Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Task Forca diskuton mbi zbatimin e projektit tė regjistrit elektronik tė tokės
 

Kryeministri Berisha drejtoi sot, mbledhjen e Task Forces për Regjistrin Themelor të Tokës,  e cila ka si objekt pune ndjekjen e Implementimit të Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit  të Tokës (LAMP), me Bankën Botërore.

Në vijim të diskutimeve mbi projektin e dixhitalizimit të regjistrit të tokës, Task Forca miratoi rregulloren për procedurat dhe kushtet për kryerjen e ndryshimeve dhe shtesave të funksioneve në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme.

Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se pas regjistrit të gjendjes civile, projekti i dixhitalizimit të regjistrit të tokës është projekti më themelor, sot, në Shqipëri. “Natyrisht, - u shpreh Kryeministri - ky regjistrim është njëkohësisht edhe regjistri më i komplikuar dhe si i tillë kërkon sërish monitorimin më të rreptë dhe vëmendjen më të madhe.”

Kryeministri Berisha kërkoi shpejtimin e ritmeve të projektit te regjistrimit, duke nënvizuar se përvoja e deritanishme e bën plotësisht të mundshme  përfundimin e shpejtë të këtij procesi. Kryeministri tha se ritmi i procesit nuk duhet të cenohet nga periudha e pushimeve të administratës, në muajin gusht.

Lidhur me rregulloren e miratuar, Kryeministri Berisha e konsideroi atë të  një rëndësie kapitale, pasi “garanton paprekshmërinë dhe stabilitetin e këtij sistemi; përcakton mekanizmin ligjor të funksionimit të sistemit; përcakton rregullat bazë që do të respektohen me rigorozitet të madh nga të gjithë punonjësit; garanton transparencën e plotë të funksionimit dhe parandalon çdo ndërhyrje të pamotivuar ligjërisht në sistem.”

Në vijim, fjala e Kryeministrit në mbledhjen e Task Forces:

“Projekti i dixhitalizimit të regjistrit të tokës është projekti më themelor, sot, në Shqipëri. Pas regjistrit të gjendjes civile, regjistri i tokës është më kryesori për një vend dhe një shoqëri.

Gjatë këtyre muajve është bërë progres i rëndësishëm dhe i prekshëm, si në regjistrimin parësor të parcelave, ashtu edhe në trajtimin e materialit të regjistruar. Programi që po aplikohet në proces e sipër, paraqet problematikat që duhen adresuar si në rrafshin ligjor, të rregulloreve të qëndrimit tërësor të këtij programi dhe në raste të caktuara edhe në rrafshin teknologjik.

Grupi i punës i ngarkuar me mbikëqyrjen e funksionimit të programit dhe funksionimit të procesit në tërësi ka bërë një punë shumë të mirë, që qëndron në lartësinë e rëndësisë kapitale të këtij procesi. Natyrisht, ky regjistrim është njëkohësisht edhe regjistri më i komplikuar dhe si i tillë kërkon sërish monitorimin më të rreptë dhe vëmendjen më të madhe. Ritmet e këtij regjistrimi duhet të shpejtohen dhe është shumë normale, se këtë na e bën të mundur akumulimi i përvojës së deritanishme. Një përvojë shumë e çmuar. Ne kemi marrë një zotim që ky proces të përfundojë brenda pranverës së vitit 2013. Natyrisht, kjo kërkon shumëfishim të forcave, mobilizim të burimeve, zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve regjistruese dhe përpunuese. Ndaj edhe kjo mbledhje ka si qëllim kryesor një bilanc dhe përcaktimin e detyrave për muajt që vijnë.

Zoti ministër i Drejtësisë dhe zoti Kryeregjistrues i Pasurive të Paluajtshme, është normale që administrata gjatë muajit gusht do të marrë pushimet me alternim dhe njerëzisht do të kërkoja që pushimet të merren, por pa cenuar ritmin e punës së këtij procesi. Nuk mund të regjistrojmë më pak në muajin gusht, sesa në muajin korrik. Përkundrazi, duhet të bëjmë gjithçka për të qëndruar në lartësinë e muajit gusht e për ta dyfishuar në tërësi procesin në muajin shtator, tetor, nëntor e vijim.

Sot miratojmë rregulloren që ka të bëjë me përcaktimin e mënyrave, procedurave dhe kushteve për kryerjen e ndryshimeve dhe shtesave të funksioneve në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme. Kjo rregullore është e një rëndësie kapitale, pasi garanton paprekshmërinë dhe stabilitetin e këtij sistemi. Ajo ka rëndësi të madhe, sepse përcakton të gjithë mekanizmin ligjor të funksionimit të sistemit, përcakton rregullat bazë, të cilat do të respektohen me rigorozitet të madh nga të gjithë punonjësit, por garanton edhe transparencën e plotë të funksionimit të sistemit dhe parandalon çdo ndërhyrjeje të pamotivuar ligjërisht në sistem. Jam i bindur se rregullorja përbën një bazë solide ligjore, për këtë veprimtari.”


13/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave