Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takohet ne Dubrovnik me Zёvendёskancelarin dhe Ministrin e Jashtёm tё Austrisё, zotin Michael Spindelegger
 

-  Zёvendёskancelari Spindelegger premtoi se pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar pёr kremtimin e 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet nё Kroaci nё kuadёr tё samitit tё Dubrovnikut, zhvilloi sot nё mbrёmje, njё takim me Zёvendёskancelarin dhe Ministrin e Jashtёm tё Austrisё, zotin Michael Spindelegger.

Zёvendёskancelari Spindelegger, duke shprehur kёnaqёsinё pёr kёtё takim, i shprehu Kryeministrit Berisha urimet pёr 100 Vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, duke e quajtur atё njё jubile tё madh pёr vendin. Nё kёtё kontekst, zoti Spindelegger premtoi se pёrkrenarja dhe shpata e Skёnderbeut do tё sillen nё Shqipёri pёr t’u ekspozuar pёr kremtimin e kёsaj ngjarjeje historike. Gjithashtu, ai bёri tё ditur se Austria do tё marrё pjesё nё festimet pёr 100 vjetorin e pavarёsisё me pёrfaqёsimin e autoriteteve mё tё larta, si dёshmi e miqёsisё dhe lidhjeve tё ngushta midis tё dy vendeve e popujve.

Zoti Spindelegger garantoi gjithashtu, se Austria do ta mbёshtesё fuqishёm Shqipёrinё nё hapat e mёtjeshme drejt integrimit europian dhe marrjen e statusit tё vendit kandidat.

Kryeministri Berisha e falenderoi pёrzemёrsisht Zёvendёskancelarin Spindelegger pёr tё dy lajmet e mira; tё ekspozimit nё Shqipёri tё pёrkrenares dhe shpatёs sё Skёnderbeut, si edhe pёr pёrfaqёsimin e Austrisё nё festimet e kёtij jubile, pёrmes autoriteteve mё tё larta. Kryeministri, duke sjellё nё vёmendje, me vlerёsimin mё tё lartё, kontributin e jashtёzakonshёm tё Austrisё e kombit mik austriak nё mbёshtetje tё pavarёsisё sё Shqipёrisё nё atё periudhё kritike pёr fatet e kombit dhe pavarёsisё sё Shqipёrisё, tha se shqiptarёt ndihen shumё tё lumtur dhe mirёpresin me kёnaqёsi tё veçantё lajmin qё autoritetet e larta tё Austrisё mike do tё na nderojnё me pjesёmarrjen nё festimet e 100 vjetorit tё pavarёsisё. Nё memorien e kombit, - u shpreh Kryeministri, - kontributi i Ministrit tё Jashtëm të Austro-Hungarisë, Kontit Bertochd dhe i vendeve mike Austrisё e Hungarisё do tё qёndrojё pёrherё nё altarin mё tё lartё tё vlerёsimit tё kombit shqiptar.

Nё kёtё kontekst, Kryeministri Berisha shprehu mirёnjohjen mё tё thelle pёr mbёshtetjen e vazhdueshme tё Austrise, gjatё gjithё kёsaj periudhe, pёr mbёshtetjen pёr statusin e vendit kandidat dhe ecjen pёrpara me integrimin. Njё falenderim tё veçantё, Kryeministri Berisha i bёri Zёvendёskancelarit austriak pёr projektet e suksesshme tё bashkёpunimit midis tё dy vendeve qё po implementohen nё Shqipёri, si ai nё fushёn e regjistrit elektronik tё pronave dhe projekte tё tjera, por edhe vlerёsimin pёr suksesin e investitorёve tё rёndёsishёm austriakё nё sektorё tё rёndёsishёm pёr ekonominё shqiptare si ai i prodhimit tё energjisё hidrike etj..

 Mё tej, Kryeministri Berisha e njohu Zёvendёskancelarin Spindelegger me zhvillimet e fundit nё Shqipёri, rezultatet e reformave nё tё gjitha fushat, nё veçanti me punёn intensive qё po bёhet mbёshtetur mbi Planin e Veprimit pёr pёrmbushjen e rekomandimeve tё Opinionit tё Komisionit Europian dhe ecurinё shumё pozitive tё kёtij procesi gjithёpёrfshirёs.

 Kryeministri Berisha e njohu Zёvendёskancelarin Spindelegger me ecurinё pozitive tё ekonomisё shqiptare, rritjen e investimeve tё huaja, por edhe tё eksporteve shqiptare, si dhe shndёrrimin e Shqipёrisё nё njё destinacion tё preferuar pёr biznes, investime e turizёm. Shqipёria sot, - tha Kryeministri, - pret visitor ёnga tё gjitha skajet e Europёs e mё gjerё.

 Nё mbyllje tё takimit, Kryeministri Berisha e ftoi pёrzemёrsisht zotin Spindelegger, nё Shqipёri. Nga ana e tij, Zёvendёskancelari austriak, duke e pritur me kёnaqёsi ftesёn, i shprehu edhe njё herё Kryeministrit, pёrgёzimet pёr arritjet e mёdha tё Shqipёrisё, gjatё kёsaj periudhe.

 


07/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Dibrės
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave