Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret nė takim, zonjėn Cherie Blair, bashkėshorte e ish kryeministrit britanik Tony Blair
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, zonjën Cherie Blair, e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri, e ftuar në konferencën me temë “Reforma në Gjyqësor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen znj. Blair, u shpreh se ajo mirëpritet me dashuri nga  të gjithë shqiptarët, të cilët kujtojnë gjithashtu me mirënjohje angazhimin e fortë të  bashkëshortit të saj, ish kryeministrit britanik Tony Blair, për çështjen e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e saj të njohur në fushën e drejtësisë, si dhe angazhimet përmes fondacionit të saj, në çështje sociale.

Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat themelore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.. Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi angazhimin e palëkundur të mazhorancës për heqjen sa më parë të imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ata të zgjedhur, si dhe gjyqtarët, si një masë themelore, e cila kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.

Kryeministri Berisha dhe zonja Blair ndanë të njëjtin vlerësim se sistemi gjyqësor është një ndër shtyllat e rëndësishme të një shoqërie, ndaj dhe konsolidimi i tij mbetet një prioritet.

 


04/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave