Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsuesin e ri tė FMN pėr Shqipėrinė Nadeem Llahi
 

Kryeministri Berisha priti dje pasdite, në takim, përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Nadeem Llahi. Në takim zoti Llahi shoqërohej nga paraardhësi i tij, Gerwin Bell.  


Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në këtë detyrë, vlerësoi bashkëpunimin me FMN dhe e quajti atë një bashkëpunim të suksesshëm që ka ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrave financiare të vendit. Kryeministri siguroi për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.


Më tej, Kryeministri Berisha u ndal në politikat fiskale,  monetare dhe reformat ekonomike të ndërmarra gjatë këtyre viteve, falë të cilave, Shqipëria ka një situatë makroekonomike të qëndrueshme dhe një ekonomi të shëndetshme, që ka vijuar rritjen edhe në këtë periudhë krize të rëndë financiare dhe ekonomike botërore.


Duke bërë një analizë të situatës ekonomike botërore, Kryeministri theksoi se institucionet financiare ndërkombëtare si FMN, BB, IFC, EBRD etj., duhet të tregojnë kujdes me vendet jashtë eurozonës si Shqipëria e të gjejnë mekanizma për të mbështetur performancën e mirë ekonomike me rritje edhe në kohe krize e me ekuilibër të mirë makroekonomik e financa publike të stabilizuara. Kjo, sepse Shqipëria krijoi një sektor bankar privat të kapitalizuar mirë bankash bija, që po vuajnë pa të drejte efektet e sjelljes jo të shëndetshme të bankave mëma të zonës euro. Bankat, u shpreh Kryeministri, duhen mbështetur të përdorin kapitalet  e tyre të kreditojnë sektorin privat. Sektori privat shqiptar, vijoi Kryeministri, ndryshe nga ai i vendeve euro ka performuar me sukses, duke mbajtur stabël vendet e punës e madje duke i rritur në mënyre të moderuar, duke sjelle projekte për ekonominë reale me produkte potenciale, që kanë një treg të garantuar.


Zoti Llahi shprehu kënaqësinë që vinte me këtë detyrë në Shqipëri, si një vend me performancë të suksesshme të ekonomisë dhe stabilitet të financave publike. Ai shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm dhe për të kontribuar në mbarëvajtjen e mëtejshme të financave dhe ekonomisë shqiptare.




 


28/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave