Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon senatorin z.Bernard Fournier, Kryetar i Grupit tė Miqėsisė Franko – Shqiptare nė Senatin francez
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim senatorin francez Bernard Fournier, Kryetar i Grupit të Miqësisë Franko – Shqiptare në Senatin francez, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite private.

Kryeministri Berisha i uroi senatorit Fournier mirëseardhjen dhe kënaqësinë që e priste gjatë kësaj vizite.  Kryeministri i shprehu senatorit Fournier mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që Franca i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve dhe, në mënyrë të veçantë senatorit Fournier për rolin e tij në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha theksoi se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ajo tashmë është anëtare e NATO-s dhe Kosova është shtet i pavarur dhe se ky jubile i gjen shqiptarët të lirë, kudo që janë.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si shumë të mira, Senatori Fournier shprehu vlerësimet maksimale për transformimin e madh që ka njohur Shqipëria gjatë viteve të fundit, si dhe çmoi pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të saj.  Ai gjithashtu vlerësoi kontributin që jep Shqipëria në kuadër të Organizatës së Frankofonisë.

Kryeministri Berisha e njohu shkurtimisht mikun francez me drejtimet e reformave që po ndërmerren nga qeveria shqiptare në edukim, shëndetësi, ekonomi, infrastrukturë etj. të cilat synojnë një Shqipëri të zhvilluar e të integruar në BE, si objektivi më madhor që qeveria dhe populli shqiptar kanë.

 


26/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave