Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e prezantimit tė filmit dokumentar “Besa”, njė homazh pėr virtytet e shqiptarėve nė mbrojtje tė hebrenjve gjatė Luftė sė II-tė Botėrore
 

Një nga momentet mbresëlënëse të aktiviteteve të kryeministrit Berisha në SHBA, ishte edhe vizita e tij  në Holocaust Memorial Museum, Washington DC, ku së bashku me bashkëshorten zonjën Liri Berisha ishte i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar “Besa”, një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Uashington dhe vjen si akt vlerësues për kombin dhe virtytet fisnike të shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.

Zonja Johana Neumann është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, që u ndihmua nga një familje shqiptare për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht zonja Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të  imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë mbi 500 të pranishëm, zyrtarë të lartë qeveritarë, senatorë, kongresmenë, pjesëtare të trupit diplomatik, të ftuar dhe miq, shqiptarë të diasporës. Midis të pranishmëve merrnin pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, kongresmeni Eliot Engel, ambasadori amerikan në Shqipëri Alenxander Arvizu, Ambasadori i Izraelit në SHBA etj.

Dokumentari sjell historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së një familjeje hebreje në Shqipëri dhe përmes saj, historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky dokumentar është një prodhim i bazuar në materiale, fakte dhe dokumente arkivorë dhe dëshmitë  e të mbijetuarve të Holokaustit, të cilët kaluan përmes Shqipërisë ose jetojnin në Shqipëri dhe u morën në mbrojtje, u strehuan dhe u ruajtën nga familje të thjeshta shqiptare, emrat e të cilëve sot lartësohen në piedestalin e nderit në institucionin Yad Vashem në Jeruzalem ku ndodhen të gdhendur emrat e të gjithë “ Të drejtët mes kombeve” që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë kësaj ceremonie e mori fjalën edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, i cili përshëndeti evenimentin në emër të Sekretares se Shtetit Hilary Clinton, si dhe u përcolli të gjithë familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë përshëndetjet më të përzemërta nga Sekretarja Clinton dhe vlerësimet më të larta për këtë akt sa human dhe unik në histori.

Kryeministri Berisha  i dorëzoi zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha me motivacionin : “Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Berisha u shpreh:

Për mua është një moment i veçantë, një mbrëmje e veçantë të jem këtu, sot, në këtë përkujtimore dedikuar rolit të shqiptarëve gjatë Holokaustit, në Luftën e Dytë Botërore. Ky është një nderim i jashtëzakonshëm për mua dhe për çdo shqiptar. Ndaj dua të falenderoj nga zemra bordin e Muzeut Përkujtimor të Holokaustit, të falenderoj ata që prodhuan filmin Besa, të falënderoj këtë grua të madhe, Johanna Neumann, për dashurinë e saj të jashtëzakonshme qe ka treguar për vendin dhe kombin tim.

Duke vizituar këtë Muze, mendimi i parë që të vjen në mend është se nuk ka asgjë më të keqe, sesa diktatorët, sepse ata kanë një fuqi negative mbi njerëzit, për t’i transformuar si qenie njerëzore.

Sic ishte Holokausti, një nga aktet më barbare të botes se civilizuar, te civilizimit tonë. Holokausti ishte bazuar në ideologji dhe ajo çfarë ishte tragjedia më e madhe është pjesemarrja e madhe në aktin më johuman që njerëzimi ndoshta ka njohur. Për këtë i jam shumë mirënjohës kombit tim, për atë që shqiptarët bënë, por mendimi im shkon edhe për popullin hebre, të cilët ia besuan jetën e tyre bashkëqytetarëve të mi.

Falenderimi im shkon për qytetarët shqiptarë, të cilët i mbrojtën e strehuan hebrenjtë, duke mos marrë pjesë në këtë gjueti të tmerrshme dhe ruajtën vlerat njerëzore, sepse asgjë nuk e ndalonte makinerinë naziste të shfarosjes së jetës se njerezve edhe të fëmijëve, të moshuarve. 

Sot, ne kemi këtu një të mbijetuar të atyre kohëve të tmerrshme, Johanna Neumann. Ajo u strehua e kaloi kohë në një familje shqiptare dhe më vonë u bë një nga ambasadoret më të mira të moralit të vendit tim. Ju jemi shumë mirënjohës Joana! Dua të theksoj se kontributi juaj është i rëndësishëm për ne, sepse populli im, pas shpëtimit tuaj dhe bashkëqytetarëve tuaj, ra nën diktaturën më të keqe që Europa ka njohur, ra nën shtypjen më të egër. Shqiptarët e kanë të nevojshme të lënë sa më shpejt të jetë e mundur mbrapa këtë kohë. Për shqiptarët, diktatura e Hoxhës ishte një errësirë e madhe. 

Jam i lumtur që shqiptarët sa herë që janë takuar me hebrenjtë, në historinë e tyre të gjatë, e të dy janë ndër kombet më të vjetër në planet, janë takuar si miq. Vërtet nuk kanë pasur komunikim intensiv, por sinagoga më e vjetër në Ballkan është gjetur në Shqipëri. Përgjatë historisë, hebrenj nga vende të ndryshme u strehuan në Shqipëri dhe kjo nuk ishte rastësi. Ne gjithe historine, asnje incident te vetem.

Pas rënies së perdes së hekurt, një nga përpjekjet tona të mëdha ishte të rivendosnim, të zhvillonim marrëdhënie miqësore me Izraelin. Unë e kam vizituar këtë vend te madh disa herë dhe jam shumë i lumtur me marrëdhëniet e jashtëzakonshme që ne kemi me Izraelin, një vend, në të cilin populli hebre po ndërton të ardhmen e tij të shkëlqyer. Kane patur te shkuaren e tyre, dhe po ndertojne te ardhmen e tyre.

Por ne kemi edhe të përbashkët tjetër, kemi një mik të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi shumë krenar të kemi një mik të tillë! Unë takova dje, Sekretaren Clinton dhe në takim ishte edhe zoti Reeker, gjithashtu ambasadori Arvizu. Ai ishte një nga takimet më miqësore, sepse në çdo fjalë gjeta një vullnet të fortë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët, një mbështetje të fortë për Shqipërinë për të ecur përpara, për të konsoliduar demokracinë.

SHBA publikisht janë dhe do të jenë për sigurinë e Izraelit dhe kjo është riafirmuar në mënyrë të perseritur nga Presidenti Amerikan. Ne i jemi mirenjohes SHBA sepse ne kemi pasur një nga të shkuarat më të vështira. Ne festojme kete vit 100 vjetorin e pavarsise por nëse shihni të kaluarën tonë ju do te gjeni cdo gje ne keto 100 vjet, por tani falë Zotit jemi të lirë dhe po ndërtojmë të ardhmen tonë. Këtë vit, ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë, sepse në një nga momentet më të vështira të historisë sonë, kur diskutohej ekzistenca e shtetit shqiptar, ne patëm mbështetjen e vendosur të këtij vendi, i cili na mbështeti jo për shkak të ndonjë interesi, por mbi ideale,  vlera e principe, të cilat janë në themel të kësaj demokracie të madhe. Ne supozohej që të fshiheshim nga harta politike e Europës, por Presidenti Willson e refuzoi.

Më vonë edhe Kosova qe subjekt i nje tentative te ngjashme,  Presidenti Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në çlirimin e Kosovës. Presidenti Bush udhëhoqi përpjekje të vendosura dhe Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe sot po punon me SHBA në Afganistan e kudo tjetër. Kosova, e cila ka qenë subjekt i shtypjes, shpalli pavarësinë dhe Presidenti Bush e mbështeti këtë ide. Presidenti Barack Obama është shumë mbështetës ndaj përpjekjeve tona.

Me këtë mik të madh, ecim të sigurt në ndërtimin e të ardhmes sonë.

Edhe një herë do të doja t’ju falenderoja për nderin që i bëni çdo shqiptari, duke organizuar një event të tillë. Johanna, të falenderoj për çdo gjë që keni bërë për vendin tim!

Pas çmimit të dhënë nga kryeministri Berisha, zonja Neumann falënderoi me mirënjohje për vlerësimin dhe u shpreh:

“Më e pakta që mund të them është që jam shumë e emocionuar nga fakti që qeveria shqiptare më nderon mua sonte me këtë çmim. Në fakt janë ata që duhet të nderohen. Janë shqiptarët që e meritojnë këtë çmim, jo unë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik si dhe jetën e familjeve të tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për të shpjeguar kurajën që këta njerëz treguan për të shpëtuar hebrenjtë në vendin e tyre. Ata nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistët. Kur ata refuzuan të dorëzonin listën e hebrenjve që ndodheshin në vend në atë kohë, ata patën kurajën. Dhe çfarë kuraje ishte kjo? Ti thonin nazistëve; “unë nuk njoh hebrenj, unë njoh vetëm shqiptarë”. Në shumë vende evropiane hebrenjtë kishin frikë se qeveritë e tyre do ti denonconte tek gjermanët por në Shqipëri kjo nuk ndodhi. Në Shqipëri pati bashkëpunim midis popullit dhe qeverisë shqiptare. Populli shqiptar jetonte me një standard të lartë moral, “Besa”. Ne ishim të huaj që kishim nevojë për ndihmë. Për rrjedhojë kodi moral i tyre u diktonte se ata duhet të ndihmonin me çdo çmim. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte një popullsi prej 1 milionë banorësh dhe pavarësisht kësaj numri i atyre të nderuar si “Të Drejtë Mes Kombeve” është rreth 70 individë dhe familje, pra numri është më i madh dhe në të përfshihen edhe fëmijët. Në familjen që na shpëtoi ne, kishin 2 fëmijë të vegjël dhe ata e dinin çfarë po ndodhte dhe nuk i thanë shokëve të tyre që në familjen e tyre kishte hebrenj. Asnjëherë. Është e vështirë ta krahasosh këtë me një numër vendesh evropiane. Në vendet ku gjermanët zbulonin se kishte hebrenj ata u mbyllnin aktivitetet. Kjo doli qartë nga një raport i gjendur në arkivën shqiptare ku autoritetet i përgjigjen Berlinit se ata e kuptonin shumë mirë se çfarë u kërkohesh, pra që të deportonin hebrenjtë menjëherë. Po flasim për vitin 43. Në këtë raport thuhet se kjo gjë do të ishte e dëmshme për Gjermaninë sepse populli shqiptar nuk do të bashkëpunonte. Ata e kishin kuptuar që Shqipëria nuk do të lejonte që të deportonte hebrenjtë nga vendi i tyre. Duke u rritur dhe duke lexuar e kuptuar më shumë për mizoritë e nazistëve ndaj hebrenjve, respekti, admirimi dhe mirënjohja ime për popullin shqiptar u rrit edhe më tepër. Unë jam këtu sot dhe kam mundësi të flas për këtë popull të mrekullueshëm, se këta njerëz duke e ditur që ishim hebrenj na shpëtuan neve në shtëpitë e tyre. Nuk pati diferencë, ata u shpëtuan si nga myslimanët, ashtu dhe nga kristianët. Pa mirësinë dhe angazhimin  e popullit shqiptar nuk do kisha mundësi tju flisja ju sot dhe të isha nëna e 4 fëmijëve dhe gjyshe e nipërve e mbesave. Ju falënderoj shumë.
 


28/04/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
Qeveria miraton Memorandumin e Mirėkuptimit me Malin e Zi dhe Kroacinė, pėr TAP. Kryeministri Berisha: Ky viti mė i rėndėsishėm pėr energjetikėn
Fjala e Kryeministrit Berisha nė prezantimin e kandidatėve pėr deputetė tė qarkut tė Durrėsit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave