Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė grupin parlamentar tė PD-sė
 

Siç e dini, jemi angazhuar në një proces, të cilin e kanë ndjekur me siguri me vëmendjen më të madhe të gjithë qytetarët e këtij vendi, të gjithë shqiptarët, procesin e përzgjedhjes së kandidaturë për President të Republikës. Në të gjithë këtë periudhë, nga data 26 maj deri mbrëmë janë bërë të gjitha përpjekjet që në frymën e germën e Kushtetutës të arrihet në mirëkuptim dhe zbatim të saj. Pikërisht, në respekt të këtij procesi u vendos që të përzgjidhen kandidatura, të cilat opozita mund t’i besonte e t’i votonte. E vërteta është se me gjithë përpjekjet tona të jashtëzakonshme ishte e pamundur që të bindje zotin Rama të pranonte ndonjë kandidaturë.

 

Kriteret e tij, kuptova se ishin shumë speciale. Kriteri i parë duhej të ishte një njeri që nuk e ka kritikuar kurrë zotin Rama ose që duhet ta kishte të ndaluar me ligj kritikën, apo një njeri që nuk i ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës. Këta zotërinj kanë një problem, pasi harrojnë se gjysma e tyre kanë qenë vetë bashkëpunëtorë të mi. Por kjo është jeta. Kjo është politika. Për këtë kandidaturë, thoshte është i oborrit, por i them: edhe ti ke qenë i oborrit, çdo të thuash atëherë. Së dyti, ai vuan nga misoginia, që në greqishten e lashtë është urrejtja ndaj gruas. Po të vijë puna tek personi, më parë kalon detin me këmbë, sesa nxjerr një person konsensual me të.

 

Pas gjithë këtyre debateve, mbrëmë kërkonte të ktheheshim tek modalitetet, ndërkohë që më parë më kishte thënë sill dy, tre emra, sepse me zotin Zaganjori nuk  e kisha bërë mirë, sipas tij, sepse po ta kisha pyetur përpara, nuk do kishte pasur ndonjë vërejtje. Pra, tek zoti Zaganjori nxirrte metodën, që, sipas tij, nuk e bëra si duhet, nuk ia kisha sjellë përpara. Pastaj tha sill tre katër emra, të përzgjedhim një. Ne shkuam në takim, ashtu siç kërkoi ai, me emrat, ndërsa ai tha sot duhet të diskutojmë modalitetet. Dhe kjo pasi më kishte çuar dhjetë herë fjalë: sill tre, katër emra, jo një. Është shumë i pasinqertë. Duhet të them se ka mungesë të theksuar serioziteti, kur vjen problemi për të diskutuar për persona. Edhe kur erdhi problemi tek kandidatura e zotit Artan Hoxha, tha jo se ky ka bërë avokatinë e qeverisë. Kandidaturën tjetër, i thashë, e kundërshtove se ka vendime gjykate në favor të qeverisë dhe favorin tëndin, ndërsa zoti Hoxha ka bashkëpunuar me ty në bashki, ka bashkëpunuar me qeverinë socialiste për reformat me institucionin e tij, sikundër ka bashkëpunuar edhe me ne intensivisht po për reformat. Por zoti Rama tha sërish jo, se nuk i plotësonte kriteret e tij.

 

Përpjekjet u bënë të jashtëzakonshme, por kuptova që, po të mos ishte dikush që të mos e kishte përmendur ndonjëherë emrin e tij, nuk do zgjidhej. Por të hyjmë e të bëjmë arkivin se kush e ka kritikuar ndonjëherë apo kush nuk e ka përmendur ndonjëherë, kjo është pamundur. Sipas tij, le të jetë i djathtë, por që nuk duhej ta kishte përmendur ndonjëherë atë.

 

U bënë tre orë diskutime. Zoti Rama nuk është i sinqertë, se njeriu i sinqertë thotë nuk jam dakord që të marr pjesë në këtë proces me vota, se nuk më intereson për një, dy, tre arsye, por të thotë sill tre, katër kandidatura dhe kur i shkon me tre, katër kandidatura, sërish thotë jo. Mund t’ju them edhe diçka tjetër. Hyri edhe zoti Nano në lojë edhe e bukosi, për të nxjerrë kandidaturat. Për fat të keq, u ngatërrua edhe një aleat i yni që tha të jetë edhe zoti Nano kandidat, ndonëse unë e kisha bërë shumë të qartë qëndrimin tonë ndaj zotit Nano. Unë kisha theksuar se gara politike më e shkëlqyer do të ishte ne me përfaqësuesen tonë më in spiko, ata me përfaqësuesin e tyre më in spiko dhe kush të fitonte, të shtrëngonte duart. Por këtë nuk e pranonte kurrë. Pra, tre orë përpjekje, për të arritur në një marrëveshje, por e pamundur. Nuk deshi. Dua t’ju them se përveç zotit Zaganjori iu afrua edhe një kandidat tjetër, i cili ishte universalisht i pranueshëm si konsensual. E refuzoi në mënyrë kategorike.

 

Dua t’ju them se koalicioni vendosi që sot të votojmë në unanimitet të plotë zotin Artan Hoxha, i cili si drejtues i Institutit të Studimeve Bashkëkohore ka kontribute ndër më madhoret në reformat e realizuara kryesisht në fushën ekonomike, por edhe në fusha të tjera në këtë vend, gjatë 12 viteve të fundit. Ky ka qenë instituti më kryesor në hartimin e legjislacionit bazë të reformave, në bashkëpunim me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe institucionet europiane. Zoti Artan Hoxha ka qenë ministër në kabinetin e Aleksandër Meksit, më vonë ka kaluar i pavarur dhe ka vazhduar punën në këtë institut, të cilin tani e drejton me kompetencë e përgjegjësi të madhe. Ai ka qenë një partner shumë i rëndësishëm në fushën e reformave me qeverinë socialiste, por edhe me qeverinë që unë kryesoj. Por problem është se kryetari i Partisë Socialiste, kur e ndan kohën, e gjen veten jashtë kohe, se thotë o koha e Berishës, o koha e Nanos dhe ikën vetë. Që zoti Hoxha ka bashkëpunuar me socialistët në kohën e Nanos, kjo është e pavlerë. Dhe është e pavlerë, sepse ai e gjen veten jashtë kohe.

 

Zoti Hoxha është një nga opinionistët më të vlerësuar, më të kuotuar nga opinioni publik shqiptar, me mendim më të qëndrueshëm, më bindës në argumentet e tij. Natyrisht nuk do mund të merret më me opinione, por unë jam i bindur se kandidatura e zotit Artan Hoxha nderon plotësisht shumicën që e voton dhe se ai do të jetë një shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij. Ka një formim poliedrik në shkollimin e tij, ka qenë ndër më të paktët me dy fakultete në atë kohë, gjeologji dhe matematikë, sepse ishte i talentuar edhe në matematikë dhe më pas ka kryer studime të tjera, pra, ka  shkollim të shkëlqyer. Zoti Hoxha ka formimin politik dhe të gjitha aftësitë për ta përmbushur me dinjitet detyrën më të lartë të shtetit, siç është detyra e presidentit.

 

Sot, ne do votojmë për zotin Artan Hoxha dhe mbyllim procesin më të rëndësishëm të vendit midis dy zgjedhjeve të përgjithshme, e mbyllim në përputhje të plotë me frymën e germën e Kushtetutës, pra, raundin e katërt e të pestë, e mbyllim në përputhje të plotë me marrëveshjen e datës 2 shtator 2009 që përcakton se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e zgjedhin presidentin me konsensus dhe këtë konsensus, PD e LSI e kanë shtrirë edhe me dy aleatët e tjetër, Partinë për Drejtësi e Integrim dhe Partinë Republikane. Pra, ka një dakordësi të plotë midis të gjithë aleatëve për këtë kandidaturë.

 


11/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave