Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret Zėvendėskryeministrin dhe Ministrin e Jashtėm tė Izraelit Avigdor Lieberman
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit Avigdor Lieberman.

Kryeministrit Berisha, duke i uruar ministrit Lieberman mirëseardhjen, e konsideroi këtë një vizitë historike në marrëdhëniet shumë miqësore midis dy vendeve e kombeve tona.

Zoti Lieberman tha se ndjehej i kënaqur që vizitonte Shqipërinë dhe që kjo vizitë ka si qëllim hapjen e ambasadës së Izraelit në Tiranë. Hapja e ambasadës, theksoi ai, do t’i shërbejë rritjes së marrëdhënieve midis dy vendeve dhe nxitjes së rezultateve pozitive e domethënëse në bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike, të inkurajimit të biznesmenëve izraelitë për të investuar në Shqipëri, si dhe në promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik për qytetarët izraelitë.

Zoti Lieberman i shprehu gjithashtu Kryeministrit, mirënjohjen e popullit dhe vendit të tij për qëndrimin që populli shqiptar mbajti ndaj popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet midis dy popujve tanë, tha zoti Lieberman, janë tepër të hershme dhe shtrihen në shekuj dhe tani, edhe me hapjen e ambasadës, ne kemi mundësi të mëdha t’i forcojmë këto marrëdhënie.   

 

Kryeministri Berisha, nga ana e tij, e konsideroi hapjen e përfaqësisë diplomatike të Izraelit në Shqipëri një ngjarje të madhe në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe i shprehu ministrit Lieberman mirënjohjen për angazhimin e fortë personal të tij, të qeverisë së Izraelit, Kryeministrit Netanyahu dhe Presidentit Shimon Peres. Hapja e ambasadës së Izraelit në Shqipëri, tha Kryeministri, është një zhvillim i madh dhe jam i sigurt se do të arrijë rezultate të mëdha në çuarjen përpara të marrëdhënieve tona të gjithanshme.

Në takim u shpreh angazhimi i dy vendeve për të punuar bashkërisht për të identifikuar dhe shfrytëzuar të gjitha hapësirat për rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht atij ekonomik. Kryeministri Berisha i parashtroi zotit Lieberman disa nga fushat prioritare të zhvillimit, ku potencialet e vendit janë të jashtëzakonshme, si energjia, ku Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe potenciale të mëdha për të zhvilluar të gjitha llojet e energjisë së rinovueshme, sektori minerar, ku gjithashtu vendi është i pasur me burimeve natyrore, turizmi, i cili gërsheton bukuritë natyrore me trashëgiminë pasur kulturore dhe sitet arkeologjike. Kryeministri Berisha tha se ishte premtues fakti se interesi i investitorëve izraelitë për të investuar në Shqipëri po rritet, duke garantuar se projektet e tyre këtu do të jenë histori suksesi.    

 

Me rëndësi u vlerësua nga të dyja palët edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimi dhe rritja e kontakteve të ndërsjella në këtë drejtim.

 

Duke folur për zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, u shpreh shqetësimi i përbashkët për aktet brutale të dhunës të regjimit të al Assad dhe bindja se populli sirian duhet mbështetur në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund kësaj dhune. Gjithashtu, në takim u shpreh shqetësimi jo vetëm për politikën nukleare të Iranit, por edhe për qëndrimet kërcënuese të Iranit që krijojnë shqetësim e paqëndrueshmëri në rajon. Kryeministri Berisha u shpreh se ambicia e Iranit për të zhvilluar programin e tij bërthamor përbën një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe paqen e stabilitetin në botë.  


02/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave