Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha mirėpret pjesėmarrėsit nė punimet e Konferencės sė dytė tė investimeve qė organizohet nė Tiranė nga AIDA nė bashkėpunim me IDB
 

Kryeministri Berisha shtroi sot në mbrëmje, në mjediset e Pallatit të Brigadave, një pritje në nderim të pjesëmarrësve në Konferencën ekonomike që do të zhvillohet nesër në Tiranë, organizuar nga Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA), në bashkëpunim me Bankën Islamike për Zhvillim (Islamic Development Bank- IDB).

Të pranishëm  ishin përfaqësues biznesesh nga 30 vende anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim, 15 funksionarë të ndryshëm të kësaj Banke, Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Financiare Islamike për zhvillimin e sektorit privat, zoti Al Aboodi, ministra dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, biznesmenë shqiptarë, etj.

Kryeministri Berisha falënderoi gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre si dhe për mundësimin, me prezencën e tyre në Tiranë, të konferencës ekonomike që do të zhvillohet nesër. Kryeministri Berisha shprehu një falënderim të veçantë për Presidentin e IDB-së  Muhamed Ali, të cilin e konsideroi një mik të madh të Shqipërisë, ku për 20 vjet që drejtoi IDB-në, mbështeti Shqipërinë në qindra projekte të rëndësishme. 

Kryeministri solli në vëmendjen e të pranishmëve disa nga potencialet më të mëdha të ofruara nga Shqipëria për investime, duke përmendur këtu potencialet në fushën e energjisë së rinovueshme, në fushën e turizmit, në minerale, naftë, gaz, etj.  “Unë besoj se çdo sipërmarrës ka shumë arsye për të investuar në këtë vend dhe ju siguroj se vendi im do të bëjë çdo përpjekje, do të sigurojë çdo mbështetje për të krijuar një histori suksesi për këdo që do të vendosë ëndrrat e tij, ose të saja, në këtë vend”, tha Kryeministri Berisha.

Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Së pari, dua t’ju falënderoj përzemërsisht që u bashkuat me mua në këtë mbrëmje. Mirënjohja ime e thellë shkon për Bankën Islamike për Zhvillim (IDB), Presidentin e saj Muhamed Ali, i cili shkëlqen si një mik i madh i këtij vendi dhe kombi, edhe pse sonte nuk është me ne këtu. Për 20 vjet, ai drejtoi IDB-në dhe mbështeti këtë vend në qindra projekte, në gjithë Shqipërinë.

Kjo konferencë, që vjen dy vjet pas konferencës së parë të organizuar në Tiranë, dy vite më parë, shënon një zhvillim shumë të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë. Kjo konferencë është fokusuar kryesisht në sektorin privat, është përqendruar në më shumë se 25 projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por gjithashtu, ajo do të sjellë njohuri më të gjera për investitorët shqiptarë, do të sjellë mirëkuptim më të mirë midis tyre dhe investitorëve të huaj nga më shumë se 30 vende, të pranishëm këtu sonte.

Ju jam shumë mirënjohës, zoti Al-Aboodi për ndjenjat tuaja shumë miqësore, të treguara ndaj vendit dhe kombit tim dhe gjithashtu, dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretin Abdullah, vendin tuaj të madh, për mbështetjen dhe ndihmën e treguar ndaj Shqipërisë drejtpërdrejt, por gjithashtu edhe në institucionet financiare shumëpalëshe.

Kjo kohë në Evropë është kohë krize, kjo krizë është shumëdimensionale, është kriza e borxheve, e euros, gjithashtu është shumë e lidhur me globalizimin si të tillë. Ndërkohë, Shqipëria arriti të ruajë rritjen ekonomike në gjithë këto vite të vështira. Shqipëria, në katër vitet e fundit, arriti të ketë një rritje katër herë më të madhe se sa mesatarja e rajonit; arriti të tërheqë investimet e huaja direkte. Besoj se të gjitha këto i arriti falë një modeli që ne kemi implementuar, të bazuar në taksa të ulëta; në një treg pune shumë fleksibël; në burime shumë të mëdha natyrore; në një zhvillim të shpejtë të infrastrukturës; modernizimin e sistemit shëndetësor dhe zhvillimin e shpejtë të axhendës dixhitale të vendit. Krahas të gjitha këtyre, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte i një rëndësie shumë të madhe, duke u dhënë siguri investitorëve e huaj dhe duke rritur besimin e tyre ndaj vendit tim.

Vendi im ende është i bindur se rruga e vetme dhe më e mirë për t’i bërë ballë kësaj krize është t’i drejtohet biznesit, t’ju mbështesë juve, të përpiqet për t’ju asistuar në sukseset tuaja. Prandaj, ne mbetemi shumë të përkushtuar në politikën kundër taksave të larta. Ne nuk shohim të ardhme tek taksat e larta.

Ne jemi të vendosur të kontrollojmë borxhin tonë, ndonëse më duhet të them se, prej vitit 2005 asnjë dollarë ose euro nuk është marrë hua, përveç se me qëllime investimi. Ne do të mbetemi në të ashtuquajturën vijën e kuqe, që për mua është vija e portokallinjtë, 60% niveli i borxhit publik. Ne do të mbetemi në nivelin e deficitit buxhetor prej 3%.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të shtuar partneritetet publike private, sepse në to ne shohim potenciale të mëdha. Do të bëjmë më të mirën për të krijuar zona të lira ekonomike, parqe. Ne kemi përgatitur disa nga më të mirat që ekzistojnë.

Shqipëria  është një vend i vogël në hartë, por është një vend me potenciale të jashtëzakonshme. Sot takova përfaqësuesin e kompanisë më të madhe franceze që operon në fushën e energjisë së rinovueshme. Ata inauguruan, në një prej zonave më të largëta të Shqipërisë, një hidrocentral. Në axhendën e tyre ndodhen edhe dy të tjerë. Në të gjithë vendin janë në ndërtim 100 hidrocentrale, 227 të tjerë do t’i jepen me koncension sektorit privat dhe janë duke pritur për investitorë. Ka 123 hidrocentrale që po presin të kalojnë në proces tenderimi. Ky vend ka çdo potencial për t’u bërë një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Ne besojmë se rruga më e mirë është të vazhdojmë në këtë mënyrë koncesionare dhe partneritetet publike private. 

Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Zona të tëra të bregdetit, nga më të bukurat, janë të virgjra dhe presin investitorë. Prej vitit 2004 deri më tani, numri i turistëve dhe vizitorëve është rritur 13 herë. Më shumë se 92% e bregdetit pret të zhvillohet. Shqipëria është vendi më malor në Evropë. Malet e saj janë të virgjëra, me peizazhe të mrekullueshme. Për to janë shkruar shumë artikuj dhe Bjeshkët e Namuna të Veriut po i quajnë Himalajet e Evropës. Nuk kanë aspak lartësinë e Everestit, por misticizmi i tyre, peizazhet e tyre, janë shumë mbresëlënëse.

Vendi është shumë i pasur në minerale. Përpara disa muajve, pata në zyrën time një takim me ish-Presidentin e Rio Tinto-s, i cili kishte qëndruar tre muaj në Bulqizë. Ai më tha se atje ishin nxjerrë 20 milionë ton krom dhe se ka ende 20 milionë të tjerë për t’u nxjerr.  Bulqiza është ende një rezervë botërore kromi, të një cilësie shumë të mirë. Vendi është i pasur në nikel, hekur, bakër, etj. dhe gjatë viteve të fundit në vendin tonë është gjetur platinium dhe ar.

Shqipëria , mund t’ju vijë si befasi, por ka fushën më të madhe të naftës në kontinentin e Evropës, 6 miliardë fuçi naftë. Ka qenë një vend i pasur në gaz dhe së shpejti do të jetë i tillë. Albpetroli është publikuar në mediat ndërkombëtare për privatizim dhe interesi për të është i lartë. Kompani të mëdha po punojnë në këtë vend, midis të cilave Shell, e cila u largua përpara disa viteve dhe u kthye me shumë shpresë, bazuar në të dhëna të reja.

Një muaj më parë isha në Itali, ku u prezantova investitorëve italianë potencialet e Shqipërisë. Ditën tjetër, mediat publikuan artikuj me germa të mëdha: Kina e vogël e Evropës. Ata kishin të drejtë. Nëse shohim tregun e punës, është një nga më të mirët që ekzistojnë, është i ri, dinamik, i mirë - edukuar, punëtor. Vendi gjithashtu, ndodhet në zemër të tregut më të madh botëror, tregut evropian. Prandaj unë besoj se çdo sipërmarrës ka shumë arsye për të investuar në këtë vend dhe ju siguroj se vendi im do të bëjë çdo përpjekje, do të sigurojë çdo mbështetje për të krijuar një histori suksesi për këdo që do të vendosë ëndrrat e tij, ose të saja, në këtë vend”.

 

 

 

 


05/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave