Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret njė delegacion tė British Petrolium
 

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, një delegacion nga British Petrolium (BP), të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i BP për Zhvillimin dhe Shfrytëzimin e Fushës së Shah Denizit në Azerbajxhan, zoti Al Cook dhe ambasadorin e Azerbajxhanit për Shqipërinë, zotin Rahman Mustafayev.  

 

Kryeministri Berisha shprehu angazhimin serioz të Shqipërisë, në mbështetje të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik. Kryeministri theksoi se sigurimi i gazit është prioritet madhor, për të mundësuar zhvillimin e tregut të brendshëm të gazit në Shqipëri, por edhe më gjerë, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, për qëllime industriale e rezidenciale. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka ngritur grupin ndërministror pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës për negocimin me kompaninë TAP të Marrëveshjes Pritëse Qeveritare. Kjo marrëveshje, në negocime intensive në muajt e fundit, do të garantojë dhënien e të gjitha lejeve infrastrukturore e mjedisore, në funksion të përfundimit të punimeve, sipas kërkesave të konsorciumit të Shah Denizit, mbrojtjen e investitorëve dhe të investimit, si dhe garantimin e të gjitha standardeve inxhinieriko - mjedisore të financuesve të projektit.

 

Zoti Al Cook shprehu mirënjohjen për rolin që Shqipëria ka luajtur në mbështetje të projektit të TAP-it, demonstruar përmes vizitave zyrtare të suksesshme në Azerbajxhan dhe Itali, si dhe përmes zhvillimit të negociatave me TAP të Marrëveshjes Pritëse Qeveritare. Zoti Al Cook tha se BP dhe Azerbajxhani, përmes SOCAR, synojnë të sigurojnë investime te konsorciumi i TAP me qëllim mbështetjen e këtij projekti dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm. Për konsorciumin e Shah Denizit është e rëndësishme që projekti i TAP të sigurojë sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshjet Pritëse Qeveritare të miratuara veçmas nga Shqipëria dhe Greqia, sikurse edhe Marrëveshjen Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Në këtë kontekst, ai theksoi se bashkëpunimi mes tre vendeve është i rëndësishëm.

 

Kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të bashkëpunuar ngushtë me fqinjët, me qëllim finalizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për projektin e TAP, si një projekt me interesa reciproke për të tre vendet.

 

 


13/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave