Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Komiteti i Planifikimit tė Strategjive diskuton destinacionet kryesore tė shpėrndarjes sė fondit tė KE-sė prej 86.4 milionė euro
 

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror të Planifikimit të Strategjive, bëri me dije destinacionet kryesore të shpërndarjes dhe përdorimit të  fondit prej 86.4 milionë euro ndihmë e Komisionit Evropian, në kuadër të IPA-s.

Duke vlerësuar ndihmën bujare  të përvitshme që Komisioni Europian i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, Kryeministri vuri në dukje se në të, përfshihen dhjetëra e qindra projekte në të gjitha fushat, ku me përparësi janë fusha e ligjit dhe e shtetit ligjor, konsolidimi i institucioneve, ndërtimi i infrastrukturës, modernizimi i administratës, etj.

Për fondin prej 86.4 milionë për vitin 20123, Kryeministri renditi disa destinacione të rëndësishme ku do të investohet, si;

·       Fusha e drejtësisë, në çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e Gjykatës Administrative, Agjencisë së Falimentimit, probleme të lidhura me pronën, forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale, bashkëpunimi ndërmjet policisë gjyqësore dhe prokurorëve, luftën kundër korrupsionit, parandalimit të pastrimit të parave dhe një seri aktivitetesh të tjera.

·               Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit, për të cilën qeveria ka angazhimin më të madh.

·               Investime në ujësjellësa, kanalizime të ujërave të zeza në disa qytete.

·               Investimi për ndërtimin e rrugës së Elbasanit.

·               Mbështetje për çështje që lidhen me ndihmën sociale dhe ekonomike.

·              Investime në doganat e tatimet e vendit, për forcimin e veprimtarisë së tyre dhe rritjen e transparencës.

·             Mbështetje për Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të rritur efiçencën dhe transparencën e veprimtarisë së tij.

·             Mbështetje e veçantë për Shkollën e Administratës Publike që shumë shpejt do të fillojë veprimtarinë e saj.

·              Mbështetje për Inspektoratin Qendror, në mënyrë që të dixhitalizohet dhe konsolidohet sa më shpejtë dhe sa më mirë.

·          Mbështetje në disa drejtime në fushën e bujqësisë, si një fushë jashtëzakonisht prioritare për qeverinë, veçanërisht në drejtim të përmirësimit racor të lopëve, deleve dhe dhive, ngritjen e land-fill-eve, etj.

·              Mbështetje për ndërhyrje të tjera në lumin Mat, në mënyrë që ky lumë të nxirret tërësisht jashtë rreziqeve të përmbytjes.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Komiteti i Planifikimit të Strategjive mblidhet sot për të shqyrtuar destinacionin, përdorimin e IPA-s 2013, dhuratë prej 86.4 milionë euro e Komisionit Evropian për qytetarët shqiptarë. Në ndihmën bujare të përvitshme që Komisioni Evropian ka dhënë dhe jep për Shqipërinë, përfshihen dhjetëra e qindra projekte në të gjitha fushat, natyrisht me përparësi janë fushat e ligjit dhe të shtetit ligjor, konsolidimit të institucioneve, ndërtimit të infrastrukturës, modernizimit të administratës. Gjithashtu, përfshihet vazhdimi i projekteve të mëparshme.

E vërteta është se kjo shumë, në raste të caktuara, është përdorur me sukses të madh për zbutjen e niveleve të interesit të kredive të ndryshme dhe ka pasur një ndikim real, thelbësor, në ndryshimin, përmirësimin e të gjitha fushave në të cilat ndihma është destinuar. Këto 86.4 milionë për vitin 20123, janë parashikuar që të kenë si destinacion fushën e drejtësisë, në çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin e Gjykatës Administrative, Agjencisë së Falimentimit, probleme të lidhura me pronën, forcimin e kapaciteteve për hetimin dhe ndjekjen penale, bashkëpunimi ndërmjet policisë gjyqësore dhe prokurorëve, luftën kundër korrupsionit, parandalimit të pastrimit të parave dhe një seri aktivitetesh të tjera.

Natyrisht, një nga destinacionet e rëndësishme është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit, për të cilën qeveria jonë ka angazhimin më të madh. Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit përbën një prioritet absolut të qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, monitorimi i mbrojtjes së mjedisit, efiçencë e masave për mbrojtjen e tij, janë të një rëndësie parësore. Qeveria do të bëjë gjithçka për të mbrojtur e zhvilluar më tej mjedisin, si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm.

Qeveria nuk mund të mos investojë për ndërtimin e rrugës së Elbasanit, sepse kjo përbën një domosdoshmëri të madhe, për faktin se Farka, e cila pak vite më parë ishte një zonë shumë modeste në popullatë, sot po shndërrohet, dora - dorës, në një nga qytetet e mëdha të vendit. Natyrisht, është e dhimbshme prerja e atyre pemëve atje, por rruga duhet zgjeruar. Jam i bindur se ata qytetarë të cilët e kanë të domosdoshme rrugën e gjerë, të përshtatshme për të ardhur në qendër të Tiranës, do të votonin, jo një herë, por shumë herë, për zgjerimin e rrugës. Natyrisht, ato pemë duhet të zëvendësohet 1 nga 1 dhe bashkia po mbjell dyfishin e tyre. Sikundër, zoti ministër Olldashi, për ato pemë që akoma nuk janë prerë, të ndihmohen organizatat mjedisore në marrjen e tyre dhe transplantimin në një vend tjetër. Kjo është shumë pozitive, ndaj ne mund t’i ndihmojmë, apo të paguajmë diçka më tepër, për t’i transportuar këto pemë së bashku me dheun dhe rrënjët, në mënyrë që të transplantohen në një vend tjetër. Por rruga do të zgjerohet, sepse qytetarët e të gjitha atyre zonave nuk mund t’i dënosh e t’i lësh pa rrugë.  Ajo zonë është një lagje banimi tashmë.

Shoh që për këtë çështje protestonte edhe “shkatërrimtari” i Golemit, njeriu i 100 profesioneve që nuk i del zot asnjërit prej tyre. Ju e dini vet emrin e tij e nuk ka nevojë ta them. Shkoni në Golem dhe të gjithë ua tregojnë. Një vit ndenji zëvendësministër dhe e shkatërroi Golemin, sikur ta kishte pronë private dhe, tani na del si ambjentalist. Unë kam shumë respekt për shoqatat e mjedisit, por antiglobalistët janë varianti i neomarksizmit. Por, nëse del e flet, kërko të falur për Golemin, për batërdinë që i ke bërë njërës nga perlave të bregdetit shqiptar. Nuk shkon më dot në Golem ai, sepse të gjithë e dinë çka bërë.

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka orientuar fonde, edhe kjo kryesisht në drejtim të mjedisit , të landfill-eve, të kanalizimeve të ujërave të zeza, në disa qytete.

Po kështu, ministria e Punës mendon të rrisë transparencën në të gjitha problemet që lidhen me ndihmën sociale dhe ekonomike.

EUROSTAT, nëpërmjet këtyre fondeve, do të realizojë të gjitha standardet dhe unë e përgëzoj këtë institucion për vlerësimet shumë pozitive që mori në takimin e fundit që u zhvillua në Bruksel. Sikundër, shumë shpejt do të kalojnë në parlament ndryshimet   ligjore të sugjeruara nga EUROSTAT, në mënyrë që të konsolidohet më tej pavarësia e këtij institucioni dhe të përmirësohet më tej performanca e tij,. Ndonëse, e vërteta këtu në rajon është se ai është institucioni i vetëm që realizoi regjistrimin e popullsisë, pasi të tjerat nuk ia dolën.

Fondi i Zhvillimit të Rajonit do të ketë mbështetjen  e vet në projektet për rrugët, ujësjellësit, kanalizimet. Doganat shqiptare janë në procesin e bashkëpunimit të ngushtë, si binjakëzim, që është shumë e domosdoshme për veprimtarinë e tyre dhe rritjen e transparencës. Tatimet po kështu.

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ketë mbështetje nga këto fonde, për të rritur efiçencën dhe transparencën e veprimtarisë së tij.

Një mbështetje të veçantë do të ketë Shkolla e Administratës Publike. Shumë shpejt do të fillojë veprimtarinë e saj Shkolla e Administratës Publike, si institucioni themelor për përgatitjen dhe kualifikimin e punonjësve të administratës publike .Është marrë një nga modelet më të mira që ekziston sot në këtë drejtim. Janë përgatitur kuadro të shkëlqyer. Qeveria franceze ka dëshmuar vullnet të plotë për të na ndihmuar në ngritjen dhe konsolidimin e saj.  

Inspektorati Qendror do të jetë një institucion tjetër që do të mbështetet plotësisht, në mënyrë që të dixhitalizohet dhe konsolidohet sa më shpejtë dhe sa më mirë.

Natyrisht, bujqësia është një fushë jashtëzakonisht prioritare për këtë qeveri dhe këtu do të ketë investime në disa drejtime; në drejtim të përmirësimit racor të lopëve, deleve dhe dhive, në kuadër të përpjekjeve tona për të mbështetur këtë sektor jetik për vendin, sektor i cili çdo vit e më shumë fuqizohet, rrit prodhimin dhe rrit ndjeshëm eksportet. Në të gjitha këto përpjekje, mendoj se një përpjekje e re, e madhe, duhet bërë në drejtim të racave. Të ndihmojmë fermerët me racat më të mira të Evropës dhe pse jo të botës, të mbështesim fuqishëm Institutet gjenetike të racave, në mënyrë që, në një kohë të shkurtër, racat më të mira të përshtatet në kushtet e këtij vendi.

Në lartësinë 1500 metra, në fshatin Shtyllë të Korçës, fermerët kishin mbarështuar një nga racat më të mira të lopës, kishin krijuar një Fermë me 52 lopë, të cilën ministria e Bujqësisë e kishte mbështetur në mënyrë të qëndrueshme. Ambicia ishte edhe më e madhe. Por, të mbarështosh, në lartësi 1500 metra, 52 lopë, sigurisht që është mund i madh, është kosto e lartë.

E dhashë këtë shembull për të treguar se ne kemi mbështetur dhe do të  mbështesim çdo iniciativë të fermerëve shqiptarë për të zgjeruar biznesin e tyre.  Disa miq të mitë që kishin shkuar në Korçë, kishin mbetur të mahnitur nga ferma që kishin gjetur aty. Unë dua t’i përgëzoj ata fermerë, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të shfrytëzojmë çdo potencial. Ne jemi vend malor, kemi shumë pak tokë bujqësore, e ndaj duhet të bëjmë gjithçka që kullotat alpine dhe çdo gjë tjetër, ta shndërrojmë në një bazë të fuqishme prodhimesh bujqësore dhe blegtorale.

Ministra e Bujqësisë ka parashikuar ndërhyrje të tjera në lumin Mat, në mënyrë që ta nxjerrin tërësisht jashtë rreziqeve të përmbytjes këtë lumë me potencial të tillë të madh. Fatmirësisht, me disa prita të krijuara gjatë këtyre viteve, është disiplinuar në një shkallë të përfillshme, të rëndësishme.

Të nderuar përfaqësues të medias, të gjitha diskutimet e tjera janë teknike. Unë doja që qytetarët shqiptarë të njiheshin me destinacionet kryesore të kësaj ndihme bujare prej 86 milionë euro të Komisionit Evropianë, të taksapaguesve evropianë. Faleminderit”.


02/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave