Kryeministri Berisha priti sot, në takim, ambasadoren e Pakistanit në Shqipëri, zonjën Tehmina Janjua, me rastin e marrjes së detyrës.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ambasadorja Janjua i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit Asif Ali Zardari dhe Kryeministrit Yousaf Raza Gillani, si dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për aksidentin tragjik të dy ditëve më parë.
Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve politike, të bazuara në miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Pakistanit, si dhe angazhimi i dy qeverive e vendeve për të zgjeruar e thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat.
Në takim u diskutuan edhe zhvillimet në rajon.
23/05/2012