Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha me investitorėt e FIAA: Shqipėria nė agun e shfrytėzimit tė potencialeve tė saj tė mėdha natyrore
 

Kryeministri Berisha, duke  folur sot, në konferencën e biznesit të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), në kuadër të çeljes së Panairit të Burimeve Natyrore në Shqipëri, tha se Shqipëria është vetëm në agun e shfrytëzimit të potencialeve të saj të mëdha natyrore dhe shndërrimi i tyre në vlera për qytetarët shqiptarë mbetet qëllimi parësor i qeverisë shqiptare.  

 

Kryeministri, gjatë fjalës së tij, bëri një paraqitje të burimeve të mëdha natyrore që ka Shqipëria si ato ujore, për zhvillimin e energjisë së rinovueshme, hidrokarbureve dhe minerare, duke ftuar biznesin të bëhet pjesë e zhvillimit të tyre. Po ashtu, Kryeministri u ndal edhe regjimin fiskal më të favorshëm për biznesin, duke garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka për të konsoliduar e zgjeruar lirinë ekonomike të tyre.

 

Fjala e Kryeministrit në këtë konferencë.

 

“Së pari, dua të falënderoj shumë përzemërsisht FIA-n, drejtuesit dhe anëtarët e saj, të falënderoj të gjithë ata që kanë sponsorizuar e kanë bërë të mundur këtë konferencë, të adresuar në një nga problemet më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, shfrytëzimit të potencialeve të rezervave të mëdha natyrore që ka Shqipëria, shndërrimi i tyre në vlera për qytetarët shqiptarë dhe faktorë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Dua t’i shpreh një mirënjohje të thellë FIA-s e anëtarëve të saj si për kontributin e tyre thelbësor në zhvillim e këtij vendi, duke zbatuar projektet e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë shkallën e lartë të besimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe për mënyrën e civilizuar të dialogut konstant që kanë e do të kenë me qeverinë shqiptare, në interesin më të mirë të vendit. Ju garantoj se qeveria ka qenë e do mbetet e hapur për një dialog konstant me ju, në mënyrë që horizonte të reja të kapim sëbashku, si në kuadrin derregullator, në tërësi në zgjidhjen e çdo pengese burokratike e të tjera, por edhe hapjen e perspektivave të reja.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Shqipëria është një vend i vogël, por një vend i vogël me mundësi të mëdha. Sapo vij nga një konferencë urbanizimi. Para se të shkoja në të, u detyrova t’i hedh një vështrim procesit të urbanizimit në planetin tonë dhe gjej se Kina, në 20 vite është urbanizuar, aq sa është urbanizuar Britania e Madhe në 120 vite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 80 vite. Natyrisht, interesi më madhor ishte tek Shqipëria dhe gjej se nga vitet ’90 deri në vitin 2012, ajo ka pothuajse ritme kineze urbanizimi. Ndër ritmet më të lartat. Kjo është e vërteta.

 

Shqipëria, në këtë rajon, nga vitin 2006-2011 ka shënuar një rritje prej 316 përqind të investimeve të huaja, sipas UNCTAD-it; nga viti 2006-2011 ka trefishuar eksportet.

 

Shqipëria është vetëm në agun e shfrytëzimit të potencialeve të saj të mëdha. Natyrisht, një nga potencialet më të mëdha të këtij vendi, fatmirësisht, është potenciali energjetik. Ne kemi një shans të zhvillohemi në mënyrë jeshile e të qëndrueshme dhe e vërteta është se në Shqipëri ka një veprimtari të ethshme në fushën e energjisë së rinovueshme. Në 4-5 vitet e fundit, qeveria ka firmosur me sektorin privat 120 kontrata koncesionesh, për ndërtimin e 320 hidrocentraleve. Me të drejtë, ju folët për hidrocentralit e Ashtës, por dua t’ju informoj se këtë vit hapet tenderi për kaskadën e Devollit, i cili është investim prej 1 miliardë euro. Po këtë vit janë në treg kaskada e Osumit dhe do të jetë edhe ajo e Vjosës që është padyshim një nga kaskadat më të mira të rajonit. Shqipëria në vetvete është një Norvegji e vogël në Ballkan, një vend i pasur me burime të panumërta ujore, që e bëjnë prodhimin e energjisë ujore jashtëzakonisht të leverdishëm në kohë piku dhe  e vendosur përballë një prej tregjeve më të uritura të Europës, ai italian. Ndaj konsiderata për të investuar në këtë fushë janë konsiderata shumë serioze. Pak kohë më parë, një nga presidentët e kompanisë kryesore energjetike franceze do të më thoshte se në projektet e saj, Shqipëria është një basen i mrekullueshëm energjetik në rajon. Shqipëria është vendi më me diell i rajonit. Shqipëria disponon platforma  ere ndër më të fuqishmet. Ndaj unë vlerësoj shumë që së bashku të bëjmë gjithçka për zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

 

Natyrisht, përpjekje të mëdha po bëhen për burime të tjera. Ju jeni të informuar se shanset që nëpër Shqipëri të kalojë projekti më i madh i Europës në këtë dekadë, South Stream, janë reale dhe vijnë gjithnjë e më shumë në ngjitje. Konsorciumi që disponon fushën e Shah Deniz 2 vendosi dy ditë më parë që të investojë 4 miliardë eurot e para në këtë fushë, me qëllim nxjerrjen e gazit. Së pari, falë pozicionit gjeografik të këtij vendi, ngado që të imagjinohet, nuk ka rrugë a trajektore më fizibël se trajektorja në territorin shqiptar. Së dyti, Shqipëria ofron depozita natyrore gazi gjigande, në platformat e saj të Dumresë e platforma të tjera. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të përmbushur çdo detyrim që del. Natyrisht, ne jemi një treg modest, Greqia është një treg më i madh se ne, Italia është treg i përmasave të mëdha, por pjesën tonë ne do ta përmbushim me përgjegjësinë më të lartë, në rast se vendimi merret për TAP si përzgjedhje përfundimtare, ndonëse ky është një proces që ende nuk ka përfunduar.

 

Shqipëria ka rezervat e saj të hidrokarbureve. Para një muaji prita përfaqësuesit e Shell, që ishte larguar në vitin 2004 dhe u rikthye tani. Më treguan se në një konferencë ndërkombëtare i kishin pyetur përse po shkonin në Shqipëri dhe ata i ishin përgjigjur se po kthehemi në Shqipëri se aty gjendet fusha më e madhe e naftës në kontinentin europian. Shqipëria është realisht një vend i pa eksploruar në tërë gjerësinë e saj, ndaj ka interes të madh për hidrokarburet në Shqipëri. Në privatizim është Albpetroli, një privatizim i shkallës më të thellë. Ne jemi të vendosur të shesim jo vetëm aksionet e ato që kemi në të gjitha kompanitë, por edhe të drejtën e eksplorimit dhe të shfrytëzimit sipërmarrësit që do të marrë Albpetrolin.

 

Shqipëria ka pasuria të madhe minerare. Miniera që shfrytëzon Patriku [investitor francez] është shekullore dhe e përgatitur për rezerva mijëravjeçare. Shqipëria mund t’i ofrojë Europës, sasinë më të madhe të bitumit që ka nevojë. Rërat e saj bituminoze janë shumë më eprore se ato të Kanadasë. Ato janë pothuajse të paprekura dhe japin cilësitë më të mira të betonit, sipas eksperimenteve të bëra tani së fundi në universitete të Milanos, por edhe në rrugët e Milanos për këtë qëllim.

 

Shqipëria ka depozita botërore kromi. Para pak muajsh prita në zyrë ish kryeinxhinierin e Rio Tinto-s, i cili kishte kaluar tre muaj në Bulqizë dhe më tha se janë nxjerrë rreth 20 milion tonë, por në vlerësimin tonë kanë mbetur mbi 20 milionë tonë të tjera për t’u nxjerrë. Mirdita është një nga territoret më interesante minerare jo të Shqipërisë, por të rajonit. Një zonë, në të cilën nga lashtësia deri më sot nxirren minerale, në të cilën çdo eksplorim jep burime të reja dhe tani së fundi edhe flori në përqindje të konsiderueshme. Shqipëria ka rezerva hekurnikeli shumë të mëdha, ka hekursilic, bakër e rezerva të tjera  minerare. Ja përse qeveria po punon me seriozitetin më të madh dhe ne falenderojmë qeverinë holandeze, për t’u anëtarësuar në nismën e transparencës financiare të industrive nxjerrëse. Ne jemi të gatshëm të përmbushin çdo detyrim për anëtarësimin në këtë nismë.

 

Shqipëria ka vendosur regjimin fiskal më të favorshëm. Këto javë vendosëm të heqim çdo lloj takse për makineritë që do të importohen për prodhim. Do të ketë një procedurë burokratike që garanton instalimin  tyre në fabrikat për të cilat destinohen dhe jo të shndërrohen në destinacione të tjera, por investitori nuk do të ketë asnjë lloj detyrimi TVSH-je apo të tjera.

 

Sot ka një debat në botë mbi taksat e ulëta dhe taksat e larta. Është e dhimbshme të dëgjosh përsëri thirrje për taksa progresive. Ju garantoj se një nga shkaqet madhore të krizës së sotme botërore financiare dhe ekonomike kanë qenë taksat e larta. Kjo krizë nuk erdhi në një botë me taksa të ulëta. Kjo krizë erdhi në vendet me taksa të larta. Ndaj ne nuk kemi ndërmend të rrisim taksat, e kundërta, ne po mendojmë të ndërmarrin hapa të tjerë për të lehtësuar barrën fiskale ndaj jush, për zgjeruar lirinë tuaj fiskale dhe ekonomike. Ne besojmë se të gjitha resurset e mëdha që kemi janë të çmuara, por më e çmuar se çdo gjë tjetër për zhvillimin e këtij vendi është liria juaj dhe ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për konsolidimin e zgjerimin e saj.”


19/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave