Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret njė grup gazetarėsh tė mediave tė mėdha gjermane
 

Kryeministri Berisha priti sot, nё kryeministri, një grup gazetarësh të mediave më prestigjoze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri. Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura “Frankfurter Allgemeine Zeitung", “Tagesspiegel", “Märkische Allgemeine Zeitutng", “Berliner Zeitung”, gazetёs ekonomike “Handelsblatt", revistёs "Spiegel online", stacioneve televizive “West Deutsche Rundfunk" dhe “Mittel Deutscher Rundfunk", filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg" (DBB), radios "RBB", si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.

 

Ata e informuan Kryeministrin se qëllimi i vizitës së tyre ёshtё njohja nga afër me Shqipërinë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ata i thanë Kryeministrit se me interes të veçantë prisnin zhvillimin e një turi njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t’i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare.

 

Pasi u njoh me qëllimin e vizitës, Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen dhe që qëndrimi në Shqipëri të ishte një përvojë e bukur dhe mbresëlënëse për ta.

 

Më pas, Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të tyre, bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri. Për shoqërinë shqiptare, tha Kryeministri, nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian. “20 vjet më parë, Shqipëria ka qenë vendi më unik  në Europë, i cili nuk gëzonte thuajse as edhe një standard europian, edhe pse ekzistonte në këtë kontinent. Në vitin ’92, Shqipëria renditej vendi i tretë më i varfër në botë, sëbashku me Ugandën e Angolën. Sot, ajo i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare.” Por qeveria - theksoi Kryeministri - e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria - vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore. Falë edhe këtyre reformave, tha Kryeministri, ekonomia shqiptare arriti t’i rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Europa e bota ka njohur.

 

Një tjetër aspekt i rëndësishëm, ku janë përqendruar përpjekjet e qeverisë, tha më tej Kryeministri, është edhe teknologjia e informacionit. Aplikimin e procedurave dixhitale në shërbimet publike, theksoi Kryeministri, e shohim edhe si një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit. Shëndetësia, turizmi dhe mjedisi janë gjithashtu fusha me fokus të veçantë në programin e qeverisë. Nё vijim, Kryeministri Berisha paraqiti potencialet që Shqipëria ofron për investime.   

 

Duke folur mbi ecurinë e procesit integrues të vendit, Kryeministri vlerësoi normalizimin e situatës politike në vend, duke theksuar se forcat politike po bashkëpunojmë në parlament për realizimin e reformave të kërkuara në kuadër të integrimit europian.

 

Në vijim të bashkëbisedimit, Kryeministri iu përgjigj interesimit të gazetarëve në lidhje me çështje të ndryshme.

 

Në mbyllje, Kryeministri Berisha shfrytëzoi takimin me gazetarët e mediave prestigjioze gjermane, për të ftuar qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve.

 

 

 

 


01/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
Qeveria miraton Memorandumin e Mirėkuptimit me Malin e Zi dhe Kroacinė, pėr TAP. Kryeministri Berisha: Ky viti mė i rėndėsishėm pėr energjetikėn
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave