Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takohet me Kryeministrin britanik David Cameron, nė Pallatin Mbretėror
 

Kryeministri Berisha u prit në një takim të veçantë, në mjediset e Pallatit Mbretëror, në Londër (Buckingam Palace), nga Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron.

Në këtë takim të përzemërt dhe miqësor, Kryeministri Berisha falënderoi përzemërsisht Kryeministrin britanik Cameron për kohën dhe pritjen e veçantë që i rezervoi në një ditë kaq të ngarkuar dhe i shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen e çmuar që Britania e Madhe i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj për të ndërtuar demokracinë, bazuar në vlerat e tregut dhe integrimin e vendit në NATO dhe, tani, në procesin e integrimit evropian, si dhe për bashkëpunimin e frytshëm që ekziston midis dy vendeve tona në fushën e zbatimit të ligjit.

Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Cameron me reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, nga viti 2005 e në vazhdim, rezultatet e këtyre reformave në treguesit kryesorë të zhvillimit njerëzor, në disa prej të cilëve Shqipëria ka arritur vendet e zhvilluara. Kryeministri e njohu Kryeministrin britanik me arritjet e vendit në fushën ekonomike, me rritjen ekonomike katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit, arritjet në thithjen e investimeve të huaja ndër më të lartat për frymë dhe ndërtimin e infastrukturës së re të vendit, ecurinë e Shqipërisë drejt moshes dixhitale, etj.

Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu Kryeministrin e Britanisë së Madhe Cameron me bashkëpunimin parlamentar dhe reformat e ndërmarra me opozitën, për plotësimin e kërkesave të KE për statusin e vendit kandidat. Kryeministri Berisha e siguroi në këtë takim Kryeministrin David Cameron se, për qeverinë e tij dhe për shqiptarët, integrimi i vendit në BE është projekti më kryesor dhe se ai e konsideron atë si një proces jetik dhe të bazuar në meritë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron shprehu kënaqësinë që takohej me Kryeministrin Berisha dhe vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat në tërësi, rritjen ekonomike të vendit dhe rezultatin e reformave në këtë fushe, si dhe e siguroi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për vendin tonë.

Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen ndaj Britanisë së Madhe për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, në 100 vitet e pavarësisë së saj dhe e ftoi Kryeministrin  Cameron që të vizitojë Shqipërinë, në kuadrin e këtij jubileu.  Kryeminisri Cameron e uroi Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e Pavarësisë dhe e falënderoi atë për ftesën, të cilën u shpreh se do ta konsiderojë sapo t’i jepet mundësia. 

 Në takim u diskutua dhe u vlerësuan zhvillimet në rajon, për të cilat u ndanë mendime të njëjta.


28/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave