Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Startup Weekend Tirana, zgjidhje inovative pėr sipėrmarrjet dhe qytetarėt
 

Në datat 20-22 prill 2012, u organizua nga shoqata AITA, në Universitetin Europian të Tiranës, Startup Weekend, një aktivitet në formë konkursi, që mblodhi mbi 100 programues, dizajnerë, profesionistë marketingu, menaxhimi dhe finance, për të paraqitur ide inovative dhe për t'i zhvilluar ato në prototipe software-sh, të gatshëm për t’u hedhur në treg, me qëllim krijimin e sipërmarrjeve të reja në fushën e teknologjisë së informacionit.

                                                                                                           

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin Ministri për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo, Zv.Ambasadori i Norvegjisë Z. Jon Hansen, drejtues të AITA-s, përfaqësues të subjekteve të tjera sponsorizuese, si dhe pedagogë të universiteteve të ndryshme.

 

Ministri Pollo, gjatë përshëndetjes së tij, përgëzoi organizatorët për aktivitetin, si dhe pjesëmarrësit me projektet fituese. “Kjo është një garë e mrekullueshme, - theksoi Ministri, - një garë midis studentëve, që provon se, mendjet e reja, janë më të hapura dhe si të tilla me kreativitet. Projekti i së ardhmes Shqipëria Digjitale, do të vazhdojë të mbështesë sipërmarrjet  në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe do të mundësojë punësim në Shqipëri për diplomantët në këtë fushë.”

 

Në konkurs u shpallën fitues:

 

Vendi I: Grandmothers Employment

Vendi II: 6frames

Vendi III: Albania Tourist Guide

 

 

Startup Weekend Tirana (http://tirana.startupweekend.org)

 

Shoqata AITA është iniciatore e këtij aktiviteti në Shqipëri (brand ndërkombëtar me origjinë nga SHBA) dhe puna përgatitore për këtë aktivitet në vendin tonë përfshiu një ekip ndërkombëtar të vendosur në SHBA, Norvegji dhe Shqipëri, me partner kryesor Startup Weekend Norway.

 

Ndër projekt-idetë më kryesore të prezantuara përmendim:

 

Grandmothers Employment (një startup i cili synon krijimin dhe mirëmbajtjen e një biznesi e-commerce i cili synon shitjen për një publik ndërkombëtar të produkteve shqiptare të artizanatit me synim aktivizimin e grave në pension e të papunësuara për t’u përfshirë në proces pune dhe mirëmbajtjeje e zhvillimi të mëtejshëm të traditës së mirë shqiptare të artizanatit).

 

6frames (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme lehtësisht të përdorueshme që synon rajonin e më gjerë për krijimin e një portfoli online për video që i shërben artistëve, studentëve, bizneseve, universiteteve e më gjerë);

 

Albania Tourist Guide (një startup për prodhimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online dhe mobile për promovimin e Shqipërisë tek turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë);

 

Smart Step Web (një startup për prodhimin e një web-builder-i që të jetë më profesional, më lehtësisht i përdorshëm e më fleksibël se platforma alternative në tregun ndërkombëtar, me synimin e promovimit të tij në Shqipëri, rajon e më gjerë duke e shoqëruar me një tërësi shërbimesh komplementare);

 

Digital Startup (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online që mundëson paraqitjen e ideve inovative nga individë në një mjedis me kompani të interesuara për t’i implementuara ato, si një startup weekend i vazhdueshëm);

 

TurboT (një startup për prodhimin dhe integrimin e një software-i për oraret e shkollave me synim tregun rajonal shqiptar);

 

Albania Online Library (një startup për krijimin dhe mundësimin e bibliotekave online pranë institucioneve edukative, të cilat do të sjellin në Shqipëri libra që nuk mund të arrihen dot ndryshe nga të rinjtë shqiptarë, në proces edukimi);

 

Linkademia (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi online për lidhjen e kërkuesve shkencorë shqiptarë, individë e pranë universiteteve të ndryshme, përfshi bizneset, për të promovuar punimet e tyre të reja dhe për të krijuar lidhje e mundësi për projekte të përbashkëta);

 

Artcode (Business Bridge – një startup për krijimin e një platforme online që do të mundësojë më shumë informacion për të gjithë bizneset shqiptare të regjistruara në të dhe do të ofrojë shërbime për to, të lidhura me eventet e biznesit që zhvillohen në Shqipëri, matchmaking mes tyre, organizimin e panaireve e më gjerë);

 

ePay (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online të sigurtë e cila funksionon si ndërmjetës-lidhës mes klientëve që duhet të paguajnë fatura, gjoba e më gjerë dhe institucioneve shtetërore e bankave);

 

FashionGov Albania (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online e cila shërben për dizajnimin e veshjeve online nga vetë klientët me synim ndërmjetësimin e tyre tek atelietë e ndryshme të modës duke mundësuar një shërbim inovativ në Shqipëri);

 

Easy ISP (një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi i cili mundëson lidhjen direkte mes klientëve dhe ISP për të kryer lehtësisht pagesa që lidhen me kontratat në mes tyre);

 

 

Sponsorët e aktivitetit: DM Consulting Services, Konsort, EasyPay, Epoka University, PC World Albanian dhe CIO.al, Crimson Capital, Pro-TIK, USAID Rritje Albania, 1UP, ndanë çmime të tjera (jo vetëm për 3 fituesit), duke u fokusuar tek idetë startup, që u shfaqën për ta, si më me vlerë, për t’u mbështetur.

 


23/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave