Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet dorėzimin nė Bruksel, qeverisė sė Kosovės tė pyetėsorit pėr liberalizimin e vizave
 

Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare përshëndesin dorëzimin dje, në Bruksel, qeverisë së Republikës së Kosovës nga Komisioni Europian të pyetësorit për liberalizimin e vizave, si një arritje madhore e historike për Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Europian. Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re  në Europe.

 

Dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj, dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për  marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj. Ne kemi bindjen se kërkesat e pyetësorit do të jenë një frymëzim i vërtetë për qeverinë, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, për të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme për t’i plotësuar ato dhe merituar në kohën më të shpejtë lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në Europë.


15/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave