Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha niset pėr nė SHBA
 

Kryeministri Sali Berisha u nis sot, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Kongres në Washington DC, si dhe takime e aktivitete në New York.

 

Kryeministri Berisha do të zhvillojë të mërkurën, një takim, me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Kryeministri Berisha do të dalin në një konferencë të përbashkët për median.

 

Kryeministri do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është dhe njëkohësisht kreu i Kongresit të SHBA, zotin John Boehner.

 

Gjithashtu, Kryeministri do të ketë në Washington DC, takime me personalitete të tjera si senatorja Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Çështjet Europiane, zoti Richard Morningstar, i Dërguari i Posaçëm i Sekretares së Shtetit për Energjinë në Euroazi, etj..

 

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryeministri Berisha është i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar “Besa”, në Holocaust Memorial Museum, në Washington DC. Dokumentari  sjell historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së një familjeje hebreje në Shqipëri dhe përmes saj, historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Berisha do t’i drejtohet audiencës me një fjalë, si dhe do t’i akordojë zonjës Johana Neumann çmimin e mirënjohjes.

 

Një moment të veçantë në axhendën e Kryeministrit është pjesëmarrja si i ftuar nderi në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës “VATRA”, në New York. Me këtë rast, do të zhvillohet konferenca shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjet në shërbim të kombit”, ku do të mbajnë kumtesa studiues e akademikë shqiptarë. Kryeministri Berisha do t’i drejtohet Konferencës me një fjalë.

 

Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në Washington DC, do të vizitojë shtëpinë muze të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetësit të madh të pavarësisë së Shqipërisë, Woodrow Wilson.


24/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave