Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e organizuar me rastin e 20 vjetorit tė krijimit tė Gjykatės Kushtetuese
 

Kryeministri Berisha mori pjesë, sot paradite, në punimet e Konferencës  Ndërkombëtare “Ndarja dhe balancimi i pushteteve  - roli i kontrollit kushtetues”, organizuar në kuadër të 20 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

 Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, z. Nicolas Bratza,  Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio, Presidenti i Republikës z. Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Kryetari i Gjykatës Kushtuese, z. Bashkim Dedja, z. Klaus Fiesinger, Drejtor i Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Fondacioni “Hanns Seidel”, ambasadorë të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të strukturave të drejtësisë shqiptare e të huaj, etj. 

 Kryeministri Berisha vlerësoi aktivitetin 20 vjeçar të Gjykatës Kushtetuese, si institucioni garant i kushtetutshmërisë, duke theksuar se ajo, në tërë veprimtarinë e saj ka pasqyruar përpjekjen e madhe të shqiptarëve për ndërtimin dhe konsolidimin e  shtetit të së drejtës, e lirive, të bazuar në liritë dhe të drejtat e njeriut, funksionimin e ligjit dhe institucioneve kushtetuese.

 Kryeministri u shpreh se, pavarësisht nga vështirësitë, nga debatet, apo dritëhijet, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka përmbushur me dinjitet të plotë këtë rol dhe, pa rolin e saj, Shqipëria nuk do të mund të kishte një demokraci funksionuese. Roli i Gjykatës Kushtetuese, vijoi Kryeministri, vjen e bëhet gjithnjë e më i madh, për faktin se Shqipëria ka si aspiratë kryesore aspiratën e integrimit të vendit në Evropë dhe, në këtë proces ecet duke vendosur një univers të tërë ligjesh, normash, praktikash të domosdoshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë ato liri e të drejta që gëzojnë qytetarët evropianë.

 Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

 “Është një rast i veçantë për mua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht, në 20 vjetorin e themelimit të institucionit tuaj, një ngjarje kjo madhore në historinë e demokracisë shqiptare, në historinë e kombit shqiptar. Gjykata kushtetuese e Shqipërisë u themelua 20 vjet më parë, në një vend në të cilin Kushtetuta kishte të ndaluara liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Themelimi i Gjykatës Kushtetuese u bazua në prerogativat kushtetuese të 20 viteve më parë dhe, këto 20 vite, gjykata ka pasqyruar në tërë veprimtarinë e saj përpjekjen e madhe të shqiptarëve për ndërtimin dhe konsolidimin e  shtetit të së drejtës, e lirive, të bazuar në liritë dhe të drejtat e njeriut, funksionimin e ligjit dhe institucioneve kushtetuese.

 Këto 20 vite, në mënyrën më të pashmangshme, Gjykata Kushtetuese ka pasqyruar dhe reflektuar zhvillimet e mëdha politike të vendit. Por, e themeluar në një farë mënyre si garante e kushtetutshmërisë, roli i saj bëhet i një rëndësie shumë shumë të madhe. Historia e zhvillimit të demokracisë në Evropë dhe botë ka faktuar se kushtetutshmëria përbën një nga shtyllat kryesore, pa të cilën demokracia nuk mund të ekzistojë. Kushtetutshmëria përbën një nga shtyllat kryesore, mbrojtja e të cilës parandalon, ose është kusht themelor, për të parandaluar krijimin e regjimeve totalitare dhe diktaturave, njërën prej të cilave Shqipëria e ka përjetuar.

 Në tërësi, pavarësisht nga vështirësitë, pavarësisht nga debatet, nga dritëhijet, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka përmbushur me dinjitet të plotë këtë rol dhe, pa rolin e saj, Shqipëria nuk do të mund të kishte një demokraci funksionuese. Në të gjithë këtë veprimtari, ju jeni përballur me presione të shumëllojta, me kufizime të ndryshme, por e vërteta është se sot shteti ligjor në Shqipëri, liritë themelore të të drejtave dhe qytetarëve, ndarja e pushteteve, janë më të konsoliduara se asnjëherë më parë.

 Në tërë këtë proces, roli i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një rol i një rëndësie të veçantë. Roli i Gjykatës Kushtetuese vjen e bëhet gjithnjë e më i madh, për faktin se Shqipëria ka si aspiratë kryesore aspiratën e integrimit të vendit në Evropë. Në këtë proces ecet duke vendosur një univers të tërë ligjesh, normash, praktikash të domosdoshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë ato liri e të drejta që gëzojnë qytetarët evropianë.

Duke shprehur besim të madh se arkiva e pasur 20 vjeçare e Gjykatës Kushtetuese, tradita dhe trashëgimia e saj, përbëjnë një bazë solide për një veprim të ardhshëm gjithnjë në përsosje të saj, shpreh bindjen se demokracia shqiptare, Shqipëria në tërësi, do të ecë e sigurt drejt horizontit që pret dhe meriton, drejt integrimit në BE.

Dua t’ju përgëzoj për kontributin e çmuar që keni dhënë në plotësimin e vakumeve në Kushtetutën e vendit. Në arsyetimet dhe gjykimet tuaja janë bërë plotësime jashtëzakonisht të rëndësishme të Kushtetutës, pasi në Shqipëri, vendimet e Gjykatës kanë fuqinë dhe vlerën e prerogativës, normës kushtetuese.

Edhe njëherë, ju uroj suksese në detyrën tuaj. Uroj që roli juaj të vijë gjithnjë në rritje dhe jam i bindur se kjo do të mund të realizohet veçse duke pasur sensin kritik për veprimtarinë që ke kryer. Është në natyrën e njeriut, në domosdoshmërinë e tij, të tejkalojë veten dhe të përpiqet të ngjitet gjithnjë e më lartë në punën që bën. Jam i bindur se ju keni gjithë energjinë dhe forcën për ta bërë këtë. Faleminderit”.


07/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave