Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha vijon negociatat pėr zgjedhjen e Presidentit tė vendit
 

Kryeministri Berisha, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike, në kuadër të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të vendit, u takua sot me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.

Kryeministri shoqërohej në këtë takim nga deputetët dhe anëtarë të Kryesisë së PD-së, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho, të mandatuar nga Kryesia e PD-së, bashkë me zotin Berisha, për të zhvilluar negociata.

Pas takimit të zhvilluar me zotin Dule, Kryeministri Berisha dha këtë prononcim për mediat e pranishme:

Kryeministri Berisha: Patëm një takim mendoj të frytshëm, me kryetarin e  PBDNJ-së, për zgjedhjen e Presidentit. Do të vazhdojmë sot gjatë ditës konsultimet. Në orën, 13:00 do të mblidhen kryetarët e partive të mazhorancës. Unë shfrytëzoj rastin të ftoj edhe njëherë opozitën, në interesin më të mirë të vendit, të angazhohet në këtë proces, në të cilin ne jemi të vendosur, pavarësisht faktit se Marrëveshja e 2 shtatorit të vitit 2009 përcakton angazhimin e PD-së dhe LSI-së për ta zgjedhur me mirëkuptimin njëra me tjetrën Presidentin e Republikës, ne jemi shumë të vendosur që këtë mirëkuptim ta shtrijmë në të gjithë skeptrin politik parlamentar dhe të arrijmë me një kandidaturë, e cila votohet gjerësisht.  Unë dua ta ftoj opozitën, sepse gjykoj se është  dhe interesi i saj më i mirë, në investimin me mbështetje të një personaliteti që do të zgjidhet bashkërisht dhe në 5 vitet që vijnë do të mund t’i qëndrojë besnik Kushtetutës, edhe për detyrimin që ka nga votëbesimi  që i bëhet nga i tërë spektri politik, votëbesim i cili do të parakuptonte për të një detyrim madhor për qëndrime jo partiake, por për qëndrime tërësisht kushtetuese.

Pyetje: Z. Dule deklaroi se shanset e z. Nano për të qenë President po rriten çdo ditë dhe më shumë. Cili është qëndrimi I PD-së?

Kryeministri Berisha: Tani, qëndrimet tona ne i kemi shprehur dhe z. Dule e ka shprehur qëndrimin e  tij. Z. Dule  theksoi dhe unë këtu jam plotësisht dakord, që çështja e Presidentit është çështje e politikës, natyrisht nuk përjashtohen dhe fusha të tjera, sepse janw edhe dy fusha të tjera me të cilat ne kemi rënë dakord me LSI-në që duhet të konsiderohen në kandidimin për President, siç janë drejtësia dhe diplomacia. Por, në tërësi mbizotëron mendimi se përparësi duhet të ketë fusha politike. Zoti Dule lobon fuqishëm për zotin Nano dhe unë nuk jam në dijeni të rezultateve të lobimit të z. Dule, por natyrisht ne kemi shprehur qëndrimin tonë. E rëndësishme është që të ecim drejt shqyrtimit. T’ju them të vërtetën, dy gjera do të doja të parandalonim në këtë mes, por jo domosdoshmërisht; një tryezë e të gjitha partive politike. Do t’ju garantoj se ajo përbën një moment shumë  jo të  fisshëm, të jem i sinqertë me ju,  sepse merr dhe hiq emra të duket se bën një proces jo të fisshëm. Ndaj dhe le të gjejmë mënyrën nëpërmjet komunikimeve me opozitën, të sigurta dhe, ta shndërrojmë këtë në një proces dinjitoz mirëkuptimi, plotësisht të mundshëm. Opozita ka bërë një hap të rëndësishëm, ajo tha se nuk janë kushte ato që paraqiti pardje dhe natyrisht kjo përbën një zhvillim pozitiv.

Pyetje: Do të ketë një kandidat pas orës 13:00?

Kryeministri Berisha: Jo, pas orës 13:00 jo, se më duhet të mbledh kryesinë e Partisë Demokratike, të bëj një diskutim për emrat dhe për to në parim, por dhe konkret mund të jetë.

Pyetje: Emri vazhdon të jetë politik?

Kryeministri Berisha:  Emrat mund të jenë me atë që kemi rënë dakord me LSI-në dhe do të kërkojmë dhe me partitë  e tjera. Emrat mund të jenë nga tre fusha, nga politika, drejtësia dhe diplomacia. Kjo është normale. Në historikun e zgjedhjes së presidentëve në Evropë, këto janë tre fushat nga ta cilat kanë ardhur një pjesë e tyre.

Pyetje: Do të ketë një konsensus për nesër?

Kryeministri Berisha: Ne jemi në kërkim të konsensusit. Të them se do të arrihet deri nesër konsensusi me opozitën, është pak e vështirë ta parashikoj këtë, por mundet, është plotësisht i mundshëm, por në rast se në kërkim të konsensusit me opozitën do të shtyhet votimi, unë them se kjo nuk përbën ndonjë problem.

Pyetje: Mund të ketë konsensus pa u takuar me zotin Rama, zoti Kryeministër?

Kryeministri Berisha: Të gjitha marrëveshjet e mëdha me z. Rama i kam arritur pa u takuar me të. Kushtetuta e Shqipërisë  nuk është më kurrë ajo që ishte dhe, kjo erdhi pa u takuar. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për shumë gjëra dhe në tetorin që shkoi dhe ai e ka shumë vështirë të pranojë shumë gjëra në aparencë. Ne kemi arritur shumë gjëra të rëndësishme pa u takuar. Rëndësi  ka të arrijmë në Presidentin konsensual.

Pyetje: Do të shkohet në votim vetëm pasi të arrihet marrëveshja me PS?

Kryeministri Berisha: Unë gjykoj që nesër pa Partinë Socialiste nuk është normale që ne të shkojmë në votim. Ne jemi në kërkim të konsensusit me ta dhe kjo është e vërteta.

 

 

 

 

 


29/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave