Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret nė takim Kryetaren e Parlamentit tė Austrisė, zonjėn Barbara Prammer
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetaren e Parlamentit të Austrisë, zonjën Barbara Prammer.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe miqësisë tradicionale midis dy popujve dhe kombeve tona. Kryeministri Berisha i shprehu zonjës Prammer mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar e bujare që Austria mike i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimin në NATO, e tashmë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Parlamentit të Austrisë, zonja. Prammer, e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, duke shprehur nga ana e saj kënaqësinë e veçantë për marrëdhëniet e shpëlqyera mes dy vendeve dhe qeverive dhe miqësinë e ngushtë midis dy popujve. Kryetarja e parlamentit austriak i konfirmoi Kryeministrit  Berisha me këtë rast se, Austria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Zonja Prammer i bëri me dije Kryeministrit Berisha se në Austri po finalizohen procedurat për ardhjen e armëve të Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Kryeministri Berisha, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë, i shprehu zonjës Prammer mirënjohjen më të thellë, duke theksuar se, për shqiptarët Skënderbeu është dhe mbetet figura më e lartë e respektuar e kombit, vepra dhe kujtimi i të cilit mbajti gjallë shpirtin kombëtar, duke i dhënë një shtysë të madhe patriotike të gjitha përpjekjeve të shqiptarëve në shekuj,  për pavarësi, liri dhe dinjitet kombëtar.

Më tej, në takim u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve për të intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Prammer, për një sërë projektesh të suksesshme bashkëpunimi  me Austrinë mike, si në fushën e arsimit, kulturës, dixhitalizimit të Regjistrit Civil, etj.  

Në veçanti, në takim u vlerësua historia e suksesit të shkollës austriake që funksionon prej vitesh në Shkodër, e cila është një ndër vetëm 7 shkollat që Austria ka promovuar në mbarë botën, si dhe u ritheksua dëshira për ta zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në qytete të tjera.

Duke u ndalur tek interesi  i jashtëzakonshëm i investitorëve austriakë për të investuar në Shqipëri, Kryeministri Berisha e siguroi Kryeparlamentaren austriake se qeveria shqiptare ka krijuar klimën më të favorshme  për biznes e investimet në vend dhe se investitorët austriakë do të gjejnë te qeveria shqiptare partneren e vendosur e të përkushtuar, në mënyrë që investimet e tyre të shndërrohen në histori suksesi për ata dhe për Shqipërinë.  Në këtë kontekst, në takim u vlerësua si një projekt realisht i suksesshëm dhe një arritje e jashtëzakonshme inaugurimi  që do të bëhet nesër, i hidrocentralit të Ashtës, e cila përbën një shembull brilant të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve. Në këtë kontekst, zonja Prammer e siguroi Kryeministrin  Berisha se do të vijojë të nxisë biznesin austriak për të investuar në Shqipëri.

Duke u ndalur në procesin e integrimit evropian, Kryeministri Berisha e njohu  Kryeparlamentaren austriake me të gjitha reformat e gjithanshme, të cilat e kanë shndërruar pamjen vendit, kanë zhvilluar ekonominë e saj dhe kanë përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve. Ai e siguroi zonjën Prammer se, për qeverinë shqiptare ky është një proces i bazuar tërësisht në meritë, për të cilin jemi të vendosur të miratojmë çdo reformë e nismë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet sa më parë anëtare e BE-së.

Zonja Prammer vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat prioritare, duke theksuar  se këto reforma e arritje i shërbejnë në radhë të parë cilësisë së jetës së qytetarit.

Gjatë diskutimit për nismën ligjore të heqjes së imuniteteve, Kryetarja e Parlamentit austriak i bëri me dije Kryeministrit Berisha se, edhe në vendin e saj, në Austri, ku imuniteti i zyrtarëve është në nivelet më minimale, po punohet për ta eliminuar apo reduktuar atë edhe më tej.

 


17/09/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave