Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha kėrkon veprim energjik pėr tė dhėnė fund fenomenit tė tregtimit tė mishit nė rrugė dhe pirjes sė duhanit
 

Kryeministri Berisha trajtoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, edhe dy probleme shqetësuese: tregtimin e mishit në rrugë dhe ndalimit të duhanit në mjedise publike, duke kërkuar për të dyja veprim energjike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të kujtdo që neglizhon zbatimin e ligjit.

Kryeministri paralajmëroi përgatitjen e një Akti Normativ, për të dhënë fund fenomenit të përhapur gjerësisht, të tregtimit të mishit në rrugë. 

Kryeministri u shpreh kritik ndaj qëndrimit të autoriteteve përgjegjëse, si të pushtetit vendor, të Inspektoratit të Shëndetit Publik, të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore, Inspektoratit të Mjedisit për indiferencën që kanë treguar ndaj kësaj situate.

“Kjo qeveria ka shumë detyra, por si detyrë të parë, të dytë, të tretë e me radhë ka sigurinë e jetës së qytetarëve, ngado që vjen kërcënimi. Kjo qeveri dhe çdo qeveri e ka atë, çështjen më të parë. Në rast se lihen që therjet e bagëtive të bëhen në rrugë, Akti Normativ, ligji me rreptësinë më të madhe do të jetë përgjigja,” tha Kryeministri, ndërsa shtoi se ky fenomen duhet trajtuar edhe si krim ndaj mjedisit, që në legjislacionin shqiptar konsiderohet krim i rëndë dhe i dënueshëm.

Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu nga Instituti i Shëndetit Publik “të dalë nga dështimi me duhanin” dhe të ndryshojë situatën, duke imponuar zbatimin e ligjit.  

“Në vendet më të zhvilluara të botës, - theksoi Kryeministri - politikat e ndjekura për kufizimin e pirjes së duhanit, ndalimi i pirjes së tij në vende të caktuara kanë dhënë rezultate të padiskutueshme, kanë shkurajuar përdorimin e  duhanit, kanë krijuar një psikologji të re të njerëzve ndaj këtij agjenti të sigurt 100 përqind kancerogjen.”

Në vijim fjala e Kryeministrit lidhur me këto dy probleme shqetësuese.

“Ndërsa hoqëm varrezat e makinave buzë rrugëve dhe do të vazhdojmë të mbajmë një qëndrim të ashpër, kudo që ky fenomen të shfaqet, në rrugët tona vazhdon të tregtohet mishi. Zoti ministër i Bujqësisë, zoti ministër i Mjedisit, duhet të veprohet në mënyrën më të prerë, me përgjegjësitë ligjore më të ashpra ndaj punonjësve përgjegjës për këtë. Në qoftë se një kryetar bashkie apo komune shndërron rrugët e qytetit apo komunës së tij në thertore, “t’i jepet fatura” më e rëndë. Me Akt Normativ kjo do të marrë fund, do të merreni me autoritetet vendore përgjegjëse, me përfaqësuesin e autoritetit ushqimor, me përfaqësuesin e shëndetit publik. Duhet të dalim nga kjo pamje, si mesjetë. Autostradë moderne, mishi i varur në të katër anët e saj.

Zotërinj ministra, edhe ju keni përgjegjësitë tuaja. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më! Çfarëdolloj rregulli i nevojshëm ligjor do të bëhet dhe kësaj situate do t’i jepet përgjigja e merituar. Ne kemi Institut të Shëndetit Publik që e di shumë mirë se kjo është shkelje e çdo norme e shëndetit publik, kemi Autoritet të Sigurisë Ushqimore që e di shumë mirë që vetëm siguri ushqimore kjo nuk është. E vërtetë, është kompetencë e bashkisë dhe komunës. Kjo qeveria ka shumë detyra, por si detyrë të parë, të dytë, të tretë e me radhë ka sigurinë e jetës së qytetarëve, ngado që vjen kërcënimi. Kjo qeveri dhe çdo qeveri e ka këtë, çështjen më të parë. Në rast se lihen që therjet e bagëtive të bëhen në rrugë, Akti Normativ, ligji me rreptësinë më të madhe do të jetë përgjigja.

Zotërinj të Ministrisë së Mjedisit, krimet ndaj mjedisit, në legjislacionin e vendit, janë krime të rënda. Në mbledhjen e kaluar, ne shkarkuam një kryetar komune, sepse kishte shpërdoruar fondet publike dhe vepruam drejt. Por dëmi i atyre, të cilët qëndrojnë indiferentë ndaj mega krimeve në mjedis, është shumë herë më i madh, sesa ai i një prokurimi. Theksoj edhe një herë se krimi ndaj mjedisit, në legjislacionit shqiptar, është krim i rëndë dhe janë të ngarkuar për qëndrimin ndaj tyre të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Sigurisht, ata nuk bëjnë punën e tyre në këtë situatë, por ne duhet të bëjmë gjithçka që të imponojmë zbatimin e ligjit. Është autoritet i qeverisë vendore dhe ne nuk ia marrim këtë autoritet, por, nëse nuk e zbatojnë, ne do ta bëjmë përgjegjës atë. Inspektorët e mjedisit duhet të jenë të parët dhe të denoncojnë çdo qëndrim indiferent ndaj këtyre krimeve. Nuk mund të mohohet se ka një ndryshim pozitiv, por ai duhet të thellohet me shpejtësi.

Unë po marr si shembull rastin si u veprua me zhurmat. Unë kam respektin më të madh për pronarët e lokaleve, por edhe ata duhet të respektojnë komunitetin ku jetojnë. Por nuk respektohet komuniteti, kur në lokalin e tyre dancojnë 500 vetë dhe 5000 të tjerë përreth nuk flenë dot. Ndërkohë që mund të blenë mjetet që presin zhurmat, mjete që sot ekzistojnë. Por, nëse nuk doni të shpenzoni, mendoni se para se të shqetësoni një komunitet të tërë, është më mirë të blini mjetet. Sidoqoftë, ligji do të zbatohet me rreptësinë më të madhe.

Dua të ndalem në një tjetër problem. Instituti i Shëndetit Publik duhet të dalë nga dështimi me duhanin. Zoti ministër, ju jeni mjek dhe unë jam mjek dhe e dimë se nuk mund t’u bëjmë qytetarëve, dhuratë më të çmuar për shëndetin, në mënyrë absolute, sesa t’i mbrojmë nga duhani. Këtë mund ta bëjmë se kjo është faktuar se bëhet. Në vendet më të zhvilluara të botës, politikat e ndjekura për kufizimin e pirjes së duhanit, ndalimi i pirjes së tij në vende të caktuara kanë dhënë rezultate të padiskutueshme, kanë shkurajuar përdorimin e  duhanit, kanë krijuar një psikologji të re të njerëzve ndaj këtij agjenti të sigurt 100 përqind kancerogjen dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, ndaj këtij agjenti 100 përqind shkatërrues të bronkeve të vogla e të bronkeve të mëdha, ndaj këtij agjenti të sigurt 100 përqind që ndikon në të gjitha arteriet e trupit. Në qoftë se ka një gjë që mjekësia e ka faktuar me qindra studime është kjo.

Instituti i Shëndetit Publik duhet ta ketë këtë detyrën më të parë. Unë e kuptoj që fillimisht, kjo do të krijojë një lloj përplasjeje, por, pas një kohe të shkurtër, jo që nuk do të pakësojë xhiron, por do ta shtojë atë, do t‘i bëjë lokalet më të preferuara, më të këndshme, më të fisshme e më të shëndetshme. Ndaj duhet të qëndrojmë me të gjithë forcën e ligjit në mbrojtje të shëndetit të foshnjave, fëmijëve, të moshuarve, të rinjve, burrave e grave në këtë vend. Unë kam konstatuar se ka filluar të lëvizet, por kjo, zoti ministër, matet me rezultate. Duhet t’ua bësh shumë të qartë ose të ndryshojnë situatën, ose kanë përgjegjësinë e dështimit.”


01/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Dibrės
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave