Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret nė takim Presidentin e Gjykatės Evropiane tė tė Drejtave te Njeriut nė Strasburg, z. Nikolas Bratza
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim Presidentin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave te Njeriut në Strasburg, zotin Nikolas Bratza.

Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi për vizitën dhe i uroi mirëseardhjen zotit Bratza, e njohu atë me zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kryeministri Berisha gjithashtu, e informoi zotin Bratza se qeveria që ai drejton është e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, e cila afron Shqipërinë me Europën dhe në këtë drejtim, Kryeministri ritheksoi edhe një herë se Shqipëria, nga vendi më i izoluar dhe me mungesa të theksuara në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, sot është vendi i cili “zbatimin e vendimeve gjyqësore” e ka mbi mesataren e vendeve europiane.

Kryeministri theksoi se me marrjen e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Shqipëria do të kontribuojë edhe në respektimin dhe forcimin e bashkëpunimit me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Nga ana e tij, z. Nikolas Bratza, duke falënderuar Kryeministrin për pritjen, vlerësoi zhvillimet në Shqipëri si shumë mbresëlënëse. Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare, në respektim të të drejtave të njeriut dhe hapat e shpejtë me të cilat Shqipëria ka ecur drejt praktikave më të mira evropiane, në këtë drejtim.

Presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, z.Nikolas Bratza, e ftoi Kryeministrin Berisha të vizitonte Gjykatën e Strasburgut, ftesë të cilën Kryeministri e mirëpriti me kënaqësi.


08/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave