minutave;
Lidhjen me rrugë të asfaltuar të çdo fshati
me qendrën e komunës, dhe për një kohë rreth
15-20 minuta
Dyfishimin e lidhjeve ndërkombëtare tokësore me Kosovën,
Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Investimet në infrastrukturën portuale do të synojnë
rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve të Durrësit,
Vlorës e Shëngjinit, Sarandës. Ndërkaq, nëpërmejt
partneritetit publik-privat do të ndërtohen porte të
reja për qëllime tregtare, industriale apo turistike.
Investime bazuar në partneritetin publik privat do të realizohen
edhe në transportin ajor për qëllime të brendshme
e turistike. Ndërkaq qeveria po sheh mundësinë që
nëpërmjet partneritetit publik privat të realizojë
një transformim dhe modernizim rrënjësor të sistemit
hekurudhor të cilin, qeveria e konsideron të domosdoshëm
përkundrejt ritmeve të pritshme të kërkesave të
tregut për tranzit dhe transport mallrash.
Shqipëria fuqi energjetike në Ballkan. Investime publike dhe
partneriteti publik privat në sistemin energjetik.
Fuqizimi dhe modernizimi i sistemit energjetik shqiptar i integruar
në atë europian mbetet një prioritet dhe domosdoshmëri
për zhvillimin e vendit.
Objektivi i Qeverisë së Integrimit Europian është
që në fund të mandatit të arrihet pavarësia
nga kushtet ekstremale hidrike.
Për këtë qellim do të vazhdojnë investimet
masive në sistemin e prodhimit, interkoneksionit, transmetimit
dhe shpërndarjes së energjisë elektrike bazuar në
kombinimin e fondeve publike dhe ato private shqiptare e të huaja.
“Shqipëria fuqi energjetike në rajonin e Ballkanit”
është synimi i Qeverisë. Tregu i energjisë do të
vazhdojë hapjen dhe do të funksionojë sipas parimeve
dhe normave rregullatorë europiane.
Në veçanti prodhimi i energjisë elektrike krahas rritjes
së fuqisë së instaluar do të diversifikojë
burimet e energjisë duke realizuar investime në energjinë
termike me qëllim dyfishimin e këtyre kapaciteteve nga një
anë dhe duke kryer investime që shfrytëzojnë burime
të tjera alternative si ajo e erës apo diellore. Ndërkaq
qeveria po studion dhe po vë në jetë shfrytëzimin
tërësor të kapaciteteve hidrike të vendit ku pas
Devollit shumë shpejt do të hapët perspektiva e shfrytëzimit
të Vjosës si edhe e lumejve te tjere. Gjithashtu Qeveria do
të vazhdojë me idenë e shfrytëzimit të burimeve
radioaktive në prodhimin e energjisë, me hapa të matur
por të vendosur.
Sistem komunikimi dhe informimit modern, i lehtë, i lirë dhe
me penetrim të lartë. Roli rregullator dhe nxitës i shtetit.
Sistemi i telekomunikacioneve ka njohur një zhvillim të shpejtë
e cilësor si rezultat i privatizimit dhe rregullimeve të tregut
në sektorin e telefonisë dhe shërbimeve të tjera
të lidhura me të. Edhe shkalla e penetrimit të Teknologjisë
së informacionit dhe komunikimit është trefishuar në
pak vite.
Por synimi i Qeverisë së Integrimit Europian është
arritja e shkallës më të lartë të zhvillimit
të këtij sektori për të hyrë në epokën
e shoqërisë të informacionit si një faktor i fuqishëm
në mbështetje të një zhvillimi dhe modernizimi të
vendit. “Shqiperia Dixhitale” është vizioni i
qeverisë.
Në radhë të parë Qeveria ka investuar dhe do vazhdojë
të investojë masivisht në përdorimin e teknologjisë
së komunikimit dhe informimit në të gjithë institucionet
e shtetit si dhe në sistemin arsimor. Qeveria do te sigurije internet
me bandë të gjerë brenda vitit 2012 në të gjitha
familjet, në fshatrat dhe qytetet e vendit si dhe kompjuter për
të gjithë të rinjtë shqiptarë në shkollat
e vendit, brenda qershorit të vitit 2013.
Në këtë mënyrë shteti është bërë
dhe do të vazhdojë të jetë nxitësi kryesor
i këtij zhvillimi qofte si blerës i këtyre shërbimeve
qoftë edhe duke ndikuar në përhapjen e kulturës
dhe nevojës për përdorimin e këtyre teknologjive
nga bizneset dhe individët e të gjitha kategorive e moshave
në të gjithë vendin. Brenda
Krahas këtij roli qeveria do të ndërmarrë masa
për rregullimin e përshtatshëm të funksionimit të
këtij tregu sipas standarteve europiane duke synuar hapjen dhe
konkurrencën e lirë dhe çmime sa më të lira
të këtyre shërbimeve nga një anë dhe garantimin
e cilësisë së shërbimit dhe të të drejtave
të konsumatorit përshirë të drejtat e konfidencialitetit
të të dhënave si dhe të garancive të sistemeve.
Gjithashtu qeveria do të adoptojë instrumente dhe mënyra
për nxitjen e nismave private në shërbimet e specializuara
në këtë sektor.
Furnizim 24 orë me ujë të pishëm. Investime masive
në ujësjellësa, kanalizime dhe në trajtimin e ujërave
të zeza.
Në mandatin e kaluar Qeveria investoi në rreth 700 ujësjellësa
si dhe në impiantet e trajtimit të ujërave në Pogradec,
Golem.
Objektivi kryesor i Qeverisë së Integrimit Europian është
furnizimi me 24 orë ujë të pijshëm. Njëkohësisht
përmirësime të ndjeshme do të arrihen në sistemin
e kanalizimeve dhe trajtimit të ujrave të zeza duke synuar
që gradualisht të arrihen standartet europiane edhe në
këtë drejtim me prioritet qytetet e mëdha dhe zonat turistike
bregdetare të vendit.
Brenda vitit 2010, do të përfundojnë të gjithë
ujësjellësat në ndërtim e sipër, në zona
turistike bregdetare dhe do të nisë ndërtimi i ujësjellësave
të mëdhenj për zonat turistike nga Kepi i Rodonit, Durrësi,
Kavaja, Divjaka, dhe do të merren masat për garantimin sa
më parë të furnizmit me 24 orë ujë të
qytetit të Tiranës.
Brenda vitit 2011 do të përfundojnë të gjitha impiantet
e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe
landërfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë
zonën bregdetare të vendit.
Arritja e objektivave në këtë sektor do të bazohet
në alokimin e fondeve të konsiderueshme publike për investime
e mirëmbajtje, në rritjen e disiplinës menaxheriale në
shoqëritë e ujësjellës-kanalizime në bashkëpunim
me qeverisjen vendore si dhe në forcimin e aspektit rregullator.
Këto përmirësime do të nxisin kapitalet private
të cilat do të shumëfishojnë kapacitete investuese
dhe menxheriale të këtij sektori.
Mjedise të çliruara nga mbetjet e ngurta. Investime masive
publike dhe nxitje e partneritetit publik privat.
Sistemi grumbullimit, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të
ngurta ka funksionuar me shumë mangësi. Ndërsa ka nisur
ngritja e 6 landfildeve në qytetet më të mëdha të
vendit, përmirësimi i ndjeshëm i këtij shërbimi
dhe arritja e standarteve europiane është një sfide por
edhe një objektiv i rëndësishëm i Qeverisë.
Për këtë qellim do të rriten fondet publike për
investime në drejtim të trajtimit si dhe në planifikimin
territorial dhe përcaktimin e pikave të kryerjes së këtij
trajtimi. Mobilizimi në një shkallë më të lartë
i qeverisjes vendore në kryerjen e shërbimit dhe monitorimin
e respektimit të rregullave krahas një sensibilizimi më
të lartë te publikut dhe edukimit për një mjedis
të pastër do të përbejnë drejtimet kryesore
të politikave në këtë sektor.
II.2.4 VAZHDIMI I REFORMAVE RREGULLATORE PËR NJË
SISTEM TË LEHTËSUAR TË REGJISTRIMIT, LIÇENCIMIT
DHE INSPEKTIMIT TË BIZNESEVE
Reforma rregullatore e nisur 4 vite më parë ka bërë
hapa të konsiderueshëm progresi dhe po jep efektet e veta
pozitive në përmirësimin e klimës së biznesit.
Reforma rregullatore ka përfshirë te gjitha rastet e relacioneve
mes biznesit dhe shtetit, në të gjitha fazat e ekzistencës
së një biznesi në të gjitha fushat e operimit.
Lidhur me partneritetin publik-privat, tashmë po pasurohet eksperienca
e zbatimit të relacioneve konçensionare në disa fusha
strategjike apo e prokurimeve elektronike. Përmirësime rregullatore
janë adoptuar edhe në disa tregje specifike si ai i energjisë,
telekomunikacionit, financiar bazuar në parimet e hapjes së
tregjeve, konkurrencës së lirë dhe anti-monopolit.
Në regjistrimin e një biznesi Shqipëria ka tashmë
një sistem nga më funksionalet dhe më modernet në
botë. Sistemi funksionon bazuar në modelin e qendrës
me një ndalesë, shërbimit elektronik dhe parimit në
miratimit në heshtje.
Reforma e liçencimit është në tërësi
e kryer me ngritjen e Qendës Kombëtare të Liçencimit.
Sistemi i liçencimit tashmë nga një numër minimal
të llojeve të liçencave/lejeve; kritere të qarta
dhe të thjeshta për shqyrtimin e kërkesave; bazohet në
modelin e qendrës me një ndalesë, shërbimin elektronik
dhe parimin e miratimit në heshtje. Sistemi i liçencimit
do të vazhdojë të përsoset duke hapur më shumë
sportele shërbimi në territor si dhe duke përfshirë
gradualisht në regjistrin unik të liçencave e lejeve
edhe ato të autoriteteve të tjera shtetërore jashtë
qeverisë.
Modeli i suksesshëm one stop shop do të përdoret në
mënyrë të dedikuar edhe në raste liçencash/lejesh
specifike si ato për sektorin e energjisë, minierave apo për
lejet ndërtimore. Këto sisteme të dedikuara do të
jenë operative brënda vitit 2010.
Reforma e inspektimit përbën një nga drejtimet më
te rëndësishme por edhe më sfidante të reformës
rregullatore. Kryerja e kësaj reforme do të sjellë një
tjetër përmirësim thelbësor të klimës
së biznesit në Shqipëri. Për këtë qëllim
po studiohen opsionet më të përshtatshme.
Reforma rregullatore përmbyllet me përmirësimet e proçedurave
administrative, veçanërisht lidhur me të drejtën
e ankimit administrative në shkallët e administratës
e deri në gjykatën administrative, kjo e fundit si një
segment i specializuar i sistemit gjyqësor i cili në radhë
të parë pritet të shqyrtojë me shpejtësi e
thjeshtësi rastet e mosmarrëveshjeve mes bizneseve dhe shtetit.
Në tërësi në administratën shtetërore
do të konsolidohet kultura e sjelljes bashkëpunuese dhe mbështetëse
për bizneset ndërsa rritja e kapaciteteve administrative dhe
modernizimi në tërësi i saj krijojnë kushtet e përgjithshme
për relacione të lehta, korrekte dhe miqësore me bizneset.
II.2.5. PËRDORIMI EFIÇIENT I BURIMEVE PUBLIKE PËR SEKTORËT
MË PREMTUES TË EKONOMISË
Krahas politikave dhe instrumenteve ekonomike me veprim të të
gjithë sistemit ekonomik të shpjeguar me pjesët e mësipërme
të programit. Qeveria e Integrimit Europian do të zbatojë
edhe instrumente specifike të dedikuara për sektorë dhe/ose
drejtime të caktuara në ekonominë shqiptare që premtojnë
efekte më pozitive në rritjen ekonomike dhe/ose punësimin.
Politikat dhe mbështetja specifike për bujqësinë,
agroindustrinë dhe zhvillimin rural
Qeveria e Integrimit Europian vlerëson që bujqesia dhe agroindustria
shqiptare përbëjnë një faktor zhvilimi, punësimi
e mirëqënie dhe si të tilla meritojnë mbështetje
të gjerë dhe efektive. Zhvillimet e viteve të fundit
në këtë sektor janë premtuese dhe vërtetojnë
se politikat e adoptuara deri tanimë kanë qenë të
drejta. Në katër vitet që shkuan, në infrastrukturën
e zonave rurale të vendit, prodhimi bujqësor dhe agrobiznesin,
u investuan rreth 1.6 miliard dollare.
Mbështetja specifike për bujqësinë dhe agroindustrinë
do të bazohet në dy time instrumentesh:
Instrumente bazë si; Investime në infrastrukturën
bujqësore, në veçanti ujitja/kullimi duke kaluar ne
sistemet e medha e moderne, mborjtjen e tokes nga errozioni, shërbimin
e këshillimit, marketinku dhe shperndarja e tregetimi i produkteve
ne tregje te pershtatshme, parandalimit dhe luftimi i sëmundjeve,
e deri tek saktësimi dhe regjistrimi i plotë i të drejtave
të pronësisë.
Instrumente specifike siç janë subvencionet për
prodhuesit/fermerët për investime në kultura bujqësore
të përshtatshme sipas zonave, incentiva fiskale apo akses
i lehtësuar në kredimarrje si dhe incentiva per punimin dhe
perdorimin racional te tokes bujqesore. Në këtë drejtim
një nga programet më ambiziose por edhe efekte mjaft pozitive
afatgjata është ai i ULLIRIT, mes së cilit synohet që
në fund të 4 vitete numri i rrënjëve të arrijë
në 20 milion.
Fodent buxhetore për bujqësinë do të dyfishohen
brënda 4 viteve. Këtyre do t’iu shtohen edhe fonde nga
burime të tjera të donatorëve apo nga partneriteti publik
privat.
Politikat bujqësore do të përafrohen me ato të
bashkimit europian, si dhe do të konceptohen e zbatohen brënda
një kuadri më të gjerë të zhvillimit të
integruar rural dhe të zhvillimit të balancuar rajonal.
Ne synojme qe ne nje hark kohor afatmesem 6 vjecar te dyfishojme prodhimin
bujqesor e blektoral te shqiperise. Ky është një objektiv
tejet ambicioz i vështirë, por absolutisht i arritshëm
dhe vendimtar, për të garantuar zhvillimin e harmonishëm
ekonomik të vendit, luftën efikase kundër varfërisë
Bazuar ne modelin e zhvillimit te integruar rural si dhe ne ate te
balanzuar rajonal, ne hasiren rurale do te alokohen tre here me shume
fonde se kater vitet e shkuara si dhe nderhyrjet do te jene te harmonizuara
ne nivel local e rajonal ne disa drejtime njeheres si ne drejtimin ekonomi
e financiar, arsimor, shendetesor, infrastrukturor, mjedisor, social
qe plotesojne dhe kombinohen me nderhyrjet e drejtperdrejta ne bujqesi.
Ne teresi, fondet per zhvillimin e integruar rural do te trefishohen.
Politikat dhe mbështetja specifike për turizimin
Zhvillimet në turizmin shqiptarë në vitet e fundit janë
impresionuese. Ky sektor ka rritur peshën e kontributit të
tij në ekonominë e vendit si në vlerë ashtu edhe
në punësim. Nga ana tjetër programi i Qeverisë në
këto vite ka mbështetur fuqimisht këto zhvillime.
I gjithë programi i investimeve publike në infrastrukturë
dhe sherbimet e lidhura me to kanë si objektiv aksesin e lehtë
e komod të turistëve në zonat turistike, krijimin e kushteve
më të mira të qëndrimit në këto zona,
si dhe lehtësimin e furnizimit të këtyre zonave me mallra
dhe shërbime. Kjo metodë dhe ky drejtim strategjik përshkon
të gjithë programin e Qeverisë së Integrimit Europian.
Në katër vitet e ardhëshme ky plan strategjik, që
deri tashi ka patur për prioritet zonat bregdetare do të synojë
që të gjitha zonat turistike të vendit, bregdetare, malore
e kulturore të jenë të aksesueshme në netëork,
duke kuptuar rrjetin fizik të infrastrukturave si dhe rrjetin e
informimit, qarkullimit, akomodimit, sherbimeve argetuese etj. Zonat
turistike do të zhvillohen mbi bazën e planeve të përgjithshme
dhe/ose tematike.
Në shërbim të zhvillimit të turizimit do të
jenë edhe zhvillimet në buqësi dhe agroindustri, zhvillimet
në arsim, ato në shëndetësi, në mbrojtjen e
mjedisit e deri në sigurinë dhe rendin publik. Ndërkaq
i gjithë fondi i trashëgimisë kulturore dhe potencialet
artistike të vendit po rikonceptohen në mënyrën
e administrimit të tyre për t’i shërbyer zhvillimit
turistik.
Sistemi i informimit do të nxitet të zhvillohet më tej
si nëpërmjet fondeve dhe agjensive publike e veçanërisht
nëpërmjet rrjetit të agjensive të specializuara
private. Qeveria do të vazhdojë të mbeshtesë me
fonde marketingun agresiv për turizmit.
Ndërsa do të vazhdojë një politikë liberale
lidhur me nismen private në këtë sektor, qeveria do të
përdorë instrumente nxitës për të orientuar
ofertën turistike drejt diversifikimit të llojeve të
turizmit dhe rritjes së cilësisë e garancive të
shërbimeve turistike me qëllim arritjen e një zhvillimi
afatgjate e te qëndrueshëm të këtij sektori.
Politikat dhe mbështetja specifike për zhvillimin
industrial. Eksportet dhe investimet e huaja
Ekonomia shqiptara ka hyrë tashme në fazën e zhvillimeve
industriale me vlerë të shtuar dhe konkurruese si për
tregun e brendshëm ashtu edhe për eksport. Investimet e huaja
po japin një kontribut të rëndësishëm në
këto zhvillime.
Ndërsa mjedisi i përgjithshëm dhe politikat tërësore
mbeshtesin këto zhvillime. Qeveria e Integrimit Europian do të
kalojë në një program me instrumente specifike e të
mirëkoordinuar të mbeshtetjes së zhvillimit industrial
dhe eksportues. Instrumentet që do të përdoren janë:
krijimi i lehtesirave specifike infrastrukturore siç janë
ngritja e 5 parqeve industriale apo inkubatoreve te biznesit
kombinimi i parqeve industriale me lehtesira fiskale të llojit
të zonës së lirë;
perdorimi i subvencioneve nga fonde publike per investime në
teknologji inovative, fonde mbeshtetese për SME-të etj
Krijimi dhe/ose fuqizimin e rrjeteve konsultative, informative apo
promocionale sipas modeleve tashme te konsoliduara te konkurrueshmërisë
dhe nxitjes së investimeve të huaja
Zhvillimet e pritëshme në industri, eksport dhe investimeve
te huaja janë shumë premtuese. Të tre këto faktorë
te lidhur sëbashku do te mundësojnë që pas kalimit
të krizës aktuale të ekonomisë globale, shqipëria
të arrijë ritmet e rritjes dy shifrore ekonomike e t’i
ruajë këto ritme për një periudhe të gjatë.
II.2.6. ROLI I SHTETIT NË SIGURIMIN E NATYRËS SË
QËNDRUESHME DHE TË BALANCUAR TË RRITJES EKONOMIKE.
Rritja me ritme të larta të ekonomisë është
objektiv parësor. Një rritje e tillë mundëson punësimin
dhe redukton varfërinë. Por Qeveria e Integrimit Europian
vlerëson se janë të domosdoshme që natyra e qëndryeshme
dhe e balancuar e rritjes duhet të përbëjë gjithashtu
një objektiv dhe angazhim thelbësor.
Ndaj dhe politikat dhe instrumentet e qeverisë janë të
diversifikuara dhe të harmonizuara mes tyre në mënyrë
që të mundësojnë një ekuilibër optimal
mes këtyre tre tipareve të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë.
Mbrojtja e cilësisë së mjedisit dhe përdorimi i
qëndrueshëm i burimeve natyrore
Shqipëria që mban vendin e 25 në botë për
pastërtinë e mjedisit, duhet të ndërmarrë të
gjitha reformat, vendimet për të mbrojtur dhe avancuar këtë
pozicion. Në këtë kuadër, mbrojtja dhe zhvillimi
i qëndrueshëm i mjedisit, do të mbetet shtyllë dhe
objektiv kryesor i qeverisë.
Mbrojtja dhe rritja e cilësisë së mjedisit mbështetet
në disa instrumente bazë:
adoptimi i standarteve mjedisore gradualisht në përafrim
me ato të Bashkimit Europian si dhe ngritja e sistemit të
instrumenteve monitoruese, inspektuese dhe ndëshkuese
adoptimi i instrumenteve fiskale që orientojnë sjelljen
e operatorëve drejt respektimit të standarteve mjedisore dhe/ose
nxisin investimet me efekte pozitive në mjedis
instrumente të konservimit dhe ose zhvillimit të zonave
dhe/ose sistemeve që konsiderohen me vlera mjedisore mbështetur
edhe nga fonde publike dhe/ose private
rehabilitimi i zonave me ndotje të trashëguar nëpërmjet
fondeve publike dhe ose private
edukimi dhe sensibilizimi mjedisor masiv dhe për çdo kategori
apo grup social.
Mbrojtja e mjedisit (ajri, ujrat, toka) harmonizohet me mbrojtjen dhe
shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyre (pyje,
kafshë, minerale, nafta etj). Lidhur me shfrytëzimin e këtyre
burimeve natyrore do të konsolidohet eksperienca e fituar dhe do
të përdoren instrumente të reja që harmonizojnë
sjelljen e operatorëve private me interesat publike afatgjata.
Politikat specifike mjedisore e zgjerojnë konceptin e tyre dhe
lidhur me cilësitë e mjediseve urbane, agrobujqësore
dhe industriale nëpërmjet nxitjes së zhvillimeve harmonike
të brendshme në këto hapësira dhe relacioneve harmonike
të tyre me mjedisin rrethues e në tërësi.
Politikat dhe zhvillimet mjedisore do të mbështeten me fonde
të konsiderueshme publike si dhe private. Deri në fund të
mandatit, parashikohet dyfishimi i fondeve publike për mjedisin
dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Politikat dhe mbështetja për një zhvillim të balancuar
rajonal
Ndërsa në një fazë të parë të zhvillimeve
te vendit u shfaqen tendenca mjaft të forta të c’ballancimeve
rajonale, ku zhvillimi u përqendruar në zona të ngushta,
vlerësohet me kënaqësi se zhvillimi po tenton të
përhapet në të gjithë territorin e vendit.
Kjo tendencë, fillimisht bazuar në vetë forcat e tregut,
po mbështetet tanimë edhe nga programi i diversifikuar dhe
i orientuar në territor e rajone të qeverisë.
Qeveria e Integrimit Europian do të forcojë tiparin balancues
të ndërhyrjeve të saj në territor. Ky rol do te
mbështetet në modelin europian të zhvillimit rajonal
si dhe së shpejti do të mund të thithe fonde të
konsiderueshme nga buxheti i Komisionit Europian.
Në radhë të parë, i gjithë programi investues
dhe politikat ekonomike të qeverisë janë të diversifikuara
dhe të orientuara drejt lehtësimit të aksesit të
rajoneve më pak të favorizuara në treg dhe mundësitë
e tij të zhvillimit. Qeveria është e bindur se heqja
e barrierave dhe hyrja në treg është mënyra e parë
dhe më efektive në arritjen e synimeve të zhvillimit
të balancuar.
Gjithashtu, programet e qeverisë lidhur me zhvillimin bujqësor
e rural, industrial, turizmit, investimet në energjetikë dhe
në shfrytëzimin e burimeve natyrore etj, do të kenë
përthyerjet e përshtatshme sipas oportuniteteve zhvilluese
të rajoneve të ndryshme të vendit. Përthyerje dhe
përshtatje rajonale do të kenë edhe politikat dhe masat
në arsim e shëndetësi. Edhe vetë politikat dhe instrumentet
sociale të ndihmës e përkrahjes së familjeve të
varfra do të përthyhen e përshtaten sipas rajoneve dhe
realiteteve më të vogla brënda tyre.
Ndërkaq për zhvillimin e balancuar rajonal do të përdoren
edhe instrumente të tjera si subvencione të dedikuara apo
lehtësira fiskale për aktivitetet ekonomike
Zhvillimi i balancuar rajonal do të mbështetet edhe nga vendimmarrja
e aktorëve rajonale nëpërmjet strategjive dhe programeve
rajonale të zhvillimit të harmonizuara me ato kombëtare.
Në një fazë të parë, objektiv parësor
është krijimi i rrjetit instucional dhe krijimi dhe/ose forcimi
i kapaciteteve politikëbërëse dhe politikëzbatuese
lidhur me zhvillimin rajonal në mënyrë që të
përgatitemi për të aksesuar me sukses fondet europiane
të dedikuara për zhvillimin rajonal.
II.2.7 ROLI I SHTETIT NË NXITJEN E PUNËSIMIT
Eksperienca botërore tregon se jo në çdo rast nga
rritja e shpejtë ekonomike rriten mundësitë e punësimit.
Ndaj qeveria ka gatur nën kujdesin e saj që rritja ekonomike
në Shqipëri të shoqërohet me rritjen e shanseve
për punësim dhe vetëpunësim. Vlerësohet me
kënaqësi se modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë
po merr gradualisht edhe tiparet e një rritjeje punësuese.
Shtimi i vendeve të punës nëpërmjet zhvillimit
ekonomik në tërësi
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Europian kane si objektiv madhor
krijimin e 160 mije vendeve te reja te punës. Zhvillimi i tregjeve
të lira dhe i gjithë programi ekonomik i qeverisë orientojnë
një tipar të forte punësues të zhvillimeve të
pritshme ekonomike. Lehtësimi fiskal dhe përmirësimi
i mjedisit për biznesin, investimet e mëdha publike dhe private
në infrastrukturë e në përdorimin e burimeve energjetike,
minerare e mjedisore, zhvillimet në turizëm, në bujqësi
dhe agroindustri, mbështetjet për SMT-ë, eksportet, ngritja
e parqeve industriale dhe nxitja e investimeve të huaja janë
të gjithë faktorë që kontribuojnë jo vetëm
në rritjen e shpejtë ekonomike por edhe në krijimin e
vendeve të reja të punës. Mbi 90% e vëndeve të
reja të punës do të krijohen për shkak të këtyre
faktorëve të programuar.
Në rritjen e qëndrueshme të shanseve për punësim
do të kontribuoje edhe reforma arsimore e cila do të përshtasë
produktin e saj, nxënësin/studentin me tregun e punësimit.
Përdorimi i programeve efiçiente të nxitjes së
punësimit
Gjithashtu qeveria do të fuqizojë instrumentet tashmë
të ngritura të ndërmjetësimit në tregun e punës
si dhe të programeve të subvencionuara të nxitjes së
punësimit. Qeveria do të dyfishojë buxhetin për
shkollimin, trajnimin, kualifikimin, përshtatjen e aftësive
të të papunëve dhe atyre që humbasin vendin e punës
me kërkesat e tregut. Do të përdoren stimuj fiskalë
për punëtorët në vitin e parë të punësimit
të tyre. Sikundër ka vepruar gjatë këtyre muajve,
qeveria do të marrë përsipër sigurimet shoqërore
për punonjësit e rinj. Kombinuar edhe me instrumentet proaktive
të reduktimit të varfërisë dhe të përkrahjes
së grupeve sociale, do të mundësohet që te arrihet
edhe pjesa tjetër e objektivit për punësimin.
II.2.8. STABILITETI MAKROEKONOMIK SI GARANCI E ZHVILLIMIT EKONOMIK
TË VENDIT
Politikat aktive të rritjes ekonomike si dhe ato sociale kërkojnë
si kusht ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Qeveria
e Integrimit Europian do të vazhdojë traditën e mirë
të krijuar në këtë aspekt.
Parametrat makroekonomike optimale.
Parametra bazë optimale që qeveria mendon se profilizojnë
këtë stabilitet janë: inflacion në nivelin e 3%
në vit, borxh publik në nivelin e 50% të PBB, defiçit
buxhetor në nivelin e 3% të PBB.
Analizat ekonomike flasin se në vitet e ardhshme ka një probabilitet
të lartë që ekonomia shqiptare t’i rikthehet ritmeve
të larta të rritjes që u vërejtën në vitin
2008 dhe po ashtu këto ritme të rriten edhe më shumë.
Gjithsesi qeveria do të bëjë parashikime të kujdesshme
dhe të matura të rritjes ekonomike, mbi bazën e të
cilave programohen të ardhurat dhe shpenzimet dhe gjithë parametrat
e tjerë makroekonomik, fiskale, buxhetore dhe monetare. Mbi këtë
bazë, politikat konkrete vjetore mbi defiçitin dhe borxhin
do të luhaten rreth vlerave të arsyeshme duke minimizuar risqet
disbalancuese dhe pasojat që këto disbalancime sjellin në
ekonomi.
Qeveria e Integrimit Europian synon që norma e investimeve publike
e private mbi PBB të arrijë dhe të jetë sistematikisht
mbi 30% ndërsa synohet që niveli administrativ i papunësisë
të ulet nën 11%
Menaxhimi buxhetor. Balancimi i të ardhurave me shpenzimet. Harmonizimi
i politikave fiskale me ato monetare
Garantimi i stabilitetit makroekonomik do të bazohet në rritjen
e kapaciteteve analizuese dhe programuese të sistemit të financave
publike dhe në bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin
e vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë.
Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit do të bazohet në sistemin
e planifikimit të integruar duke rritur edhe horizontin kohor të
parashikimeve. Gjithashtu do të zhvillohet më tej sistemi
i mbajtjes së llogarive dhe modernizimi teknologjik i sistemit
të buxhetit dhe thesarit.
Lidhur me politikat buxhetore, parimet baze do të jenë ai
i defiçitit dhe borxhit publik. Mbi këtë bazë
do të balancohen shpenzimet me te ardhurat sipas skenarëve
më të arsyeshëm dhe me risk minimal.
Totali i shpenzimeve publike vlerësohet se optimizohet në
nivelin e 30-32 % të PBB. Qeveria e Integrimit Europian është
për një peshë të moderuar të shpenzimeve publike
në ekonomi. Nga këto Investimet dhe shpenzimet e tjera zhvilluese
si psh mirëmbajtja e infrastrukturës apo shpenzimet në
arsim do të vazhdojnë të rriten në vlerë nominale
dhe të ruajnë një peshë të konsiderueshme në
shpenzimet buxhetore dhe mbi PBB. Po kështu rritja e pagave dhe
pensioneve me prioritet ato të ulëta do të vazhdojnë
edhe në vitet e ardhshme me një nivel rritjeje rreth 10%.
Një nga sfidat më të mëdha të financave shqiptare
është balancimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të
skemës së sigurimeve shoqërore dhe asaj shëndetësore
duke filluar adoptimin e modelit miks. Më konkretisht synohet reformimi
rrënjësor i :
sigurimeve shoqërore duke lidhur më mirë masën
e kontributit me përfitimin,
sigurimeve shëndetësore duke zbatuar parimin e ofrimit
të një shërbimi bazë për të gjithë
të siguruarit e skemës së detyrueshme dhe një shërbim
më të shtrenjtë e të komercializuar për të
siguruarit e skemave private.
II.3. ZHVILLIMI NJERËZOR NË NIVELET EUROPIANE. ARSIMI,
SHËNDETËSIA, KULTURA DHE SPORTET
Zhvillimi i vendit bazohet dhe kupton zhvillimin njerëzor. Në
vitet e fundit zhvillimi njerëzor ka njohur progres të prekshëm.
Në tre katër vitet e fundit Shqipëria kaloi nga një
vend me nivel mesatar të zhvillimit njerëzor në një
vend me nivel të lartë të këtij zhvillimi duke hyrë
në të njëjtin grup me disa nga vendet europiane .
Zhvillimet pozitive në arsim, shëndetësi, rritja e të
ardhurave dhe punësimi të bazuara në programet ambicioze
të qeverisë kanë kontribuar në zhvillimin njerëzor
Qeveria e Integrimit Kombëtar synon që zhvillimi njerëzor
të arrijë nivele gjithnjë e më të larta të
krahasueshme me vëndet më të zhvilluara anëtare
të Bashkimit Europian. Gëzimi i lirisë, mirëqënia,
arsimimi, shëndeti, rekreacioni kulturor, shpritëror e sportin,
janë në fakt qëllime finale. Ndaj dhe politikat që
lidhen më drejtpërdrejt me zhvillimin njerëzor do të
përbejnë një prioritet madhor të Qeverisë.
II.3.1. SHOQËRIA E DIJES. ARSIMIM MASIV, I VAZHDUESHËM
E CILËSOR NË NIVELET EUROPIANE
Zhvillimet arsimore në vitet e fundit demonstrojnë se reformat
e mëdha të ndërmarra 4 vite më pare po japin rezultatet
e prekëshme. Shkalla e pjesëmarrjes në arsim u rrit ndjeshëm
veçanërisht ne arsimin e mesëm dhe atë universitar.
Shqipëria po i afrohet me shpejtësi treguesve mesatare të
Bashkimit Europian lidhur me pjesëmarrjen ne arsim ndonëse
mbetet ende rruge për të bërë në këtë
drejtim. Aksesi në arsimin e mesëm arriti në 81 % dhe
u liberalizua arsimi i lartë, cka bëri që të dyfishohet
numri i studentëve.
Rritja dy herë e buxhetit mundësoi dyfishimin e pagave të
mësuesve dhe një përmirësim rrënjësor
të infrastrukturës fizike. U ndërtuan dhe rikonstruktuan
më shume se 1012 shkolla apo më shumë se gjysmës
së stokut. Të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të
mesme u pajisën me laboratorë informatike dhe akses në
internet. Proçeset e vlerësimit të dijeve dhe pranimit
ne universitetet publike pësuan një reformim tërësor
nëpërmjet provimit të maturës shtetërore që
siguroi kualifikimin bazuar në meritën.
Arsimi i lartë publik ka hyrë në reformim të plotë
bazuar në modelin e “Bolonjës” dhe administrohet
në mënyrë autonome sipas modelit administrativ të
autonomisë qeverisëse. Arsimi privat njohu një rritje
të shpejtë në të gjitha nivelet përfshirë
atë universitar dhe tashmë po kontribuon në progresin
arsimor të vendit.
Reformat në 4 vitet e ardhëshme të Qeverisë së
Integrimit Europian do të synojnë përmirësimin e
treguesve sasiore e cilësore të arsimimit duke ecur me shpejtësi
drejt treguesve mesatare të Bashkimit Europian. Arritja e objektivave
do të bazohet në kryerjen e reformave institucionale, rritjen
e kapaciteteve dhe përdorimin e metodave të përshtatshme
të mësimdhënies, orientimin e shkollës drejt shoqërisë
dhe tregut, rritjen e burimeve të financimit për arsimin si
dhe rritjen e rolit të qeverisjes vendore dhe sektorit privat në
politikat arsimore.
Masivizimi i arsimit. Zgjerimi i pjesëmarrjes në arsimin e
mesëm, profesional dhe universitar.
Masivizimi i arsimit, me gjithë progresin e bërë mbetet
një prioritet i arsimit shqiptar dhe reformave të qeverisë.
Rritja e shkallës së pjesëmarrjes synohet si në
arsimin parashkollor ashtu edhe në atë të mesëm
dhe universitar. Si rezultat parashikohet që niveli i pritshmërisë
së shkollimit të arrijë në 14 vite duke u afruar
mjaft pranë mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.
Masivizimi i arsimit do të arrihet nëpërmjet përmirësimit
dhe shtimit të kapaciteteve të infrastrukturës parashkollore
e shkollore, krijimit të kushteve për konvikte për shkollat
e mesme, hapjes dhe rritjes së kapaciteteve pranuese në universitetet
publike dhe mbështetjes së arsimit privat të të
gjitha niveleve. Përmirësimet cilësore të arsimit
dhe orientimi të tij nga tregu dhe punësimi nga një anë
dhe rritja e kërkesave në tregun e punës nga ana tjetër
pritet të ndikojnë në rritjen e interesit për shkollim
duke mbështetur më tej masivizimin e arsimit.
Synimet tona lidhur me rritjen e pjesemarrjes ne arsim jane:
çdo fëmijë që mbaron klasën e nëntë,
të ketë kushte për të ndjekur shkollën e mesme,
çdo i ri që mbaron shkollën e mesme të ketë
të hapur dyert e universiteteve.
Rektrutimi i nxënësve nga shkollat e mesme në universitete
të kalojë mbi mesataren e vendeve anëtare të BE;
Të rritet, së paku edhe me 10%, nurmi i nxënësve
që ndjekin shkollat profesionale;
Numri i studentëve të rritet në 150 mijë, pra
mbi mesataren e vendeve të BE;
Të trefishohet numri i studentëve nga zonat verilindore
dhe juglindore të vendit, duke ofruar cikël parapërgatitor
për universitet
Nderkaq, Shteti do marrë përsipër të gjitha librat
shkollore për arsimin parashkollor dhe parauniversitar, për
familjet me ndihmë ekonomike dhe të dyfishojë bursat
për shkollat e mesme dhe universitetet e vendit.
Rritja e cilësisë së arsimimit. Arsimin në funksion
të shoqërisë demokratike, tregut, punësimit dhe
qytetarisë europiane.
Rritja e cilësisë së arsimimit përben një
objektit njëkohësisht të rëndësishëm për
arsimin shqiptar. Qeveria vlerëson se objektivi i masivizimit dhe
ai i rritjes së cilësisë mund të kombinohen pozitivisht
mes tyre nëpërmjet politikave dhe instrumenteve të përshtatshëm
dhe është plotësisht e shmangshme lidhja negative mes
tyre.
Rritja e cilësisë së arsimit përben edhe sfidën
më të madhe dhe çështjen me komplekse të
së ardhmes. Rritja e cilësisë do të bazohet në
disa politika dhe instrumente të tilla si:
Vazhdimi i shtimit dhe përmirësimit të cilësisë
së infrastrukturës bazë shkollore dhe të mjeteve
didaktike në dispozicion që ulin numrin e nxënësve
për klasën nën 30, dhe lehtësojnë mësimdhënien.
Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit dhe internetit
në mësimdhënie si dhe mbështetja gjithnjë e
më e madhe e sistemit në IT (e-education) janë angazhime
të marra të qeverisë që po zbatohen me shpejtësi.
Rritja e profesionalizimit dhe motivimit të personelit mësimor
të të gjitha niveleve. Për këtë qellim do të
vazhdojë rritja e pagave e shpërblimeve duke kaluar 6 nga
vendet anëtare të Bashkimit europian, do të zgjerohet
dhe intensifikohet trajnimi i vazhdueshëm i personelit me metodat
më të avancuara të mësimdhënies. Do të
thellohen programet e zhvillimit të profesoratit të ri përmes
“Fondit të Ekselencës” dhe atij “Brain Gain”.
Do të përshtaten në vazhdimësi struktura e arsimit,
veçanërisht atij të mesëm, me kërkesat e
tregut, duke rritur, me përparësi, masën e shkollimit
në arsimin profesional. Kjo do të shoqërohet me një
reformë institucionale që mundëson, në planin afatgjatë,
krijimin e një sistemi modern dhe eficent të arsimit e formimit
profesional.
Do të vazhdojë përshtatja e kurrikulave dhe teksteve
me profilin e kërkuar e të segmentuar të arsimit sipas
kërkesave në rritje e ndryshimit të tregut dhe shoqërisë
si dhe me synimin e lehtësimit të shkallës së transmetimit
e përvetësimit të qëndrueshëm dhe kreativ të
dijeve dhe aftësive. Një rendësi të jashtëzakonshme
do ti jepet edhe mësimit të gjuhës angleze me mundësinë
e një gjuhe të dytë të paktën në shkollat
e mesme.
Në vazhdim të sistemit të provimit shtetëror në
mbyllje të ciklit 9 vjeçar dhe atij të mesëm,
provimet e shtetit do të përfshihen edhe studentet e sapodiplomuar
e universiteteve për disa profesione të rregulluara. Tërësia
e provimeve të shtetit, me teste unike dhe vlerësime impaciale,
përveç synimeve specifike, krijojnë një bazë
të dhënash për gjykimin e performacës së çdo
institucioni arsimor dhe mundësinë e krahasimit mes tyre,
duke i dhënë një impuls konkurrencës të ndershme
e të shëndetshme brënda sistemit arsimor dhe një
informacion objektiv tregut, familjeve dhe shoqërisë.
Do të fuqizohet sistemi i inspektimit në arsimin parauniversitar
dhe ai i vlerësimit dhe akreditimit në arsimin universitar.
Do të formohet modeli i autonomisë së shkollës
me një rol më të rritur të komunitetit të prindërve
dhe qeverisë së nxënësve ndërsa do të
konsolidohet autonomia dhe vetqeverisja e shkollave të larta publike.
Rritja e shpenzimeve në arsimin publik dhe inkurajimi i arsimit
privat.
Reformat arsimore dhe objektivat që ato synojnë do të
mbështeten me fonde gjithnjë e në rritje nga burime publike
e private. Qeveria e Integrimit Europian deklaron se shpenzimet publike
dhe private për arsimin dhe shkencën do të arrijnë
në 7% të PBB-së, pasi pritet nje rritje e ndjeshme në
arsimin privat bazuar edhe në mbështetjen publike për
rritjen e këtij sektori të rëndësishëm, me
qellim masivizimin dhe përmirësimin cilësor të arsimit
shqiptar. Sistemi i financimit të arsimit të lartë do
të reformohet për t’iu përgjigjur më mirë
kërkesës së lartë për shkollim, për të
krijuar hapësirë reale për nxitjen e partneritetit publik
privat (PPP) dhe rritjen e autonomisë qeverisëse të arsmin
e lartë publik si dhe për të fuqizuar arsimin e lartë
privat.
Kërkimi shkencor, teknologjia dhe inovacioni në funksion
të zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit.
Qeveria do të planifikoj një Fond për shkencën,
teknologjinë dhe inovacionin, i cili do të zë 0.6 % e
GDP-së dhe do të implementohet nga një agjenci e specializuar.
Njëkohësisht do të adaptohet një kuadër institucional
nxitës për të gjitha institucionet publike dhe private
si dhe kërkuesit që zhvillojnë veprimtari në këtë
fushë. Rritja e ndjeshme e investimeve do të mundësoj
zhvillimin e politikave më të përshtatshme që mbështesin
jo vetëm rritjen e veprimtarisë së kërkimit shkencor
dhe inovacionit por edhe inkurajimin e ekselencës në formën
e qendrave apo grupeve të ekselencës në institucionet
publike dhe private.
II.3.2. REFORMIMI RRËNJËSOR I SISTEMIT SHËNDETËSOR.
AKSESI, CILËSIA DHE GARANTIMI I BURIMEVE FINANCIARE
Një shoqëri e shëndetshme dhe e mbrojtur nga risqet
është një synim madhor. Në katër vitet e shkuara,
qeveria ka rritur fondet për sistemin shëndetësor, kryesisht
në rritjen e pagave, përmirësimin e furnizimeve me medikamente,
kryerjen e investimeve në rrjetin e shërbimit parësor
e spitalor si dhe në vaksinimin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Kjo ka përbërë fazën e parë bazë të
domosdoshme të ndërhyrjes reformuese në sistemin e shëndetit
publik. Tashmë janë plotësuar kushtet për kalimin
në fazën tjetër të reformimit të sistemit në
modelin e tij të administrimit, relacioneve me përfituesit
dhe financimit. Rezultatet në këtë fazë të
dytë të reformës do të rrisin aksesin, diversifikojnë
llojet e shërbimeve dhe ofrojnë shërbime më cilësore,
njëherazi duke siguruar një qëndrueshmëri financiare
të këtij sistemi. Realizimi i një sistemi shëndetësor
cilësisht të ri do të jetë Motoja dhe Zemra e reformave
për vitet 2009 – 2013. Përafrimi i domosdoshëm
me standartet Europiane si dhe implementimi i përvojave dhe modeleve
të suksesshme janë rrugët themelore ku do të eci
tërësia e reformave në shëndetësi duke ruajtur
arritjet dhe duke shpejtuar realizimin e reformave të reja.
Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës
nëpërmjet shërbimeve të arritshme dhe të barabarta
për të gjithë, realizimi i një sistemi shëndetësor
cilësisht të ri, shërbime me standarte të bashkimit
europian për të gjithë Shqiptarët dhe reformimi
i mekanizmave dhe instrumentave financiare të cilët mbështesin
e sigurojnë mbulim financiar efikas të kostove në rritje
të sistemit shëndetësor, do të jenë këto
shtyllat e reformës në shëndetësi.
Ky program reformash për transformimin e sistemit shëndetësor
do të realizohet duke rivitalizuar administrimin e sistemit, duke
modernizuar atë me qëllim përmirësimin cilësor
të programeve kombëtare për parandalimin, kujdesin, trajtimin
dhe rehabilitimin, realizimit të një skeme sa më të
plotë të sigurimeve shëndetësore dhe bashkëpjesëmarrjes
së pacientit me sistemin shëndetësor, si dhe rajonalizimin
real dhe efektiv të spitaleve
Zbatimi i reformës tërësore në sistemin
shëndetësor
Reforma administrative e sistemit shëndetësor bazohet në
një sistem të ri relacionesh institucionale të qëndrave
shëndetësore me institucionet politikëbërëse,
me përfituesit, financuesin dhe personelin.
Në themel të këtyre relacioneve janë vetëqeverisja
e qendrës shëndetësore, transparenca, përgjejshmëria,
vlerësimi i performancës institucionale dhe individuale përkundrejt
motivimit e shpërblimit sipas meritës.
Reforma do të përfshijë edhe një organizim më
të mirë territorial duke harmonizuar shtrirjen e shërbimit
parësor me atë spitalor si dhe të atij publik e privat.
Reduktimi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë
do të bazohet në radhë të parë në masat
me natyrë parandaluese dhe që mbështeten në krijimin
e iniciativave anti-korrupsion
Investime masive në kujdesin parësor, spitalor dhe
në parandalimin e sëmundjeve
Investimet publike në sistemin shëndetësor do të
rriten me shpejtësi duke arritur mbulimin e plotë të
territorit me qendra të kujdesit shëndetësor parësor
të pajisura me mjetet e përshtatshme. Ndërkaq do të
vazhdojë investimi me ristrukturimin dhe modernizimin e qendrave
spitalore të vendit me prioritet realizimin real të rajonalizimit
të sistemit spitalor.
Po kështu do të investohet për krijimin e një sistemi
të shërbimit kombëtar të urgjencës të
unifikuar sipas standarteve dhe cilësisë së lartë
i bashkërenduar me sistemet e urgjencës së vendeve fqinje.
Investimet publike dhe fonde operative do të përfshijnë
edhe sistemin e laboratorëve dhe institucioneve të shëndetit
publik duke rritur shkallën e mbulimit me vaksina si dhe duke zgjeruar
llojet e vaksinimeve. Gjithashtu do të fuqizohet sistemi i monitorimit
dhe vlerësimit të gjendjes dhe risqeve shëndetësore
Financimi i sistemit shëndetësor. Financimi publik
dhe nxitja e nismës private
Sigurimi i burimeve financiare të bollshme dhe të qëndrueshme
për sistemin shëndetësor përbën një nga
sfidat më të vështira por edhe vetë thelbin e suksesit
të këtij sistemi në të ardhmen. Buxheti per shendetesine
do te rritet me 60%.
Qeveria është e vendosur të zbatojë modelin e blerjes
së shërbimeve shëndetësore nga një blerës
i vetëm, Institutit te Sigurimeve Shëndetësore si dhe
blerjen e shërbimeve nga ofruesit privatë të tyre.
Qeveria është gjithashtu e vendosur të rrisë ndjeshëm
masën e financimit në shëndetin publik dhe në investimet
kapitale.
Gjithashtu qeveria do të mbështesë dhe nxisë zgjerimin
e sektorit privat në shërbimin parësor e spitalor si
një mënyre për të kënaqur më mirë
kërkesat në rritje për shërbime shëndetësore
si dhe për një rritje dhe modernizim të sistemit shëndetësor
shqiptar.
Edukimi dhe promocioni shëndetësor
Edukimi shëndetësor do të përbejë një
drejtim me rendësi të rritur në të ardhmen pasi
ai jep efekte të mëdha pozitive në parandalimin e sëmundjeve
dhe uljen e kostos së kurimit. Edukimi shëndetësor do
të bazohet në ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese
dhe/ose edukuese mes instrumenteve mediatike kombinuar me rritjen e
shërbimeve të rrjetit këshillmor e deri të zgjerimi
i njohurive shëndetësore që transmetohen nëpërmjet
sistemit arsimor.
II.3.3. KULTURA NË SHËRBIM TË MIRËQËNIES,
ZHVILLIMIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN
Shqipëria ka njohur zhvillime pozitive ne sferën e kulturës
ne vitet e fundit. Eshte fuqizuar kujdesi dhe ruajtja e trashëgimisë
kulturore si dhe eshte rritur produktiviteti kulturor e artistik. Institucionet
kulturore te vendit janë reformuar dhe fondet publike ne shërbim
te kulturës janë shumëfishuar.
Synimi i Qeverise ne fushën e kulturës eshte gjallërimi
dhe nxitja e te gjithë burimeve artistike dhe potencialit etnokulturor
te vendit për përmirësimin e cilësisë se jetës
se qytetareve dhe ne shërbim te zhvillimit dhe evropianizimit te
vendit.
Vazhdimi i reformimit të institucioneve kulturore
Në kushtet e tregut dhe konkurushmërisë përparësi
do te këtë thellimi i reformimit të institucioneve kulturore
me një theks të veçantë në prezantimin e
praktikave dhe skemave efektive të menaxhimit të krijimtarisë
artistike për t’ia përshtatur atë kushteve të
tregut, por pa injoruar detyrimin që Qeveria ka për përmbushjen
e nevojës për mbështetjen financiare nëpërmjet
subvencionimit.
Objektiv i veprimtarisë së qeverisë në fushën
e vlerave kulturore do të jetë mbështetja financiare
dhe teknike për ristrukturimin e rrjeteve muzeale për t’i
çliruar muzetë nga inercia e konceptimeve dhe ekspozimeve
të vjetra, si dhe për të siguruar rritjen e mobilitetit
të muzeve për ta lehtësuar përftimin e tyre nga
publiku.
Qeveria do të mbështesë financiarisht shkollimin artistik
dhe promovoje format alternative të shkollimit dhe konsultimit
profesional të krijuesve. Rendësi të veçante do
të ketë mbështetja e instrumenteve të debatit artistik
dhe të vlerësimit të krijimtarisë artistike.
Rritja e mbështetjes me fonde publike për veprimtari
dhe produkte kulturore
Qeveria do të zgjerojë mbështetjen financiare dhe investimet,
si dhe do të lehtësojë bashkëpunimin me ekspertizën
më të mirë ndërkombëtare për ruajtjen
dhe konservimin e trashëgimisë kulturore veçanërisht
asaj arkeologjike, si dhe konservimin dhe promovimin e vlerave të
konfirmuara të traditës etnografike, letrare dhe figurative.
Qeveria angazhohet të rritë në vazhdimësi buxhetet
në dispozicion të mbështetjes për krijimtarinë
artistike. Në veçanti kjo mbështetje do të adresohet
për krijuesit e rinj nëpërmjet programeve të veçanta.
Mbështetja e nismave private e komunitare
Pasurimi i kalendarit të eventeve kulturore si dhe nxitja dhe
mbështetja e eventeve kulturore periodike të dedikuara. Në
bashkëpunim me qeveritë vendore do të synohet identifikimi,
nxitja dhe mbështetja e eventeve kulturore lokale veçanërisht
të atyre me përkatësi komunitare.
Në bashkëpunim me botën akademike dhe kulturore do të
nxitet krijimi dhe konsolidimi i instrumenteve që gjenerojnë
debatin publik mbi çështje të rëndësishme
të kulturës shqiptare dhe dinamizojnë përpjekjet
për forcimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor kombëtar.
II.3.4 SPORTET DHE KULTURA SPORTIVE
Zgjerimi dhe forcimi i kulturës sportive
Qeveria do të mbështetë zgjerimin dhe forcimin e kulturës
sportive. Fokusi kryesor do të jetë realizimi i investimeve
të reja dhe atyre rikonstruktuese në infrastrukturën
sportive, veçanërisht të atyre në shërbim
të shkollave dhe komuniteteve lokale.
Në partneritet me aktore të botës së sporteve, me
institucione lokale, si dhe me aktorë të sektorit privat do
të punohet për pasurimin e kalendarit të eventeve sportive
dhe veçanërisht në promovimin e sporteve si pjesë
e kulturës së jetesës.
Reformimi i institucioneve federative të sportit
Institucionet federative të sportit dhe klubet sportive do të
reformohen për të siguruar një menaxhim efiçient
dhe transparent të tyre që njëherësh të sigurojë
stimulimin e cilësisë sportive.
Rritja e konkurrueshmërisë së sportit shqiptar
Qeveria do të siguroje mbështetje financiare në rritje
për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin
dinjitoz të sportit shqiptar në evente ndërkombëtare.
Nëpërmjet programeve konkrete me financim të Qeverisë
dhe me kontribute nga sektori privat do të investohet për
të ndërtuar teren dhe mjedise sportive të standarteve
bashkëkohore, si dhe do të sigurohen ekspertiza më e
mire trajnuese për sportistet dhe ekipet cilësore.
II.4. ZGJERIMI DHE FORCIMI I NATYRËS SOCIALE TË SHTETIT.
PËRKRAHJA, SOLIDARITETI DHE DREJTËSIA SOCIALE PËR SHANSE
TË BARABARTA
Shqipëria Europiane nuk mund të ketë fytyrë tjetër,
përveçse fytyrës së njerëzishme sociale,
nuk mund të ketë zemër tjetër përveçse
zemrës së dhimbsur, pra vendi i solidaritet të madh njerëzor,
ku nuk gjenden të përjashtuar
Në katër vite ne ia dolëm të rrisim nga 50-100%
buxhetin e 860 mijë familjeve shqiptare të punësuar në
administratë, pensionsitë apo qytetarë me ndihmë
ekonomike, të punësojmë rreth 80 mijë vetë,
të nxjerrim nga varfëria rreth 400 mijë qytetarë
shqiptarë. Rënie prej 80% pësoi varfëria ekstreme
apo mjerimi, sipas një studimi të Bankës Botërore.
Por, megjithë këto arritje, Shqipëria sërish ka
një varfëri prej 12.1% të popullatës së saj
dhe akoma më rëndë, ajo ka një varfëri ekstreme
prej 1.34% të popullatës së saj, pra janë mijëra
familje që ende qajnë me lotët e ftohta të mjerimit.
Shqipëria ka hartën e varfërisë dhe mjerimit që
shtrihet nga Frashëri i Përmetit, Buz i Tepelenës dhe
gjer në Dukagjin. Në këto rajone, mijëra familje
përballen me egërsinë e tregut dhe dhimbjet e mjerimit.
Qeveria ime është e vendosur të veprojë në
mënyrën më efikase, më energjike për të
nxjerrë nga mjerimi çdo shqiptar dhe çdo familje
shqiptare.
Ne angazhohemi se, duke ruajtur standartet më liberale të
ekonomisë së tregut, do të thellojmë gjithnjë
e më shumë frymën sociale të qeverisjes sonë,
luftën e pamëshirë kundër njërit prej dy armiqve
më kryesorë të njerëzve të lirë –
varfërisë, do zgjerojmë, konsolidojmë dhe përsosim
më tej sistemin e mbrojtjes sociale, do realizojmë një
rishpërndarje gjithnjë e më të mirë dhe më
të ndershme të të ardhurave dhe do të bëjmë
çdo përpjekje që ne Shqipëri, qoftë dhe një
qytetar i vetëm, të mos ndjehet i përjashtuar nga shoqëria
shqiptare.
II.4.1. PENSIONE DINJITOZE. REFORMA E SISTEMIT TË SIGURIMEVE
SHOQERORE.
Reformimi i sistemit të kontributeve shoqërore sipas modelit
miks. Vazhdimi i rritjes së pensioneve
Për të arritur një nivel dinjitoz të pensioneve
qeveria do të punojë për ristrukturimin dhe reformimin
e sistemit ekzistues njeshtyllës “pay as you go” për
të bërë një lidhje më të drejtpërdrejtë
midis kontributeve dhe pensioneve dhe duke synuar kalimin gradual drejt
një sistemi shumshtyllës të pensioneve.
Do të ndërmerren të gjitha masat për një rritje
graduale të kontributeve në krahasim me rritjen e përfitimeve
për të forcuar kështu qëndrushmërinë fiskale
të skemës së sigurimeve shoqërore. Do të vazhdojë
rritja e diferencuar e masës së pensioneve për qytetin
dhe fshatin drejt barazimit të kushteve të tyre në vitin
2013, për këtë do të vazhdojë subvencionimi
i pensioneve të fermerëve.
Pensionet do të vazhdojnë të rriten me një ritëm
mesatar 10% për qytetin dhe 15% për fshatin, ndërsa të
ardhurat do të rriten me 12-15% në vit duke arritur që
në vitin 2013 krahasuar me vitin 2005 të jenë 50% më
të larta duke rritur kështu aftesinë vetmbajtëse
të skemës së sigurimeve shoqërore.
Nxitja e nismës private në fushën e sigurimeve
Qeveria do të nxisë dhe lehtësojë nismën private
në fushën e sigurimeve shoqërore dhe njëherësh
do të krijojë sisteme të përgjegjshme e të
sigurta të kontrollit ndaj institucioneve të liçensuara
që do të operojnë në tregun e sigurimeve shoqërore.
II.4.2. MBËSHTETJA AKTIVE E KATEGORIVE SOCIALE DHE INDIVIDËVE
NË NEVOJË
Reduktimi i varfërisë nëpërmjet politikave te mbështetjes
aktive
Qeveria vlerëson se lufta kundër varfërisë është
një objektiv i shenjtë i saj. Politikat e mbështetjes
aktive nëpërmjet punësimit do të jenë boshti
i programit të qeverisë për reduktimin e varfërisë,
e cila njëherësh do të shtojë edhe fondin e ndihmës
ekonomike me qëllim që të ritet përfitimi për
fryme nga ky fond.
Lufta kundër varfërisë në zonat verilindore dhe
juglindore të vendit, do të përbëjë përparësinë
madhore për qeverinë tonë.
? Me një skemë të veçantë financimesh me
grante, do të nxiten të gjitha potencialet lokale bujqësore,
blegtorale, turistike të këtyre zonave.
? Brenda viti 2011 do të përfundojë masterplani i zhvillimit
të turizmit të zonave malore, si dhe brenda këtij mandati,
zonat malore të Shqipërisë, nga Vermoshi në Gjirokastër,
do të kenë infrastrukturën rrugore modern, të gatshme
për investime të gjera turistike.
?
Në funksion të luftës kundër varfërisë,
Qeveria do të përshtasë të gjithë sistemin
arsimor. Ne, do të trefishojmë numrin e studentëve dhe
nxënësve nga këto zona, në shkollat e mesme dhe
profesionale dhe universitetet e vendit.
Brenda viti 2013 ne synojmë që çdo qytetar shqiptar
të ketë ndihmë ekonomike mbi dy dollar në ditë
dhe pensionet e fshatit të barazohen me pensionet e qytetit.
Për këtë qëllim, Qeveria do të mobilizojë
të gjitha fondet e nevojshme, do të gjejë të gjitha
mënyrat e përshtatëshme që sirenat e mjerimit të
mos ulërijnë më në Shqipëri.
Reformë të thellë do të njohë ndihma ekonomike,
e cila do të dalë me çdo kusht jashtë informalitetit.
Dhënia e saj, përveçse për personat me aftësi
të kufizuar, do të kushtëzohet me punën e dobishme
për komunitetin dhe punimin e tokës.
Familjet dhe individët në nevojë, që për arsye
të vërtetura janë në pamundësi të dalin
nga mjerimi, do të gëzojnë të gjithë ndihmën
ekonomike të nevojshme që të ushqehen, vishen dhe gëzojnë
të gjitha shërbimet, kujdesin shëndetësor, arsimimin
e fëmijëve, njëlloj si të tjerët.
Përkrahje aktive dhe integruese për individëd me aftesi
të kufizuar
Qeveria do të marrë masa për përmirësimin
e vlerësimit të aftësisë së kufizuar bazuar
në modelin social, përfshirjen e profesionisteve social në
vlerësim, si dhe në rritjen e informimit për personat
me aftësi të kufizuar dhe familjarëve.
Qeveria do të synojë ngritjen e shërbimeve komunitare
për personat me aftësi të kufizuar dhe garantimin e cilësisë
së tyre dhe do të shtoje fondet që, në bashkëpunim
me organizata jo fitimprurëse, të sigurohet shërbimi
ndaj personave me aftësi të kufizuara, shërbimet në
familje dhe ato ditore edhe në ato Njësi Vendore që nuk
e kanë këtë shërbim.
Veç trajtimit të tyre qeveria do të ndërtojë
programe konkrete për nxitjen e punësimit dhe formave të
tjera të integrimit të personave me aftësi të kufizuara
në shoqëri.
Përkrahja e viktimave krimit dhë te gjakmarrjes
Qeveria do të angazhohet në mbrojtje të viktimave të
krimit dhe veçanërisht të atyre të gjakmarrjes.
Zonat ku ky fenomen është i përhapur do të punohet
intensivisht me autoritetet lokale për të garantuar mbrojtjen
e fëmijëve, grave dhe moshës së tretë dhe integrimin
e tyre në jetën normale. Programet e ndihmës së
posaçme do të koordinohen dhe do të synojnë mobilizimin
e organizatave të shoqërisë civile, si dhe një angazhim
më të drejtpërdrejtë të komuniteteve fetare.
Për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, apo personave në
rrezik trafikimi do të punohet për krijimin e standarteve
dhe modeleve cilësore të protokolleve kombëtare dhe ndërshtetërore,
vlerësimin e ndihmës dhe nevojave specifike, planet e administrimit
të rrezikut dhe planet e riintegrimit.
Vëmendje do ti kushtohet rritjes së kapaciteteve të
qendrave pritëse, përmirësimit të modeleve të
ndihmës dhe trajnimit të stafeve, por në veçanti
programeve të riintegrimit për formim profesional falas.
II.4.3. VAZHDIMI I KOMPENSIMIT TË ISH TË PËRNDJEKURVE
E ndërgjegjshme për detyrimin që shoqëria shqiptare
ka përball ish të përndjekurve politik, njëherësh
edhe si një provë e solidaritetit social qeveria angazhohet
të shtojë fondet në drejtim të kompensimit financiar
të ish të përndjekurve politik.
Përveç kompensimit financiar qeveria do të konkretizojë
programe për forma alternative të riintegrimit në shoqëri
të atyre grupeve dhe individëve të kësaj shtrese
të shoqërisë që nuk kanë mundur të përfitojnë
nga skemat e mëparshme të mbështetjes.
II.4.4. NXITJA E BARAZISË GJINORE
Qeveria angazhohet për promovimin e parimeve të barazisë
gjinore, si dhe forcimin e instrumenteve ligjore dhe institucionale
mbrojtës për të siguruar politikat gjinore në të
gjitha nivelet e qeverisjes.
Qeveria do të iniciojë programe konkrete për të
siguruar trajnimi dhe kualifikim profesional falas dhe skema punësimi
për gratë kryefamiljare dhe ato të komuniteteve të
margjinalizuara. Programet sociale do të kenë në fokus
rritjen e shërbimeve sociale për gratë kryefamiljare,
nënat me shumë fëmijë, vajzat dhe gratë me
aftësi të kufizuara, gratë e komunitetit rom dhe ato
që janë viktima të trafikimit apo rrezikohen të
jenë viktima.
Parandalimi i dhunës në familje, mbrojtja e viktimave dhe
aksesi i tyre në skemat e mbrojtes ligjore dhe psikosociale do
të jetë një nga drejtimet kryesore të politikave
të posaçme që qeveria në bashkëpunim të
ngushtë me mediat dhe shoqërinë civile do të ndërmarrë
për të garantuar dhe mbrojtur dinjitetin e gruas, duke i kushtuar
njëherazi rendësi edhe fëmijëve dhe personave të
moshuar.
II.4.5. KUJDESI PER FEMIJET DHE PËR MOSHËN E TRETË
Në politikën tonë të Shqipërisë sociale,
një kujdes të veçantë do t’ju kushtohet
dy moshave më delikate: fëmijëve, vogëlushëve
të këtij vendi dhe moshës së tretë.
Në këtë kontekst, gjatë këtij mandati, ne
zotohemi të permiresojme me shpejtesi treguesit baze te shendetit
te femijes duke I sjelle ato ne nivelet europiane, do te shtrijmë
vaksinimin ndaj të gjitha sëmundjeve të rrezikshme për
shëndetin e fëmijëve, të ngremë në të
katër anët e vendit sistemin e arsimit parashkollor, si kusht
për një parapërgatitje dinjitoze të fëmijëve
tanë në shkolla.
Tranzicioni i shpejtë social, ekonomik dhe politik i vendit ka
lënë shumë të moshuar në një pozicion
vulnerabël. Ata gjithashtu ndjehen të diskriminuar në
lidhje me pozicionin social- ekonomik, aksesin ndaj shërbimeve
si kujdesi shëndetësor dhe transporti. Një pjesë
e të moshuarve kanë mbetur vetëm dhe pa kujdesin e fëmijëve
për shkak të emigracionit.
Qeveria e Integrimit Evropian, duke njohur kontributin që ka dhënë
mosha e tretë në zhvillimin e vendit është e vendosur
të ndikojë dhe promovojë solidaritetin midis brezave
në luftë kundër diskriminimit ndaj personave të
moshuar si dhe për një të ardhme të sigurt, me perspektiva
të reja dhe me dinjitet për personat e çdo moshe.
Për të zbutur sadopak problemet e mprehta me të cilat
po përballet mosha e tretë në Shqipëri, qeveria
do te percaktoje me ligj të veçante përkrahjen shteterore
ndaj individëve të moshës së tretë i cili do
të përcaktojë një paketë shërbimesh dhe
benefitesh që i garantohen kësaj moshe për të kompensuar
nivelin aktual të ulët të pensioneve dhe si shpërblim
i shoqërisë për kontributin e tyre jetësor. Paketa
ka marrjen e pensionit të 13-të, transport falas, trajtim
mjeksor falas, benefite për personat që u shërbejnë
të sëmurëve të kësaj moshe.
Nderkaq, edhe vete rritja e shpejte e pensioneve, duke lene prapa 6
vende te Bashkimit Europian, eshte nje tjeter ndihme, perkrahje dhe
solidaritet me te moshuarit.
II.4.6. KUJDESI PËR KOMUNITETET ETNO-KULTURORE
Qeveria e integrimit europian të shqipërisë nuk mund
të mos jetë në radhë të parë qeveria e
integrimit të gjithë komuniteteve pjesë e vetë Shqipërisë.
Në mënyrë të veçantë ne angazhohemi
për të marrë të gjitha masat e nevojshme për
mbrojtjen dhe integrimin e komunitetit rom.
Detyrë parësore është informimi dhe njohja e këtij
komuniteti me të drejtat për të perfituar nga programet
sociale, programet e ndihmës ekonomike, të trejtimit shëndetësor
gjinor dhe ndihmës për personat me aftesi të kufizuar,
si dhe vendosja e një partneriteti të qendrushëm me shoqatat
që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e këtij
komuniteti.
Drejtimet kryesore të programit të qeverisë me specifike
komunitetin Rom do të adresojnë çështjen e punësimit
të fëmijëve të këtij komuniteti, strehimin
e fëmijëve të braktisur në qendra ditore, integrimin
e tyre në proçeset e shkollimit dhe aftësimit profesional
për t’i përfshirë ata më pas në skemat
e punësimit.
III. SIGURIA KOMBËTARE. SHQIPËRIA ANËTARE E
NATOS KONTRIBUON NË SIGURINË DHE PAQEN GLOBALE
Shqipëria shënoi një arritje historike në 4 Prill,
kur u bë anëtare e NATO-s, aleancës ushtarake politike
më të madhë të të gjitha koherave. Me shpalljen
e pavaresisë ne fituam lirinë, me antarësimin në
NATO ne fituam sigurinë e lirisë sonë. Kjo ngjarje është
nje kulm historik, por njëherësh është edhe fillimin
e një rruge të gjatë kontributesh, detyrimesh, përgjegjësish
si pjestarë të aleancës.
Qeveria është e ndërgjegjshme dhe e përgatitur
të bëjë të gjitha përpjekjet dhe të vërë
në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme financiare, materiale
dhe njerëzore për të realizuar me sukses sfidat e modernizimit
të ushtrisë sonë në përputhje me standartet
e NATO-s.
III.1. FUQIZIMI DHE MODERNIZIMI I MËTEJSHËM I FORCAVE
TË ARMATOSURA
Në përputhje me angazhimet dhe sipas standarteve të
NATO-s, do të krijohet një strukturë organizative e integruar
e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshem.
Deri në fund të vitit 2010 do të kryhet transofromimi
i Forcave tona të Armatosura në një forcë tërësisht
profesionale me fokus më të veçantë për njësitë
e deklaruara për operacionet e NATO-s.
Qeveria do të sigurojë ndërveprimin dhe vënien
në dispozicion të kapaciteteve të çdo ministrie
dhe agjensie qëndrore për plotësimin në kohë
të (49) Objektivave të Forcës të cilat do të
bëjnë të mundur integrimin e plotë të FA në
strukturat e NATO-s deri në vitin 2019. Përveç kapaciteteve
të mirëfillta ushtarake në realizimin e Objektivave përfshin
edhe kontribute kombëtare për operacionet e stabilizimit,
rindërtimit, ekipe specialistësh civile e ushtarake, si dhe
sigurimin e kufijve.
Për interimin e sistemit të mbrojtjes sonë ajrore me
ato të NATO-s dëri në vitin 2013 do të përfundojë
vendosja e kapaciteteve për të siguruar vëzhgimin e hapësirës
ajrore, përfshirë instalimi dhe integrimi i strukturës
së komandës dhe kontrollit ajror, si dhe identifikimi i sistemeve
të sigurta të komunikimit me qëndrat ajrore të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes do të zhvillojë politikat përkatëse
për një personel të përshtatshëm e të
trajnuar dhe do të riorganizojë sistemin e mbrojtjes dhe planifikimit
të forcës në përputhje me proçesin e Planifikimit
të Forcës së NATO-s. Duke filluar nga viti 2010 do të
adoptohet modeli i situatave të planizimit operacional të
NATO-s.
Do të prezantohen dhe zbatohen në të gjithë hierarkinë
e komandimit të FA, standartet individuale, si dhe sistemet e vlerësimitë
të trupave dhe shtabeve. Deri në fund të këtij viti,
FA do të sigurojnë që të gjitha aspektet kritike
të arsimimit e stërvitjes ushtarake të jenë përshtatur
me konceptet strategjike të NATO-s, të doktrinës së
NATO-s, proçesit të Planifikimit Strategjik, e Planifikimit
Operacional dhe Listën e detyrave të NATO-s. Pervetesimi i
gjuhes engleze dhe i perdorimit te compiuterit do te perhapet me shoejtesi
ne forcat e armatosura.
Do të synohet përmirësimi i kapaciteteve të bazave
ajrore të Kuçoves dhe Rinasit me pajisje dhe personel për
realizimin dhe riparime të nivelit të dytë, si dhe i
portit të Durrësit dhe bazës së Pashalimanit për
rritjen e mundësive të Mbështetjes së Vendit Pritës
për NATO-n.
Integrimi në strukturat e NATO-s dhe modernizimi i Forcave të
Armatosura shoqërohet me angazhimin për reduktimin e depove
të municioneve nga 48 aktualisht në 4, si dhe shkatërimin
e një sasie prej 85.000 tone municione deri në vitin 2015.
Pjesa më e rrezikshme e municioneve do të eliminohet deri
në fund të vitit 2010. Vëmendje e veçantë
do t’i ushtohet zbatimit rigoroz të rregullave të sigurisë
për shkatërimin dhe rruajtjen e municioneve.
Qeveria do t’i përmbahet pa asnjë hezitim kërkesave
të NATO-s për mbajtjen e nivelit prej 2% të PBB-së
të buxhetit të mbrojtjes dhe do të tregojë kujdes
të veçantë për përdorimin sa më të
efektshëm të tij.
III.2. SHQIPËRIA, ANËTARE E NATOS, KONTRIBUON NË
SIGURINË DHE PAQEN GLOBALE
Qeveria shqiptare në vijim të traditës së konsoliduar
që para anëtarësimit, do të zgjerojë kontributin
e Shqipërisë në angazhimet e aleancës për ruajtjen
e paqes dhe sigurisë në botë. Në zbatim të
kërkesave të NATO-s për operacione të qëndrueshme
dhe dislokimin e forcave tokësore, do të kontribuojmë
me forca për luftim, mbështetje luftimi dhe për mbështetje
me shërbime për luftim, lehtësira dhe infrastrukturë
për pjesëmarrjen në operacione të drejtuara nga
NATO, BE, OKB dhe operacione të tjera koalicionesh potenciale.
Do të vijojë proçesi i riorganizimit dhe zgjerimit
me personel të misioneve civile e ushtarake në Përfaqësinë
e Përhershme të Shqipërisë pranë NATO-s me
qëllim që tu afrohet kërkesave të bashkëpunimit
me organizmat dhe agjensitë e NATO-s.
Gjithashtu Shqipëria do të mbështesë angazhimet
e kontributeve të NATO-s, në agjensitë e strukturat e
saj me personel ushtarak në përputhje me “Proçedurat
dhe Politikat e Personalit në NATO”.
IV. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA
FAKTOR I RËNDËSISHËM I PAQJES E STABILITETI
Politika e Jashtme e Qeverisë së Republikës së
Shqipërisë do të ruaje vazhdimësinë e saj dhe
rolin e konsoliduar të Shqipërisë, si një kontribuues
i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit global, kudo që
ai kërkohet, si dhe në mënyrë të veçante
rolin e saj konstruktiv në forcimin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit
dhe integrimit te përbashkët rajonal.
IV.1. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA,
FAKTOR PAQEJE E STABILITETI
Objektiv kryesor i politikës së jashtme të Republikës
se Shqipërisë do te jete realizimi i një roli cilësisht
te ri dhe proaktiv te Shqipërisë ne marrëdhëniet
ndërkombëtare, i cili do te reflektoje stadin aktual si një
vend anëtar i NATO-s dhe perspektiven e saj jo te largët te
anëtarësimit ne Bashkimin Evropian.
Politika e Jashtme e Shqipërisë do te vazhdoje te luaje rolin
e saj dhe te kontribuoje ne frymën e dialogut dhe mirëkuptimit
ne te gjithë sistemin e organizatave globale dhe rajonale ku ajo
aderon, si OKB, OSBE, Këshilli i Europës, duke rritur ne përputhje
me prioritetet, kapacitetin dhe potencialin e saj pjesëmarrjen
më aktive në veprimtaritë ndërkombëtare në
fushën e paqes dhe sigurisë, ekonomiko-sociale, të drejtës
ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
Politika jone e jashtme do te ketë përparësi rritjen
e kontributit te Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, realizimin
në kohë te detyrimeve që rrjedhin nga Konventat e OKB
në të cilat vendi ynë është palë, çështjeve
të ngrohjes globale, luftës kundër terrorizmit, proliferimit
te armeve te dëmtimit ne mase, rreziqeve pandemike, përfshire
realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit.
Politika e jashtme e Republikës se Shqipërisë do te
vazhdoje te ruaje marrëdhënie shume te mira politike dy-paleshe
me te gjithë vendet demokratike te botes, veçanërisht
me ata partnere qe udhëheqin institucionet me te rëndësishme
botërore apo rajonale dhe qe gjithashtu gjenerojnë zhvillime
te rëndësishme demokratike dhe pole te reja te ekonomisë
globale.
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikës do te
përbejnë një aleance strategjike te veçantë
politike, ushtarake dhe ekonomike te Shqipërisë, në përballimin
e gjithë sfidave rajonale e ndërkombëtare me te cilat
përballet ajo
Shqipëria do të vazhdoje të ketë marrëdhënie
të shkëlqyera me të gjithë vëndet anëtare
te NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me te cilat do te bashkëpunojë
intensivisht dhe do te vazhdoje forcimin e marrëdhënieve ne
kuadër te institucioneve ndërkombëtare dhe ne rrafshin
bilateral ne fusha me interes reciprok, veçanërisht ato
politike e ekonomike.
Politika jone e jashtme i konsideron si shume te mira dhe konstruktive
marrëdhëniet me anëtarët e përhershëm
te Këshillit te Sigurimit te OKB-së, si Rusia dhe Kina, me
te cilat eshte e gatshme te çoje me tej nivelin e tyre ne te
gjitha sferat e interesit reciprok dhe shkëmbimeve.
Shqipëria do t’i kushtoje një vëmendje te veçantë
rritjes dhe intensifikimit te marrëdhënieve me vende te cilat
zhvillimet ne kuadër te globalizmit i kane shndërruar ne qendra
te rëndësishme politike, financiare e ekonomike, si Japonia,
India e Brazili.
IV.2. POLITIKA E JASHTËME NË SHËRBIM TË INTEGRIMIT
TË BALLKANIT DHE FQINJËSISË SË MIRË
Shqipëria do te vazhdoje t’i konsideroje si parësore
dhe te një rëndësie te veçantë marrëdhëniet
me fqinjët. Ajo do te vazhdoje te kontribuoje arritjen e objektivit
te përbashkët te rajonit, integrimin evropian te tij duke
realizuar edhe rritjen e mëtejshme te nivelit te bashkëpunimit
politik, ekonomik, social, kulturor dhe ne fushën e sigurisë,
duke e konsideruar rajonin si një vatër qe duhet te gjeneroje
stabilitet, mirëkuptim dhe integrim te përbashkët.
Ne ketë kuadër, politika e jashtme e Shqipërisë
do te vazhdoje t’i konsideroje si strategjike marrëdhëniet
me Italinë dhe Greqinë, si dy vende jo vetëm fqinj, por
edhe anëtare te NATO-s e Bashkimit Evropian, si dhe partneret kryesore
tregtar e ekonomik te vendit tone.
Marrëdhëniet me Turqinë do te vazhdojnë te thellohen
ne rrugën e një tradicionaliteti te konsoliduar e reciprok
por edhe ne kushtet e reja te angazhimeve te përbashkëta te
sigurisë, paqes dhe te zhvillimit ekonomik.
Qeveria e Republikës se Shqipërisë do të japë
një vlerë të madhe kontributi për paqen, sigurinë
dhe prosperitetin në gjithë rajonin e Europës Juglindore.
Ne do ta realizojmë këtë, duke plotësuar detyrimet
kombëtare të sigurisë, si dhe duke e gjeneruar sigurinë
si përpjekje kolektive e bashkëpunuese e vendeve të rajonit.
Synimi kryesor i politikes tone te jashtme rajonale do te jete përmirësimi,
zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve të shumëfishta
më të gjithë vendet e këtij rajoni. Ajo do të
synojë krijimin e një klime bashkëpunimi të vazhdueshëm,
të qëndrueshëm e me interesa reciproke midis vendeve
të tij, me qëllim eliminimin e të gjithë faktorëve
që sjellin konflikt etnik, fetar e nacional.
Politika jone e jashtme do të promovojë në mënyrë
të vazhdueshme përmirësimin e marrëdhënieve
midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera në rajon, ku vend
të veçantë zënë marrëdhëniet me
sllavët ne përgjithësi dhe serbët ne veçanti.
Marrëdhëniet me Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë,
Bosnje dhe Hercogovinen, si dhe me Serbinë, do të kenë
një rendësi te veçantë ne politiken tone te jashtme
dhe aksionin diplomatik te Shqipërisë, duke synuar rritjen
e tyre ne rrafshin bilateral dhe atë te organizatave rajonale ku
vendet tona aderojnë, për t’i vendosur ato në përputhje
me vlerat dhe standartet e Europës se bashkuar.
Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet thellimit të
marrëdhënieve me gjithë vendet e tjera te rajonit, ne
funksion te bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare,
si një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm
për përfitime reciproke në të mirë të
zhvillimit e përparimit të mëtejshëm të vendeve
tona dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Kështu do te bëhen funksionale plotësisht Marrëveshjet
e Tregtisë se Lire, Tregu i Përbashkët i Energjisë,
Veprat e rrjeteve energjetike e te transportit.
IV.3. SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT
Republika e Shqipërisë do te forcoje me tej marrëdhëniet
me shtetet kudo ku banojnë shqiptare etnike, me qellim përshpejtimin
e proceseve integruese Euro-Atlantike qe do te sjellin një cilësi
te re edhe ne integrimin e vete shqiptareve.
Qeveria e Integrimit Evropian e konsideron diasporën shqiptare
si një vlerë kombëtare. Ajo vlerëson se shqiptaret
kudo në botë kanë të drejtën e përkujdesjes
së shtetit, si dhe detyrimin reciprok për prosperitetin e
Atdheut.
Qeveria do të realizojë një përkujdesje të
organizuar e sistematike për të drejtat qytetare të shqiptareve
kudo ku jetojnë.
Do te ngrihet një sistem mbarëbotëror organizimi të
diasporës shqiptare, me bazë përkatësinë dhe
identitetin kulturor si dhe ruajtjen e tij. Për këtë,
do te këtë një angazhim konkret ne hapjen e Qendrave
te Kulturës, ‘Shtëpisë se Shqiptareve’.
Ne marrëveshje me vendet pritëse te diasporës dhe emigracionit
te ri (te dy dekadave te fundit) sipas legjislacionit te vendit dhe
te drejtës ndërkombëtare, do te përcaktohen format
e përshtatshme për ruajtjen e promovimin e gjuhës shqipe
dhe mësimin e historisë se Shqipërisë.
Do te realizohet një përmirësim te prekshëm te
gjithë shërbimeve shtetërore ndaj diasporës dhe
emigracionit shqiptar. Do te realizohet përfitimi i te gjitha llojeve
te sigurimeve për te cilat emigracioni i ri shqiptar ka kontribuar
përpara largimit jashtë vendit.
Për shtetin e ri te Kosovës, Shqipëria do të mbështesë
fuqishëm njohjen ndërkombëtare të Kosovës,
anëtarësimin e saj në institucionet dhe organizmat ndërkombëtare,
integrimin sa më të shpejtë në rrjedhat integruese
Euro-Atlantike dhe praninë e saj si vend anëtar i Organiztës
së Kombëve të Bashkuara. Vendi im do të japë
ndihmesën e vet në konsolidimin e insticuioneve të Kosovës
dhe do të vendosë marrëdhëniet më të ngushta
të kooperimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm dhe
në të gjitha fushat.
V. SHQIPËRIA NË PRAGUN E ANËTARËSIMIT NË
BASHKIMIN EUROPIAN
Integrimi në Bashkimin Evropian, i cili përbën modelin,
synimin dhe destinacionin tonë final e të pazëvendësueshëm,
është emëruesi më i fuqishëm i përbashkët
i kësaj qeverie. Modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive
të vendeve të Evropës Perëndimore, mbeten një
frymëzim për përthithjen e vlerave më të mira
që do të na çojnë në respektimin dhe përsosjen
e mëtejshme të tyre por edhe në një zhvillim progresiv
më të shpejtë, më cilësor dhe më tërësor
në të gjithë vendin.
I gjithe programi i maxhorances dhe Qeverise se saj te Integrimit Europian
ka per orieentim dhe synim arritjen e standarteve te prag pranimit te
shqiperise Anetare e Bashkimit Europian.
Nderkaq procesi i integrimit dhe anetaresimit kerkoj nje koordimim
dhe ndjekjet te vazhdueshme te ceshtjeve, zbatim te detyrave, zgjidhje
te situatave, monitorim, rishikim. Ai kerkon aftesimin tone per te negociuar
dhe per te lobuar prane faktoreve europiane dhe per te permiresuar imazhin
e Shqiperise, vecanerisht ne momentte e rritjes se skepticizimit per
europen dhe zgjerimin e saj mes qytetareve europiane.
V.1. ZBATIMI I PLOTE I MARRVESHJES SE STABILIZIM ASSOCIJIMIT.
Më 1 prill 2009 hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim
Asociimit, busulla e orientimit për reformat që do të
ndërmerren në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Ky porgram i maxhorances dhe Qeverise se Integrimit Europian eshte nje
pergjigje e pergjejshme dhe e plote ndaj angazhimeve te marra ne kete
marrveshje.
Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, qeveria do të
punojë në dy plane:
? Së pari, duke zbatuar në çdo nen të saj detyrimet
në kuadër të dialogut politik e bashkëpunimit rajonal,
perspektivës së afërt të vendosjes së zonës
të tregtisë së lirë me BE-në, përafrimit
të legjislacionit tonë me aquis-në, dhe bashkëpunimit
në të gjitha fushat e tjera që mbulon kjo marrëveshje.
Në këtë kontekst, i një rëndësie të
jashtëzakonshme do të jetë bashkëpunimi mes qeverisë
dhe Kuvendit, për të siguruar miratimin e ligjeve në
përputhje me legjislacionin evropian në kohë por edhe
me kontributin aktiv të Komisioneve parlamentare si dhe të
pasuruar me arkivin individual të deputetëve të zgjedhur.
Zbatimi i plotë i MSA ,dhe procesi i integrimit në tërësi,
kërkon kontributet e të gjithë faktorëve dhe aktorëve
të shoqërisë, qofshin këto të opozitës,
institucioneve të pavarura, komunitetit të biznesit, medias,
grupeve të tjera të interesit, dhe çdo qytetari shqiptar.
Duke qenë se të gjitha forcat politike shqiptare qëndrojnë
së bashku nën emëruesin e përbashkët të
integrimit evropian, qeveria do të synojë ruajtjen e konsensusit
të gjerë mbështetur mbi këtë qëllim. Qeveria
do të jetë një derë e hapur dhe do të mirëpresë
ç’do iniciativë, përpjekje dhe kontribut që
i shërben përshpejtimit të integrimit evropian të
vendit.
? Së dyti, qeveria do të fokusohet në mirëfunksionimin
e mekanizmave të dialogut të ndërsjelltë që
monitorojnë zbatimin e MSA, Këshilli i Stabilizim Asociimit,
Komiteti i Stabilizim Asociimit, dhe nënkomitetet. Në të
gjithë këto mekanizma qeveria do të dialogojë me
partnerët evropianë në mënyrën më profesionale
dhe të drejtpërdrejtë. Tashmë është vendosur
një urë mirëbesimi me zbatimin e butë të Marrëveshjes
së Përkohshme, pjesë integrale e MSA, çka siguron
partnerët tanë evropianë për seriozitetin dhe përpikmërinë
e angazhimeve tona. Paralelisht, qeveria monitoron shkallën e zbatimit
të MSA nëpërmjet Planit Kombëtar Për Zbatimin
e MSA (PKZMSA) një dokument kompakt, i përditësuar dhe
transparent në nivel kombëtar.
Qeveria do të jetë e vëmendshme dhe do të mirëpresë
çdo vlerësim dhe rekomandim të partnerëve tanë
evropianë nëpërmjet konkluzioneve që do të
dalin nga mekanizmat monitorues, raportet vjetore të progresit,
dhe formatet e tjera të komunikimit. Çdo rekomandim do të
reflektohet në mënyrën më të drejtpërdrejtë,
më serioze dhe më këmbëngulëse në programin
e punës të institucioneve qëndrore deri në zbatimin
e plotë të tyre. Në thelb, qeveria siguron se do të
jetë plotësisht bashkëpunuese, transparente, e hapur,
mirëkuptuese por edhe ambicioze në marrëdhëniet
e saj me të gjithë interlokutorët evropianë.
V.2. ARRITJA E STANDARTEVE EUROPIANE TE PRAGUT TE ANETARESIMIT
Më 28 2009 ne depozituam aplikimin tonë për anëtarësim
pranë Presidencës Çeke, vetëm pasi kishim siguruar
se kjo kërkesë do të ishte e shoqëruar me një
arkivë të pasur arritjesh e rezultatesh, dhe vetëm pasi
në sytë dhe vlerësimin e Bashkimit Evropian Shqipëria
kishte njohur progres të padiskutueshëm. Ky hap në vetvete
tregoi për shkallën e kuptimit dhe të përvetësimit
të standarteve evropiane nga qeveria shqiptare.
Objektivi ynë për katër vitet e ardhshme do të
jetë një kalendar i qartë veprimesh institucionale dhe
diplomatike për të përfituar lëvizjen e lirë,
statusin e kandidatit dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit
për në Bashkimin Evropian. Për të kaluar në
këtë prag të ri çdo institucion do të raportojë
rregullisht me vërtetësi, përgjegjësi, koherencë
dhe saktësi për çdo detyrim të plotësuar
ose në proces, pranë Qeverisë. Qeveria do të marrë
të gjitha masat rregullatore dhe organizuese për koordinimin
efikas dhe monitorimin e plotë të të gjithë aktivitetit
të institucioneve të përfshira në proces.
Ndërkohë që për lëvizjen e lirë pesha
kryesore e punës bie në 5 insitucione qëndrore, për
dy pikat e tjera të axhendës do të jenë të
angazhuar absolutisht çdo institucion qëndror në të
gjitha nivelet, deri tek specialistët më të thjeshtë.
Plotësimi i pyetësorit të KE do të jetë një
sfidë e vërtetë për administratën shqiptare,
e cila është padyshim plotësisht e aftë ta përballojë
atë me sukses. Për koordinimin e punës së kësaj
faze të rëndësishme, Ministria e Integrimit Evropian
do të ketë në dispozicion të gjithë ekspertizën
e nevojshme dhe do të ketë të gjithë autoritetin
e nevojshëm për ta kurorëzuar me sukses këtë
operacion sa të dëshirueshëm aq edhe sfilitës.
V.3. MANAXHIMI EFEKTIV I PROCESEVE PERGATITORE, NEGOCIUESE
DHE RAPORTUESE TE ANETARESIMIT NE BASHKIMIN EUROPIAN
Procesi i integrimit evropian kërkon një administratë
të konsoliduar, profesionale, efikase dhe të aftë për
të përballuar presionin e axhendës ambicioze të
këtij procesi. Në funksion të këtij qëllimi
qeveria do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje,
hapësirë dhe mbështetje financiare të gjithë
projekteve që synojnë përsosjen e administratës
publike për të arritur në nivelet komunitare. Po kështu
qeveria do të përsosë sistemin e rekrutimit të punonjësve
të administratës publike, nëpërmjet një strategjie
të qartë, transparente dhe në perspektivë. Njesitë
e integrimit evropian, të ndërtuara tashmë pranë
çdo institucioni qëndror, do të konsolidohen më
tej, duke respektuar parimin e meritokracisë dhe vazhdimësisë.
Eksperienca e akumuluar dhe konsolidimi i këtyre ekipeve të
specializuara do të çojë në menaxhimin më
efikas të procesit përgatitor, negociues dhe raportues në
raport me strukturat e BE-së.
V.4. LOBIMI EFEKTIV PRANE FAKTOREVE DETERMINANTE EUROPIANE.
Në shërbim të këtij programi qeverisës dhe
axhendës së qartë evropiane do të vihet edhe politika
jonë e jashtme. Reformat që do të ndërmerren në
vijmësi do t’u bëhen me dije miqve tanë evropianë,
të cilëve do t’u japin sigurimet maksimale të vendosmërisë
sonë për të ecur përpara dhe vetëm përpara.
Ne do të lobojmë fort në të gjitha forumet dhe nivelet
e përfaqësimit bazuar mbi premisën se integrimi ynë
mbështetet së pari në zhvillimin e brendshëm, e
më pas përkrahjen e partnerëve tanë. Kërkesat
e abmiciet tona do të shoqërohen kurdoherë me rezultate
konkrete dhe angazhime të mëtejshme.
Por lobimi ynë do të gjejë dhe mbështetjen e miqve
të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, vendeve
që kontribuojnë çdo ditë e në mënyrë
të drejtpërdrejtë në zhvillimin progresiv të
vendit. Politika e jashtme do të punojë fuqimisht në
forcimin e aleancave strategjike dhe krijmin e aleancave të reja
me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian.
Ne do të bashkëpunojmë në mënyrë të
hapur dhe të plotë me Komisionin Evropian, Parlamentin dhe
të gjitha vendet anëtare të BE. Duke forcuar prezencën
tonë diplomatike si në Misionin tonë pranë BE ashtu
dhe në vendet anëtare, ne do të përcjellim mesazhet
e një Shqipërie që ndryshon çdo ditë, e që
po evropianizohet në çdo qelizë të sajën.
Ne po kështu do të mirëpresim këshillat, asistencën
dhe mbështetjen e këtyre partnerëve me të cilët
na bashkon dëshira e ndërsjelltë për ta bërë
Shqipërinë pjesë e Evropës së Bashkuar.
V.5. PERMIRESIMI I VAZHDUESHEM I IMAZHIT TE SHQIPERISE NE OPINIONIN
PUBLIK EUROPIAN
Shqipëria e vitit 2009 gëzon një imazh të ri të
transformuar, ndërkombëtarisht vlerësuar e guximshme
dhe e suksesshme në reformat tërësore, kampione në
luftën kundër korrupsionit, me zhvillim të admirueshëm
ekonomik, që luftoi pa kompromis krimin dhe trafiqet e paligjshme,me
një fluks lëvizjeje nga jashtë-brenda në rritje,
me standarde të larta sigurie, me korridore e rrugë të
reja dhe distanca të shkurtuara, me investime të huaja në
rritje në kohën e krizës globale financiare.
Kjo është Shqipëria që sot gëzon mbështetjen
ndërkombëtare më të madhe, më solide dhe më
të pakthyeshme, ndonjëherë në historinë e saj.
Kjo është sot Shqipëria, e cila falë edhe kontributit
aktiv e të shumëçmuar, ndodhet në një rajon
tashmë të stabilizuar. Kjo është Shqipëria
që sot ka ndryshuar jo vetëm në perceptimin e qytetarëve
të saj, por edhe në imazhin e perceptimin e qytetarëve
Ballkanas, evropianë e më gjerë. Ky realitet inkurajoi
partnerët tanë të pranonin Shqipërinë në
NATO, dhe ushqeu ambicien tonë për të aplikuar për
anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo nuk na çon në vetëkënaqësi, përkundrazi
na bën më të ndërgjegjshëm për çka
na prêt përpara në rrugëtimin tonë evropian.
Sfida jonë për katër vitet e ardhshme do të jetë
jo më përmbysja e tabuve për imazhin e Shqipërisë
në sytë e politikbërësve evropianë, por sjellja
e vendit tonë më pranë qytetarit evropian. Përçimi
i vlerave, traditave dhe imazhit të qënësishëm shqiptar
në sytë e qytetarit evropian do të jetë dhe objektivi
ynë për katër vitet e ardhshme.
Karta më e fortë që ofron kjo qeveri është
ajo e besueshmërisë. Me Shqipërinë tashmë një
partner të besueshëm në NATO, qytetarët evropianë
kanë arsye të besojnë në një Shqipëri
vend anëtar të BE.
Promovimi i Shqipërisë si vend i sigurt e tërheqës,
me potenciale burimesh natyrore e njerëzore dhe lehtësish
ekonomike për biznesin dhe investimet e huaja do të jenë
objekt i punës së qeverisë për katër vitet
e ardhshme. Njohja e paket per shiqperine është tregues i
hapësirës së madhe që ekziston per te punuar me
perkushtim ne permiresimin e ketij imazhi.
Cdo aktor dhe faktor shqiptar duhet dhe mund te puneje per kete qellim.
Qeveria eshte e gatshme te koordinoje dhe mbeshtese perpjekjet e perbashketa
ne menyre qe bashkerisht te arrijme sa me shpejt te behemi anetare te
Bashkimit Europian.
|