Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha u takua nė Strasburg, me Presidentin e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Jean-Claude Mignon
 

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, u takua sot në Pallatin e Europës, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon.

 

Presidenti Mignon i shprehu Kryeministrit Berisha urimet për marrjen nga Shqipëria të presidencës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, njëherësh edhe bindjen për suksesin e presidencës shqiptare dhe përmbushjen e objektivave të rëndësishme të saj.  

 

Kryeministri Berisha, pasi bëri me dije prioritetet se ku do të fokusohet presidenca shqiptare, theksoi se Shqipëria e sheh këtë si përgjegjësi të lartë, të cilën ajo do ta përmbushë me sukses të plotë, në bashkëpunim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare dhe vendet anëtare.  

 

Kryeministri Berisha e ftoi zotin Mignon në Shqipëri, për të marrë pjesë në kremtimet për 100 vjetorin e pavarësisë.

 

Pas takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon folën për takimin mes tyre, në një prononcim për mediat.

 

Zoti Mignon: Kemi kënaqësinë të presim sot, këtu, zotin Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, dikur edhe President i Republikës së këtij vendi që sot është pjese e Komitetit të Ministrave të organizatës sonë. Sali Berisha ishte një nga udhëheqësit e parë të ardhshëm politikë që kam takuar në Tiranë, i cili nuk ishte bërë atëherë drejtues i opozitës, sepse ende nuk kishte opozitë, prandaj është nder i madh që e presim sot, këtu, në Këshillin e Europës, në cilësinë e kryetarit të kësaj organizate të vjetër pan-europiane. Ju faleminderit.

 

Kryeministri Berisha:  Faleminderit zori Kryetar. Përfitoj nga rasti t’i shpreh mirënjohjen time më të thelle Kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe njëherësh mikut tim të vjetër Jean-Claude Mignon, mikut të Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Po ashtu, përfitoj nga rasti ta siguroj se kryesia shqiptare do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me vendet anëtare dhe me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke çuar përpara axhendën e kryesisë paraardhëse britanike drejt një horizonti të ri.

 

Shqipëria është vend i vogël, por e ka marrë me përgjegjësi të madhe kryesinë e Këshillit të Evropës. Ne besojmë se çështjet e zgjedhura janë të një rëndësie krejtësisht të veçantë. “Të bashkuar në diversitet” është motoja e kryesimit tonë, ashtu siç është i pasur vendi ynë, rajoni ynë, kontinenti ynë me diversitet. Do të bëjmë gjithçka për ta konsoliduar, garantuar dhe respektuar sepse, sipas mendimit tim, kjo është më e mira për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen.

 

Diskutuam me Kryetarin Mignon gjithë axhendën tonë, mbi të cilën do të punohet gjatë këtyre 6 muajve. Pata rastin të ftoj Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të marre pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E sigurova se për vendin tim, kryesia e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës është diamanti në kurorën e 100 vjetorit të pavarësisë sonë dhe shpresoj shumë që Jean-Claude Mignon të na bashkohet më 28 nëntor, për të festuar së bashku këtë ditë të madhe të popullit tonë. Faleminderit zoti Kryetar për mikpritjen tuaj dhe për gjithë mbështetjen që na jepni. Faleminderit.

 

Pyetje: Zoti Mignon, lidhur me kryesinë e Shqipërisë, a mendoni se Shqipëria është një rast i veçantë në Këshillin e Europës?

 

Zoti Mignon: Jo, Shqipëria nuk është rast i veçantë i Këshillit të Europës. Shqipëria, siç e dini, nuk ka shumë kohë që është çliruar nga diktatura komuniste. Është një vend si shumë të tjerë që janë anëtarësuar në Këshillin e Europës, të cilat janë demokraci të vërteta dhe që kanë qenë të gatshme të mësojnë se ç’është shteti i së drejtës. Këtyre vendeve nuk mund t’u kërkonim qysh vitet e para të ishin shembull udhëheqës në fushën e demokracisë, pasi këto gjëra mësohen me ngadalë. Por janë vende që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe fundit të diktaturave shfaqen një dëshirë të fortë të bëheshin anëtare të klubit të vendeve që mbahen si demokraci të mëdha. Besoj se i duhet dhënë pak kohë cilitdo vend, deri sa të bëhet demokraci e madhe, sepse kështu nuk bëhesh menjëherë, nga sot nesër. Edhe ne qe e quajmë veten demokraci të mëdha, a nuk na është dashur kohë? Prandaj për ne, në Këshillin e Europës ka disa gjëra shumë të rëndësishme që janë modestia, toleranca dhe respekti. Besoj se duhet t’i pranojmë ndryshimet mes nesh, të pranojmë njëri-tjetrin, ashtu si jemi dhe t’i kalojmë njëri-tjetrit njohuritë që kemi.

 

Prandaj, edhe për Shqipërinë jam shumë i sigurt dhe i lumtur, nuk kam pasur asnjëherë shqetësime, sepse e kam njohur nga afër zotin Sali Berisha, kam njohur nga afër edhe drejtuesit e tjerë politikë të Shqipërisë dhe kam parë te ata një dëshirë të madhe për ta shndërruar vendin e tyre në një demokraci të vërtetë. Për ta përmbledhur qartë, për mua, Shqipëria nuk përbën aspak rast të veçantë, nuk përbën aspak problem, madje është një vend i madh, që sot mban kryesinë e Komitetit të Ministrave. Shqipëria është një vend që angazhohet të vazhdojë me cilësi atë që nisi gjatë kryesisë së shkuar një demokraci tjetër e madhe, siç është Mbretëria e Bashkuar. Jam i lumtur që Shqipëria sot ka rastin të vijojë linjat kryesore të programit të Britanisë.


25/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave